GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha non grata nga SHBA, ish-ministri i Jashtëm: Në DASH ka dosje për shumë drejtues të Shqipërisë!

11:59 - 21/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha non grata nga SHBA, ish-ministri i Jashtëm: Në DASH ka dosje për shumë drejtues të Shqipërisë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo shprehet se Departamenti Amerikan i Shtetit ka materiale të bollshme për shumë politikanë shqiptarë që kanë drejtuar punët e vendit.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, zoti Milo është i mendimit se vendimi për të shpallur ishKryeministrin Berisha persona “non grata” në SHBA nuk është produkt i një njeriu të vetëm, qoftë ky edhe Sekretari i Shtetit, por një vendim institucional.

Zoti Milo, si e vlerësoni vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, për shpalljen e ishPresidentit dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha persona “non grata” për çështje të korrupsionit?

Milo: Vendimi i Sekretarit amerikan të Shtetit për shpalljen person “non grata” të zotit Sali Berisha është në traditën e politikës së jashtme të viteve të fundit dhe është zbatuar edhe për shumë e shumë persona të tjerë në botë, por edhe në Shqipëri. E veçanta është se bëhet fjalë për ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin e Shqipërisë, për njërin prej “top” listës së politikanëve shqiptarë të 30 viteve të tranzicionit shqiptar, për kryetarin e parë dhe themelues të Partisë Demokratike. Nuk mund të gjykoj thelbin e vendimit, sepse nuk di as se cilat janë argumentet, faktet e motivet që kanë përcaktuar marrjen e tij, përveç sa është dhënë në njoftimin e Sekretarit të Shtetit. Dhe me sa di, Departamenti i Shtetit nuk i bën ato të njohura për publikun. Është një vendim që për shkak të personit që i adresohet nuk ka qenë i lehtë për t’u marrë. Por jam i bindur që ky vendim duhet të jetë trajtuar me angazhimin e përgjegjësinë e madhe që kërkojnë raste të tilla. Mendoj që nuk është produkt i një njeriu të vetëm, qoftë ky edhe Sekretari i Shtetit, por një vendim institucional.

Si ish-ministër i Jashtëm, a keni dijeni nëse Departamenti Amerikan i Shtetit ka dosje edhe për politikanë të tjerë shqiptarë?

Milo: Nuk duhet krijuar keqkuptim me ekzistencën ose jo të dosjeve edhe për politikanët e tjerë shqiptarë. Po flas në fillim si studiues shumëvjeçar i historisë diplomatike të Shqipërisë që kam parë e grumbulluar shumë dokumente për mjaft liderë shqiptarë të së shkuarës në arkiva të huaja e sidomos në Arkivin Kombëtar Amerikan në Merilend. Është në praktikën normale të të gjitha misioneve diplomatike që të grumbullojnë të dhëna për udhëheqësit e vendeve në të cilat ato janë të akredituara, t’i përpunojnë ato, të bëjnë raporte e të japin rekomandime.

Këtë kanë bërë e bëjnë të gjitha misionet diplomatike amerikane në këto afro 100 vjet marrëdhënie diplomatike të SHBA-së me Shqipërinë. Përveç informacioneve, analizave e rekomandimeve të misioneve diplomatike në Shqipëri, si në çdo vend tjetër veprojnë edhe shërbime të inteligjencës, përfshirë edhe të CIA-s, të cilat merren edhe me grumbullimin e fakteve e të opinioneve që janë sekrete dhe që ndër të tjera, kanë objekt edhe udhëheqësit shtetërorë e politikë të vendit ku shërbejnë. Në Arkivin Kombëtar Amerikan ka dosje të shumta për Ahmet Zogun dhe për një numër veprimtarësh politikë të kohës së tij e të Luftës së Dytë Botërore. Disa nga këto dosje janë ende pjesërisht të klasifikuara dhe ka prej tyre që nuk hapen kurrë.

Aty ka dosje që kolegët e mi historianë i kanë parë edhe për Enver Hoxhën, për udhëheqësit e Ballit Kombëtar, për përfaqësuesit e emigracionit politik shqiptar në kohën e komunizmit etj. Pra është në traditën normale të diplomacisë e jo vetëm amerikane që të krijojë dosje, të hapura në bazë të ligjit, por edhe të mbyllura, që përdoren kur duhet për arsye të veçanta e interesa shtetërore. Prandaj, në përfundim të pyetjes suaj nisur nga përvoja si studiues e në logjikën e traditën e diplomacisë, mund të them pa mëdyshje se në arkivin e Departamentit të Shtetit e jo vetëm aty ka dosje edhe për politikanët shqiptarë në kuptimin e informacioneve nga takimet që janë bërë me ta në Tiranë e në Uashington apo Nju Jork, ka informacione nga burime të treta, ka analiza e rekomandime që ka bërë rregullisht Ambasada amerikane në Tiranë apo drejtoria përkatëse që mbulon Shqipërinë në Departamentin e Shtetit.

Ka gjithashtu edhe shumë dokumente që kanë të bëjnë me mendime e udhëzime të udhëheqjes së Departamentit apo edhe informacione e rekomandime që vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Prandaj, askush nuk duhet të habitet që në Departamentin e Shtetit ka shumë lëndë për këdo që ka qenë në krye të punëve në Shqipëri, e cila mund të përdoret për qëllimet operative të politikës amerikane, por mund edhe “të flejë” për shumë kohë ose për gjithnjë.

Etiketa: Paskal MiloSali BerishaSHBA

Lajme të lidhura

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Aktualitet

Frikë nga takimi i Salianjit në Shkodër, njoftimi me sms i anëtarëve: Mos shkoni nuk përfaqëson Partinë Demokratike

13:28 - 27/12/25
Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t
Aktualitet

Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t

12:59 - 27/12/25
“Reformë apo teatër?” BBC shkrim për Diellën: Rama thotë se ajo do t’i vërë në presion ministrat e tjerë
Aktualitet

Qeveria pushon, bizneset vuajnë: Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet

12:30 - 27/12/25
Para
Për vajzat që jane fanse të pantallonave edhe gjatë periudhës së verës ja 7 opsione

Për vajzat që jane fanse të pantallonave edhe gjatë periudhës së verës ja 7 opsione

TË FUNDIT

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë
Aktualitet

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë

15:20 - 27/12/25

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale u përfshi nga flakët ditën e djeshme në Bajzë. Pronare e magazinës është shtetase...

Lexo më shumë
Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari

14:59 - 27/12/25
Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja

14:45 - 27/12/25
Milan, Leao jo në formë të plotë: Allegri ndryshon sulmin për Veronën

Milan, Leao jo në formë të plotë: Allegri ndryshon sulmin për Veronën

14:30 - 27/12/25
Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet

14:15 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com