GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Partneri i SHBA-ve jam unë dhe jo “kukulla e Sorosit”

12:25 - 15/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Partneri i SHBA-ve jam unë dhe jo “kukulla e Sorosit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh këtë të Shtunë se partneri i SHBA-ve dhe administratës Trump është Partia Demokratike dhe vetë ai dhe jo Edi Rama.

Deklaratën e bëri në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku përmendi bashkëpunimin e PD me drejtuesin e fushatës së Trump-LaCivita dhe deklaratën e këtij të fundit për kryeministrin Rama. “Kukull e Soros” e quajti LaCivita-Ramën në një konferencë për mediat disa ditë më parë.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh: “Këto ditë zbarkoi në Shqipëri kryestrategu i rikthimit më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në histori, rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ky është Chris LaCivita. Ai erdhi në Shqipëri me ekspertizën më të avancuar të kohës për të ndihmuar PD-në dhe opozitën shqiptare në këtë fushatë elektorale. Por ai erdhi në Shqipëri me mesazhin e qartë si kristali, si kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan se Edi Rama është kukulla e Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe në botë. Se kukulla e Sorosit nuk mund të jetë një partner për SHBA-në dhe se partneri i SHBA në Shqipëri, i Partisë Republikane, është Partia Demokratike dhe Sali Berisha”.

“Deklarata e presidentit Donald Trump se armiku më i rrezikshëm për SHBA është armiku i brendshëm, është deklarata më e rëndësishme e jetës së tij, është një nga deklaratat më të rëndësishme të kohërave dhe historisë. Kjo sepse SHBA janë vendi me fuqi të pakufishme dhe të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër. Por janë vendi që për shkak të njëlloj pushtimi nga ekstremi i majtë, i quajtur progresist, pësoi rënie dhe fenomene, të cilat herë- herë shkonin në nivelin e botës së tretë”, shtoi Berisha.

“Mbrëmë në Mynih zëvendëspresidenti i SHBA, në një fjalim historik në atë konferencë, përsëriti të njëjtën tezë. I tha Europës se rreziku më i madh i juaj nuk është Kina, nuk është Rusia, por rrezikun më të madh e keni të brendshëm. Atë rrezik që arreston liderët e opozitës, siç ka vepruar Edi Rama në Shqipëri për të mbajtur mandatet. Atë rrezik që anulon zgjedhjet siç ndodhi në Rumani apo në Shqipëri me Fredi Belerin. Atë rrezik që predikon censurën siç ndodhi në Shqipëri pas vizitës së Blinken me krijimin e komisionit të censurës në parlament dhe Ministrinë e Jashtme. Pra, për presidentin Donald Trump, rreziku më i madh i njerëzimit është largimi nga vlerat e lirisë, vlerat që ndajnë njerëzit e lirë. Ndaj dhe PD ka rishqyrtuar dhe po rishqyrton të gjithë programin e saj për desorosifikimin e Shqipërisë, që u shndërrua në kopshtin e lulëzuar të monstrës së njerëzimit, që quhet Xhorxh Soros”, tha ai më tej.

Etiketa: Donald TrumpEdi RamalacivitaPDSali BerishaSHBA

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
Granit Xhaka përzgjidhet në formacionin më të mirë të vitit në Bundesligë

Xhaka sfidon bavarezët: Fitojmë ndaj kujtdo, qoftë dhe Bayerni

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Lexo më shumë
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com