GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Nuk luftoj asnjë ditë për pushtetin tim

23:05 - 06/05/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Nuk luftoj asnjë ditë për pushtetin tim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Durrësi, kreu demokrat Sali Berisha u shpreh se nuk po lufton asnjë ditë për pushtetin e tij dhe këtë e quan edhe si misionin më të rëndësishëm të jetës.

“Unë nuk luftoj për pushtetin tim, por punoj nga mëngjesi herët gjer në mesnatë në një mision që e konsideroj sot misionin më të rëndësishëm të jetës time. Që i falem Zotit dhe e falënderoj çdo ditë që më dha mundësi që energjitë e mia, forcën time, t’ia përkushtoj këtij misioni,

Në të cilin, së bashku me ju do të hapim një kapitull të ri për Durrësin, për Shqipërinë, për kombin, për shqiptarët. Në këtë mision të shenjtë për shpëtimin e Durrësit dhe Shqipërisë, ne së bashku do transformojmë Durrësin dhe Shqipërinë në 100 ditët e para.

Nga çdo skaj i vendit ne do përzëmë me dorë të hekurt mjerimin, varfërinë e skajshme nga vatrat e shqiptarëve”, tha Berisha.

Më tej, ai prezantoi programin e PD-së. “Çdo qytetar shqiptar do marrë minimumin jetik 200 euro.

Çdo pensionist nuk do marrë pensionin jo më pak se 200 euro.

Ja pse duhen 100 ditët.

Çdo rrogëulët do marrë rrogë mbi 500 euro.

Çdo qytetar shqiptar do ketë të rimbursuara 100 përqind nga shteti atë listë ilaçesh që kanë qytetarët e vendit mik, Italisë.

Energjia do zbresë në 7 lekë për qytetarët.

Nafta nuk do shitet kurrë më më shtrenjtë se në Maqedoni dhe Kosovë, ku është të paktën 40 përqind më lirë se në Shqipëri.

Ndaj dhe jam këtu për të kërkuar 100 ditë në mënyrë që çdo biznesi t’ia ulim energjinë nga 18 në 6 lekë.

Në mënyrë që çdo biznesi t’i ulim tatim fitimin nga 23 në 10 përqind.

Të ulim TVSH-në në 15 përqind.

Jam këtu për të kërkuar 100 ditë që të gjitha taksat e ndërtimit të pjesëtohen me 10 herë. Nuk do ketë më kurrë taksë për çmimin e shitjes, por do jetë 1 e 10 vetëm për preventivin.

Nuk do ketë taksë sociale.

Kjo do i bëjë çmimet të përballueshme.

Miqtë e mi, prapë tek të rinjtë, një çati do garantojmë për çdo çift të ri.

Çdo çift i ri do ketë grantin 30 mijë euro për të blerë apartamentin me kredi dhe paguar interesat e kredisë.

Çdo i ri do subvencionohet për qiranë që paguhet.

Pra, në 100 ditë ne krijojmë një mundësi të re për shqiptarët.

Çdo fermer do subvencionohet pesë herë më shumë se sot, aq sa subvencionohen fermerët në Kosovë dhe Maqedoni.

Fermerët do kenë kredi të buta. Do kenë grante fermerët e rinj.

Pra, çfarë do bëjmë ne? Do ua kthejmë paratë që gjer sot, 12 vite me radhë, i kanë vjedhur si dardha të prishura dhe molla, Edi Rama me ministrat, zyrtarët, kryebashkiakët dhe bashkiakët e tij, me drejtorët dhe stërdrejtorët e tij”, tha Berisha.

Etiketa: deklartepushtetSali Berisha

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Më telefonuan zyshat e vajzave për ndihmë”, Tabaku përlotet: Kam menduar se po i futem detit me këmbë

Më telefonuan zyshat e vajzave për ndihmë”, Tabaku përlotet: Kam menduar se po i futem detit me këmbë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com