GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani mori 700 mijë euro për të lënë të lirë Altin Hajrin dhe 1 milion i mori nga Ymer Lala

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani mori 700 mijë euro për të lënë të lirë Altin Hajrin dhe 1 milion i mori nga Ymer Lala
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbatuar masën e sigurisë të paraqitjes në SPAK pas një vendimi antikushtetuese të drejtësisë së dirigjuar nga kryeministri Edi Rama. Në prononcimin e tij për mediat, Berisha akuzoi zyrtarë të lartë, përfshirë Altin Dumanin dhe Ymer Lalën, për pazare të dyshuara me krimin e organizuar dhe për lirimin e personave të akuzuar për vrasje.

Ai gjithashtu denoncoi lidhjet e qeverisë me familjen Hajri dhe u shpreh se ligji antimafia në Shqipëri nuk zbatohet për disa individë. Berisha theksoi se korrupsioni dhe manipulimet në drejtësi kanë prekur raste të shumta, përfshirë arrestime të padrejta dhe pazare me pronat e viktimave të krimit. Ai vijoi duke paralajmëruar se këto praktika ndikojnë drejtpërdrejt në  sigurinë e qytetarëve.

Deklarata

Nuk janë vetëm këto pazare të ulëta, të turpshme me politikanë që bëri ky. Por ky bëri pazare me banditë, me vrasës.

Altin Hajri është sot i lirë për shkak të tij.

Dhe dënohet roja që copëtoi në lokalin e Altin Hajrit kufomën e Jan Prengës dhe Altini është i lirë, sepse Altin Troplini këtu, sipas burimeve, mori 700 mijë euro.

Po jo vetëm kaq, se ju mund të thoni po këto burime, dakord, një dokument nuk ekziston për këtë, por ekziston një dokument tjetër që e firmos Altin Troplini (Dumani).

Ekziston dokumenti që Edi Rama i firmos bashkëshortes së Altin Hajrit hotel me 8 kate, ndërkohë që ai është subjekt i ligjit antimafia. E gjithë familja Hajri është subjekt i ligjit antimafia.

Siç është Fatmir Xhafaj, Faqezi Xhafaj, i cili ka pafytyrësinë të kryesojë komisionin, në një kohë kur pasuria e tij është vendosur mbi krimin e Gerondit, mbi trafiqet e Gerondit.

Por ligji antimafia në Shqipëri, për shkak të Altin Troplinit, nuk ekziston.

Merren me njerëz që u gjejnë ndonjë dozë kokainë kund nëpër xhepa dhe i përplasin në burgje.

Ju e dini famozen Erjona Daupaj, ua kam paraqitur këtu regjistrimet e saj, kur ajo me dy prokurorë bën pazare me bandën Çela.

Bën pazare se sa do paguanin grupi Toyota Yaris për të marrë mbrapa makinat.

Njërit i thotë se a jep 30 mijë, jo i thotë ky, dua 70 mijë.

Dhe kur këtë e thirri Altin Troplini, çfarë i tha: i tha zotrote, na thuaj pak, kur more në pyetje Ymer Lalën, të rreshtuara 90 pyetje që do i bëje, dhe që ishte arrestuar për vrasje, e pyete për çdo gjë tjetër, por jo vetëm për vrasje.

Se ky ishte ushtar i Ymer Lalës. Jo, jo, Ymer Lala i pagoi 1 milionë këtij.

Se të arrestohet Ymer Lala, të akuzohet nga Luftar Reçi për vrasje me dëshmi dhe fakte, dhe ky sot është i lirë, Ymer Lala.

Pra, për të gjitha këto, ky donte me çdo kusht t’i zgjatej mandati, i tmerruar.

Ky doli me tezën se mandati nuk është i ri.

Imagjinoni çfarë koncepti kishte ky puçist.

Ky njeri do të zgjasë mandatin se rrëmbeu gazetarin në mes të rrugës.

Dhe unë u them ju se pengmarrësi është identik dhe as më pak se përdhunuesi.

Pra, ky mori Elton Qynon me kriminelë që urdhëroi, i mori edhe mjetet e punës, dhe pavarësisht nga gjykimet ndërkombëtare, ky ushtar i krimit nuk ia kthente, vetëm e vetëm se ai kishte në regjistrime të dhëna për Ramën dhe Altin Troplinin vetë.

Etiketa: berishaDumaniSpak

Lajme të lidhura

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd
Aktualitet

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

11:22 - 13/05/26
U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen
Aktualitet

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen

11:15 - 13/05/26
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët
Aktualitet

Plagosje në Sarandë! Goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar, dërgohet urgjent në spital (Emri)

11:00 - 13/05/26
Para
Kinema/ ”Adolescence” dhe Owen Cooper triumfojnë në Emmy Awards

Kinema/ ”Adolescence” dhe Owen Cooper triumfojnë në Emmy Awards

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd
Aktualitet

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

11:22 - 13/05/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj artikullit të gazetarit Eddy Wax në Bruksel lidhur me debatin mbi marrëveshjen Shqipëri-Itali për...

Lexo më shumë
U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen

11:15 - 13/05/26
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët

Plagosje në Sarandë! Goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar, dërgohet urgjent në spital (Emri)

11:00 - 13/05/26
Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri)

Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri)

10:38 - 13/05/26
Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor

Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor

10:31 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com