GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha paraqitet sot në SPAK, PD ‘rrethon’ godinën: Mbështesim ligjin dhe të vërtetën

08:07 - 06/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do ta respektoj vendimin e GJKKO”, reagon Berisha: Çështja është në Strasburg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj ndaj tij. Berisha do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Paraqitja e parë e Berishës për muajin janar do të jetë këtë të hënë, 6 janar ndërsa PD ka njoftuar për protestë.

Në njoftimin e shpërndarë PD shprehet se më 6 janar në orën 09:30 do të mobilizojnë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. PD më tej shprehet se do jenë aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Berishës.

“Ditën e hënë në orën 9:30, mobilizojmë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. Ne do të jemi aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha.

Protesta do të nisë në orën 9:30 përpara selisë së SPAK-ut. Ju ftojmë të gjithë të jeni prezent për të qëndruar të bashkuar në mbështetje të kauzës tonë. Faleminderit!”, thuhet në njoftim.

Vetë Berisha e konsideroi vendimin e Apelit të GJKKO-së pa asnjë bazë ligjore dhe si një “pilulë elektorale” për Edi Ramën. Lideri demokrat është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

“Vendim pa asnjë bazë ligjore. Pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet ‘Skrapi’ i partisë për të justifikuar veprën e tyre dhe në këtë kontekst dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të ‘Skrapit’ nga Edi Rama, zbatimit të urdhrave të tij politikë. Unë çështjen e kam në Strasburg, do ta respektoj. Avokatët do iapërcjellin Strasburgut edhe këtë vendim”,-tha Berisha.

Etiketa: berishaSpak

Lajme të lidhura

Henrik Hoxhaj tregon atentatin ndaj Dorian Shkozës: E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij
Aktualitet

Henrik Hoxhaj tregon atentatin ndaj Dorian Shkozës: E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij

11:37 - 03/02/26
Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!
Aktualitet

Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!

11:11 - 03/02/26
Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume
Aktualitet

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume

10:43 - 03/02/26
Para
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Henrik Hoxhaj tregon atentatin ndaj Dorian Shkozës: E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij
Aktualitet

Henrik Hoxhaj tregon atentatin ndaj Dorian Shkozës: E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij

11:37 - 03/02/26

Në Gjykatën e Posaçme, këtë të martë po zhvillohet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, ku po dëshmon Henrik Hoxhaj,...

Lexo më shumë
Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!

Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!

11:11 - 03/02/26
Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume

10:43 - 03/02/26
“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë

10:31 - 03/02/26
“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala

Infantino kërkon heqjen e pezullimit të Rusisë: Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt

10:21 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com