GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Pensionet do ngrihen deri 600 lekë, ndërsa Rama i caktoi pension vetes 4 mijë Euro

13:47 - 03/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Pensionet do ngrihen deri 600 lekë, ndërsa Rama i caktoi pension vetes 4 mijë Euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi raportin e Eurostat-it, duke e cilësuar si një lajm damkosës për qeverinë.

Berisha akuzoi qeverinë se rrogat e larta janë rritur me 30-40%, ndërsa paga minimale ka qëndruar e paprekur.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka vendosur vetë një pension minimal prej 4 mijë eurosh, ekuivalent me 10 herë pagën minimale.

Pjesë nga deklarata:

Narko-eurot e shkatërruan ekonominë dhe godasin shumë rëndë ekonominë familjare, krijojnë shpunësim masiv dhe qeveria, Edi Rama mendon se si të pasurohet çdo muaj edhe më shumë.
E kam treguar njëherë, do e tregoj edhe 100 herë, atë që më tha pak vite më parë një ambasador i shquar i SHBA në Vjenë.
Pati një takim këtu me një zyrtar shumë të lartë, e pyeta se si t’u duk ai në atë takim: ç’të të them, më tha, kam pasur klientë, jo një, por disa, që kishin vjedhur nga një miliard, por nuk ishte asnjëri prej tyre që nuk donte të vidhte miliardin e dytë.
Se problemi është sa më shumë të vjedhësh, aq më shumë të shtohet oreksi për të vjedhur.
Kjo është.
A e morët vesh ju sa rriten pensionet në tetor? 3 mjië gjer në 6 mijë lekë. Kaq është rritja.
Për vete ka vënë ligjin, kryeministri e ka pensionin 4 mijë euro.
Presidenti e ka 3500 euro.
Por problemi është i tmerrshëm, problemi është tek këta njerëz, sepse kjo nuk shpreh vetëm rrogën minimale të sektorit shtetëror, kjo shpreh rrogën minimale të shtetit, të vendit, se kur qeveria rri me një rrogë të tillë minimale, sipërmarrësi rri dhe rri.
Programi ynë ishte shumë i qartë, ishte i menjëhershëm.
A e dini ju sa është diferenca e rrogës minimale me rrogën minimale në vendet e Ballkanit?
Rroga minimale në Shqipëri është 34 përqind më e ulët se në vendet e Ballkanit.
Maqedonia e Veriut e ka 584 euro, Serbia e ka 618 euro, Mali i Zi e ka 670 euro.
Pra çdo punonjës në Malin e Zi merr 262 euro më shumë se në Shqipëri si rrogë minimale.
Çfarë ka Mali i Zi? As një të dhjetën e pasurive që ka Shqipëria. Asnjë prej këtyre vendeve nuk e kanë.
Por kanë një gjë, që nuk vidhen. Qeveritë e tyre janë si janë, me shumë problematika, por nuk vjedhin popullin e tyre siç vjedh Edi Rama me Lubinë.
Urdhëroni. Vodhën 50 milionë tunelin e Llogarasë, tani duan të vjedhin 60 milionë në aeroportin e Vlorës.
Nuk kanë të ndalur në asgjë.
Shqiptarët nuk kanë pse të pranojnë të jenë më të keqpaguarit në Europë.
Shqiptarët nuk kanë kurrë pse të pranojnë këtë qëndrim prej shpirtkazme të qeveritarëve që përcaktojnë për vete rrogat më të larta në Europë në raport me rrogat e ulëta.

Pyesni ju një amvisë, shkon dhe blen ilaçin për lavatriçe 35 euro pakon, në një kohë kur në Gjermani DASH shitet me 17-18 euro. Shkoni blini djathin. Jo, pse mora këtë, ju garantoj se me këto çmime, do plasë morri në të katër anët e vendit. Dhe zgjebja. Kush është ai që mund të lajë? Kjo është një çmenduri mo. Në qoftë se ti e shet ilaçin larës me 35 euro… Domethënë, çfarë do hanë njerëzit nëse blejnë në këtë mënyrë.

 

Etiketa: berishaKryesore1pensioneRama

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, AMP arreston punonjësin e policisë në Vlorë

Lejuan ndërtimin pa leje në Tropojë, AMP: Nën hetim punonjësi i policisë dhe punonjësi i AKZM

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com