GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha pas takimeve në Bruksel: Zgjedhjet u vodhën me akte qeveritare, lidershipi ndërkombëtar u indinjua

12:55 - 17/05/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha pas takimeve në Bruksel: Zgjedhjet u vodhën me akte qeveritare, lidershipi ndërkombëtar u indinjua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për mediat pas kthimit nga Brukseli, ku ka ndërmarrë takime me përfaqësues ndërkombëtarë për të denoncuar procesin zgjedhor të 11 Majit në Shqipëri. Berisha e ka krahasuar atë me zgjedhjet e mbajtura dekada më parë në Zimbabve nën regjimin e diktatorit Robert Mugabe.

Berisha bëri me dije se gjatë datave 15 dhe 16 Maj, ai qëndroi në Bruksel ku mori pjesë në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar (IDU), një organizatë që përfshin parti të qendrës së djathtë dhe konservatore nga e gjithë bota. Qëllimi kryesor i këtij udhëtimi, sipas tij, ishte “mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë” dhe “denoncimi i farsës më të shëmtuar elektorale, të 34 viteve të fundit, farsës së zgjedhjeve të 11 majit 2025”.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Berisha tha se ka patur “takime intensive me drejtuesit më kryesorë të Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar”, si presidenti Stefan Harper dhe sekretarja e përgjithshme Tina Mercep, si dhe me udhëheqës të forcave politike të qendrës së djathtë në Europë dhe botë, përfshirë Europarlamentarë.

Në këto takime, Berisha theksoi se ka njohur bashkëbiseduesit e tij “me vjedhjen e madhe të hapur dhe publike të votës së qytetarëve shqiptarë, nga narkodiktatori Edi Rama”. Si prova të kësaj, ai ka paraqitur vendimet e qeverisë për atë që ai e quajti “bonusin famoz, 100 euro për votë për çdo pensionist”, me vlerë 76 milionë euro, si dhe vendimin për faljen e gjobave prej 200 milionë eurosh. Berisha përmendi gjithashtu si akte që “rrëzojnë në mënyrë përfundimtare farsën elektorale” punësimet “dhjetëra, e mijëra… për votë” dhe dhënien e licencave për “dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë”. Ai shtoi se kjo ndodh pa llogaritur “ndërhyrjet e fuqishme të krimit të organizuar në 20 bashki të vendit dhe në 10 qarqe”, rezultati i të cilave sipas tij kulmoi me zgjedhjen e personave si “Sara Mila, Arkend Balla, etj.”, të cilësuar prej tij si “anonim si më të votuarit e të votuarve”.

Duke përmbledhur situatën, Berisha citoi fjalët e një “miku të çmuar të Shqipërisë”, i cili, sipas tij, deklaroi se “Zgjedhjet në Shqipëri ishin të njëjta me ato që kisha parë dekada me parë në Zimbabve, të diktatorit Mugabe.”

Berisha bëri me dije se së bashku me Fatmir Mediun, në seancën plenare të byrosë ekzekutive të IDU, kanë bërë “avokatinë e votës së vjedhur” para lidershipit ndërkombëtar të qendrës së djathtë dhe forcës konservatore. Ai theksoi se raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë si OSBE-ODIHR, Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës janë “dokument jashtëzakonisht i çmuar”, por faktet tronditëse nga këto raporte dhe gjetjet e PD-së, sipas Berishës, “zgjuan indinjatë dhe dënim” nga të pranishmit në IDU, të cilët e kuptuan se gjendja në Shqipëri ishte “gjendja e një narkodiktature e ngjashme me Venezuelën e Maduros, apo regjime të tjera të ngjashme të drogës dhe krimit”.

Berisha e quajti këtë udhëtim një “hap i parë shumë i rëndësishëm në mbrojtje të votës së tyre”, një vazhdimësi dhe “sukses tjetër” pas katër rezolutave të mëparshme që, sipas tij, kanë dënuar qeverinë aktuale. Ai theksoi se “beteja për mbrojtjen e votës” do të zhvillohet si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj, pasi zgjedhjet janë një proces sa kombëtar, aq dhe ndërkombëtar.

Kryetari i PD-së riafirmoi se qëllimi më madhor i Partisë Demokratike dhe “opozitës së vërtetë shqiptare” është “të mbrojnë, për të rikthyer të drejtën e shqiptarëve për të votuar si qytetar të lirë”. Ai lëshoi kritika ndaj atyre që nuk e bëjnë këtë objektiv kryesor, duke i cilësuar si “thjeshtë një stoli i narkodiktatorit, altoparlant, apo lakej të tij”. Berisha e mbylli duke theksuar se do të qëndrojnë me “të gjithë potencialin dhe fuqinë” e tyre në këtë betejë.

Etiketa: berishaKryesore1PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç
Aktualitet

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra
Aktualitet

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Para
Kosovë/ Deputetët mblidhen për të njëmbëdhjetën herë për konstituimin e Kuvendit

Dështon edhe përpjekja e 17-të për të konstituar Kuvendin e Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25

Fermerët në Greqi po vijojnë protestat edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por duke...

Lexo më shumë
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25
Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

09:07 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

08:44 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com