GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha para mbështetësve: Rama, vëllai siamez i Enver Hoxhës

19:33 - 14/01/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha para mbështetësve: Rama, vëllai siamez i Enver Hoxhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Berisha: Kjo është tribuna e lirisë, e dinjitetit dhe guximit. Shqiptarë mos harroni, në Tiranë sot është vëllai siamez me Enver Hoxhën

Edhe këtë mbrëmje, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim nga dritarja e banesës së tij, para mbështetësve që janë grumbulluar poshtë pallatit

Prej 30 dhjetorit ai ndodhet nën arrest shtëpie, ndërsa simpatizantët e tij janë mbledhur çdo ditë për rreth 2 javët e fundit në mbështetje të tij.

Berisha ka hedhur akuza ndaj Ramës, duke e cilësuar këtë të fundit si “një armik i egër i Kombit shqiptar i cili në raport me pjesë të tjera të kombit është vëlla siamez me Enver Hoxhën”.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të nxehta.

Përulem me mirënjohje të pakufishme para jush, djem e vajza, burra e gra, që zhvilloni çdo natë në këtë rrugë, një nga betejat ndër më të  mëdhatë në historinë e këtij vendi.

Zhvilloni këtu betejën pa kthim kundër të keqes së madhe që ka kapluar qenien shqiptare, që ka kapluar lirinë, dinjitetin, por edhe identitetin e këtij kombi.

Kjo  e keqe quhet rilindja e Edi Ramës.

Miqtë e mi, ju u ngritët në një  moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, u ngritët kur Edi Rama, aleanca e krimit, drogës dhe korrupsionit që qeveris këtë vend, mendoi dhe besoi se i dha opozitës goditjen nukleare, se shndërroi këtë rrugë, pallat, ballkon në ballkonin e frikës dhe tmerrit për shqiptarët.

Kurse ju, të rinj dhe të reja, burra dhe gra me dinjitet, njerëz të lirë, atdhetarë erdhët në këtë rrugicë, e shndërruat atë rrufeshëm, në një rrugë shprese, në një rrugë, ndriçimi, guximi, dinjiteti për çdo shqiptar që i thotë  dinjitetit, dinjitet, lirisë, liri, shpresës, shpresë dhe Shqipërisë, Shqipëri.

Kjo betejë është  e shenjtë aq sa është shenjtë për njeriun liria e tij.

Kjo betejë është  e shenjtë aq sa është i shenjtë për njeriun, dinjiteti i shenjtë.

Kjo betejë është  e shenjtë aq sa është i shenjtë për qytetarin i shenjtë, dheu i tij.

Miqtë e mi!

Në një hark kohor të shkurtër, Edi Rama, mafia e tij më e rrezikshme në Europë, mafia e tij shtetërore, u sul me tërbim kundër fjalës së lirë.

Mbylli televizione, media.

I shembi kryeqytetit dhe kombit, simbolin e mrekullueshëm, Teatrin e tij Kombëtar.

Edi Rama një lloj si një bandit, pa ligj, moral, dinjitet, trajtoi shqiptarët në Astir, tek Unaza, njëlloj si një pushtues i egër.

Mashtroi studentët.

Edi Rama në projektin e tij ogurzi të përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, vendosi votën e shqiptarëve, vullnetin e tyre, në kontrollin e tij, të bandave të tij, të parave të krimit të tij.

Ai ja doli me fuqinë e korrupsionit të mposhtë, kontrollojë opozitën dhe pas kësaj mendoi se Shqipëria pa opozitë, si Shqipëria e dajos së tij, që firmoste ekzekutimin e Genc Lekës, Vilson Blloshmit, që firmoste ekzekutimin e dhjetëra e dhjetëra intelektualëve shqiptarë.

Njëlloj si Shqipëria e babait të tij që firmoste varjen në litar të Havzi Nelës të ishte një Shqipëri  pa opozitë, ku ai si padrino i saj të merrte çdo vendim, të kryente çdo akt, të bënte ndaj shqiptarëve atë që nuk e ka bërë deri më sot asnjë pushtues.

Nga kjo tribunë e juaja, tribunë e lirisë, e dinjitetit, guximit ju ftoni, apeloni ndjenjat patriotike të çdo shqiptari.

Shqiptarë, atdhetarë kudo që jeni, mos harroni se në Tiranë sot është një armik i egër i Kombit shqiptar i cili në raport me pjesë të tjera të kombit është vëlla siamez me Enver Hoxhën”, u shpreh ai.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën
Breaking Views

Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën

21:48 - 18/02/26
Berisha nga Sukthi: Sot tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet
Breaking Views

Berisha nga Sukthi: Sot tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet

20:10 - 18/02/26
Nis kontrolli “Xhafaj” mbi drejtësinë, Kuvendi thërret në raportim SPAK, KLGJ e KLP
Breaking Views

Nis kontrolli “Xhafaj” mbi drejtësinë, Kuvendi thërret në raportim SPAK, KLGJ e KLP

19:56 - 18/02/26
Para
Mësoi që ka një fëmijë jashtë martese, reperi përballet me…

Mësoi që ka një fëmijë jashtë martese, reperi përballet me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Blendi Gonxhe “hap thesin”: 640 milionë lek për bashkëshortin e Emiriana Sakos
Breaking Views

Blendi Gonxhe “hap thesin”: 640 milionë lek për bashkëshortin e Emiriana Sakos

23:09 - 18/02/26

Ndërsa qytetarët përballen me qira stratosferike dhe çmime ushqimesh që nuk ndalen, paratë e taksapaguesve shqiptarë vazhdojnë të rrjedhin drejt...

Lexo më shumë
Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën

Protesta e opozitës më 20 shkurt/ Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët amerikanë: Shmangni demonstratën

21:48 - 18/02/26
Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën kalimtari

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën kalimtari

20:23 - 18/02/26
Berisha nga Sukthi: Sot tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet

Berisha nga Sukthi: Sot tentojnë të bëjnë ligjin për të mbrojtur grabitjet

20:10 - 18/02/26
Nis kontrolli “Xhafaj” mbi drejtësinë, Kuvendi thërret në raportim SPAK, KLGJ e KLP

Nis kontrolli “Xhafaj” mbi drejtësinë, Kuvendi thërret në raportim SPAK, KLGJ e KLP

19:56 - 18/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com