GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Patronazhisti i Taulant Ballës kishte në dorë votat e Diasporës

14:44 - 29/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Patronazhisti i Taulant Ballës kishte në dorë votat e Diasporës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi drejtuesin e PS për Diasporën, Taulant Balla, se ka manipuluar procesin gjedhor të 11 majit, duke futur njerëzit e tij brenda sistemit të dërgimit të votave nga jashtë.

Duke publikuar fotot e një punonjësi postar, të identifikuar si Sinan Patozi, një herë teksa përpunon zarfet e votave të Diasporës dhe në një foto tjetër teksa pozon krah Ballës, Berisha tha se ky është vetëm një episod i mashtrimit. Denoncimin fillimisht e bënë një ditë më parë drejtuesja e PD për Diasporën, Jozefina Topalli dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

“Sot këtu kemi sjellë disa foto dhe video, që faktojnë se patronazhisti është personi që merr në dorë votën e diasporës. I cili drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris. Ja ku e keni. Krenar njëri me tjetrin për krimin që kryejnë. Ja ku është. Votat në duart e partisë së krimit.  Ky është vetëm një episod, ose një dëshmi, një fakt. Ekzistojnë të tjera në të cilat votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi, partia e krimit.  Në shkelje të plotë të kontratës, dhe sigurisht ka vetëm një konkluzion: këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë. Detyra themelore e çdo demokrati dhe demokrateje është, rikthimi i të drejtës së votës së lirë, largimi i Edi Ramës nga pushteti, qeveria teknike dhe vota e lirë”, tha Berisha në konferencën e përditshme për mediat.

Berisha akuzoi Postën Shqiptare se është përfshirë në këtë proces, duke ndikuar në favor të socialistëve.

“Së pari ju e shikoni njeriun e Taulant Ballës, jo me një votues por me punonjës të DHL-së. Ju e patë personin, edhe në takim me Taulant Ballën edhe në foto dhe kjo dëshmon qartë për duart e zeza të Partisë së krimit brenda DHL-së. Këtu jemi brenda DHL-së, punonjës, jemi brenda. Tani, cila pikë e kontratës është shkelur, është shkelur pika kryesore e kontratës; nuk mund të kishte subkontraktor. Dhe subkontraktimi u shkel pikërisht për tu nënkontraktuar kompanitë që punuan ngushtë me PS-në, përfshirë Postën Shqiptare që shtriu duart në këtë proces.  Pra shkeljet janë flagrante. Ka shumë shkelje të tjera. Ky që e shihni ju me këto, i fut në një zyrë tjetër dhe i mbush vetë. Shihe. Kështu që kjo tregon se nuk ishte proces, por ishte një gjë që u bë në zyrat e partisë, nga njerëz të partisë. Të paguar janë, një pjesë janë të paguar. Kanë marrë pjesë dhe ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ambasadave. Asnjë nga këto të mos ishte, mjafton implikimi i postës shqiptare dhe ikën ai proces. Kurrë ne nuk do të ftonim të votonim me një postë që kalon nga Posta Shqiptare. Ajo dihet se kush kalon në postën shqiptare”.

Etiketa: berishaSali Berishazgjedhje 2025

Lajme të lidhura

“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme
Breaking Views

“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme

14:04 - 21/12/25
Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej
Aktualitet

Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej

12:09 - 21/12/25
Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina
Aktualitet

Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina

12:00 - 21/12/25
Para
“Shtëpia e barit” në Fier, Prokuroria nis hetimet ndaj pronarit të banesës dhe punonjësit të OSHEE

“Shtëpia e barit” në Fier, Prokuroria nis hetimet ndaj pronarit të banesës dhe punonjësit të OSHEE

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme
Breaking Views

“Rama njoftoi bllokimin e arrestimit të Ballukut”/ Reagon PD: Akt puçist! Nesër t’i përgjigjemi me revolta të fuqishme

14:04 - 21/12/25

Partia Demokratike ka bërë një reagim pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se nuk do ta shqyrtojnë kërkesën e SPAK,...

Lexo më shumë
Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar

Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar

13:49 - 21/12/25
Armand Duka për Ismet Bellovën: Do të të kujtoj me respekt dhe mall

Armand Duka për Ismet Bellovën: Do të të kujtoj me respekt dhe mall

12:21 - 21/12/25
Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej

Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej

12:09 - 21/12/25
Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina

Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina

12:00 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com