GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha nuk shkoi në SPAK, Gjokutaj: Prokuroria po shkel Kushtetutën

13:36 - 06/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Detyrim paraqitje’, avokati Gjokutaj ankimon masën ndaj Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vendimit të Sali Berishës për të mos u paraqitur sot në GJKKO, ka reaguar edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj.

Gjokutaj thotë se ish-kryeministri i Shqipërisë nuk mund të shkelë Kushtetutën.

Gjokutaj sqaroi se vendimi që Berisha duhet të paraqitet në SPAK nuk është zbardhur ende nga gjykata.

“Nuk dimë në atë vendim se çfarë është shkruar, si është shkruar. Besoj ju s’keni parë vendim të shkruar, sepse nuk ka, nuk është zbardhur. As ne, por që posaçërisht ne kemi mënyrë tjetër komunikimi brenda procesit, pra ne komunikohemi nga Gjykata në formë të shkruar të vendimit, të zbardhur dhe të arsyetuar, mbi bazën e të cilit ne lexojmë urdhërimet e gjykatës, por shikojmë dhe shkaqet për të cilat ai vendim do të ankimohet nga ana jonë në Gjykatën e Apelit,” – u shpreh Gjokutaj, duke e cilësuar këtë një shkelje tjetër të Gjykatës që po tenton të humbasë afatin e ankimit.

Sipas Gjokutajt, gjykata dhe Prokuroria kanë shkelur me dashje Kushtetutën.

Avokati deklaroi se procesi nuk do të kishte asnjë problem nëse gjykata do e konsumonte detyrën e saj në funksion të ligjit.

“Kjo gjykatë e caktuar që më parë për gjykimin e kësaj çështje me këta prokurorë dhe këta të caktuar përpara, edhe me avokat kryesisht të caktuar dhe emëruar posaçërisht për këtë çështje, kjo është shkelja për të cilën përgjegjësia nuk është e zotit Berisha, prandaj ligji thotë, komunikimi bëhet në banesë ose vendin e punës. Vendi i punës i zotit Berisha është Kuvendi dhe nuk është Partia Demokratike. Ju i dini shumë mirë vajtjet demonstrative në 11 të natës dhe zoti Berisha, jo si një person nën hetim, por si një qytetar së pari, si një deputet, si ish-president dhe ish-kryeministër dhe si një burrë shteti po respekton Kushtetutën,” – u shpreh Gjokutaj për Euronews Albania.

Etiketa: Genc GjokutajSali Berisha

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Fondacioni ‘Matthew  Perry’ do ndihmojë njerëzit e varur nga droga

Fondacioni ‘Matthew Perry’ do ndihmojë njerëzit e varur nga droga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com