GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha për ’21 Janarin’: Mbështes hetimet, organizator dhe përgjegjës për dhunën mbetet Rama

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha për ’21 Janarin’: Mbështes hetimet, organizator dhe përgjegjës për dhunën mbetet Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën për media, është pyetur në lidhje me 21 janarin, protestën e 14 viteve më parë, ku mbetën të vrarë 4 persona.

Berisha, i cili në atë kohë ka qenë kryeministër, është shprehur se që natën e protestës, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për ngjarjen.

Berisha tha se ngjarja po përdoret për qëllime politike dhe për të fshehur organizatorët e saj, që sipas tij, sollën njerëz në protestën më të dhunshme që ka patur politika në këto 32 vite.

“Së pari, keqardhjen time e kam shprehur për viktimat, jo pas 14 vitesh, siç pretendoni ju, por e kam shprehur fiks në ora 7 të darkës të asaj nate, ditën e rrethimit, datën 21 janari 2011, dhe në mënyrë të përsëritur.

Së dyti, po atë natë dhe të nesërmen e pasnesërmen kam kërkuar një hetim ndërkombëtar të çështjes. Institucionet më serioze ndërkombëtare kanë shprehur se ajo protestë e dhunshme kishte agjendë politike.

Së treti, ka një deklaratë të qeverisë së SHBA në të cilën kërkohet hetimi që nga polici deri te organizatori, që është Edi Rama.

Së katërti, ata që nuk duan të mashtrojnë vetën dhe nuk duan t’i përdorin fatkeqësitë e tjerëve për ushqim politik, duhet ta dini se në këto 14 vite Prokuroria ka qenë në kontrollin e Edi Ramës. Ka qenë Ina Rama që unë e akuzova për puçiste, që refuzoi prokurorët ndërkombëtare. Prokurorët e tjerë, njeri tjetër përveç Edi Ramës, nuk i ka penguar të hetojnë.

Përdorimi politik i kësaj ngjarjeje, ku u sollën për qëllime politike për të pushtuar Kryeministrinë, është dëshmi e keqpërdorimit të kësaj ngjarjeje kryekëput për qëllime politike dhe për të fshehur organizatorët që sollën njerëz në protestën më të dhunshme që ka patur politika në këto 32 vite.

Mbështes hetimin dhe deklaroj se nuk ka asgjë tjetër vetëm për të shpëtuar përgjegjësitë e atij që organizoi protestën më të dhunshme për qëllime të pushtetit të tij, Edi Ramës”,  u shpreh Berisha.

Etiketa: 21 janarberishahetimeKryesore1

Lajme të lidhura

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

13:02 - 15/07/26
Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare e hapur ndaj Ramës
Aktualitet

Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare e hapur ndaj Ramës

12:46 - 15/07/26
A po hetohet Rama për rastin e “Albanian Files”? Braho: Nëse ka prova, asnjë person nuk është imun ndaj SPAK!
Aktualitet

A po hetohet Rama për rastin e “Albanian Files”? Braho: Nëse ka prova, asnjë person nuk është imun ndaj SPAK!

11:36 - 15/07/26
Para
Deputeti nuk paraqitet në gjyq/ Sulaj: Nuk dua dëmshpërblim, por dënimin e Bardhit

Deputeti nuk paraqitet në gjyq/ Sulaj: Nuk dua dëmshpërblim, por dënimin e Bardhit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

13:14 - 15/07/26

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 16 vite burg të autorit të mitur të vrasjes...

Lexo më shumë
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

13:02 - 15/07/26
Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare e hapur ndaj Ramës

Transformimi surprizë i Dua Lipës: Nga simbol i propagandës qeveritare në kundërshtare e hapur ndaj Ramës

12:46 - 15/07/26
A po hetohet Rama për rastin e “Albanian Files”? Braho: Nëse ka prova, asnjë person nuk është imun ndaj SPAK!

A po hetohet Rama për rastin e “Albanian Files”? Braho: Nëse ka prova, asnjë person nuk është imun ndaj SPAK!

11:36 - 15/07/26
Cilët janë zyrtarët e lartë që në Aruba takuan eksponentë të krimit? Kreu i SPAK: Po hetohet, do bëjmë transparencë!

Cilët janë zyrtarët e lartë që në Aruba takuan eksponentë të krimit? Kreu i SPAK: Po hetohet, do bëjmë transparencë!

11:32 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com