GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: PD i jep zgjidhje përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave brenda mandatit të parë

20:25 - 19/03/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: PD i jep zgjidhje përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave brenda mandatit të parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha premtoi këtë të mërkurë zgjidhjen brenda të mandatit të parë të PD çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Berisha, gjatë prezantimit të programit të qeverisjes së PD për vitet 2025-2019 për pronat, theksoi rëndësinë e pronës dhe pronësisë si shtylla themelore të parimeve konservatore, duke i lidhur ato me lirinë e individit dhe zhvillimin e një vendi.

Berisha kujtoi se, gjatë regjimit komunist, u krijua një mendësi antipronë, ku prona private shihej si një e keqe. Diktatura ka pasur ndikim të madh në këtë aspekt, duke krijuar një kulturë ku ishte e turpshme të deklaroheshe pronar, ndërsa pronarët e tokave ishin të kufizuar në të drejtat e tyre. Berisha gjithashtu kritikoi Ligjin 7501, duke argumentuar se ai ishte pasojë e një mendësie antipronë, duke e bërë shumë të vështirë kthimin e pronave të sekuestruara dhe rikthimin e pasurisë private në Shqipëri. Lideri demokrat e konsideron këtë ligj të padrejtë dhe të diktuar nga një realitet i vështirë dhe psikologjia e regjimit të kaluar.

Kryedemokrati akuzoi qeverinë aktuale për zgjidhjen e pamjaftueshme të çështjes së pronave, duke theksuar se nga 26,000 dosje, janë trajtuar vetëm 800 që nga viti 2014. Berisha vlerësoi periudhën 2005-2013, kur PD miratoi ligje që ndihmuan në rikthimin e pronave dhe kompensimin e pronarëve, duke rikthyer 106,000 hektarë tokë dhe dhënë dëmshpërblime prej 37 milionë eurosh. Sipas Berishës, qeveria aktuale ka penguar zgjidhjen e këtij problemi.

Kryetari i PD akuzoi Ramën dhe qeverinë e tij për abuzimin me pronat, duke përfshirë kryeministrin që shfrytëzoi detyrën për të bërë pronar të tokës në Himarë pa dokumente të ligjshme. Berisha kritikoi zyrtarët që kanë marrë prona publike pa të drejtë dhe kundërshton ligjin e Korporatës së Investimeve, që lejon konfiskimin e tokave për interesat e qeverisë dhe grupeve të fuqishme.

Lideri i PD, Sali Berisha garantoi se PD është e vendosur të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave gjatë një mandati të ardhshëm. Ai theksoi se nuk do të njihet asnjë përfitim për ata që përfitojnë nga ligje të padrejta dhe paralajmëron se ky do të jetë një krim i madh. Berisha premtoi se do të ndërhyhet në çdo ligj dhe do të merren masa për të dhënë një zgjidhje të ndershme për pronarët, me kompensim fizik ose financiar. Kryedemokrati kritikoi 12 vendimet e fundit që lejojnë ndërtimin mbi tokat private dhe i quan ato aktet antikushtetuese dhe antiligjore. Sipas Berishës, çdo ndryshim i destinacionit të tokës publike duhet të kalojë automatikisht tek pronari me të drejtë parablerje dhe pronësie.

Etiketa: berishaKryesore1PronapronatSali Berisha

Lajme të lidhura

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali
Aktualitet

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali

17:53 - 21/12/25
“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti
Breaking Views

“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti

17:29 - 21/12/25
Aksident i rëndë në Lezhë–Shkodër, plagosen tre persona, dy prej tyre të huaj
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë–Shkodër, plagosen tre persona, dy prej tyre të huaj

15:49 - 21/12/25
Para
Turqia zien! Zhvillimet pas arrestimit të kundërshtarit të Erdogan

Turqia zien! Zhvillimet pas arrestimit të kundërshtarit të Erdogan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë
Breaking Views

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25

Gabriel Ramaj po monitorohet nga St Galen, Slavia e Pragë dhe Marseja. Mbrojtësi i Kombëtares U-21 konsiderohet si një nga...

Lexo më shumë
Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali

17:53 - 21/12/25
“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti

“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti

17:29 - 21/12/25
Superkupa e Italisë, trajneri Italiano: Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare

Superkupa e Italisë, trajneri Italiano: Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare

17:11 - 21/12/25
Superkupa e Italisë/ Conte flet para përballjes me Bolonjën: Në fund, ata që kujtohen janë vetëm fituesit…

Superkupa e Italisë/ Conte flet para përballjes me Bolonjën: Në fund, ata që kujtohen janë vetëm fituesit…

17:06 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com