GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha për buxhetin: Miliardat i merr Balluku, pensionistët i gënjejnë me bonus

13:06 - 18/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha për buxhetin: Miliardat i merr Balluku, pensionistët i gënjejnë me bonus
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha thotë se buxheti 2025 nuk parashikon asnjë rritje pagash apo pensionesh, por miliarda shkojnë te zv.kryeministrja, Belinda Balluku.

Në konferencën me gazetarët, Berisha e konsideroi bonusin e prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama si “bonusi i blerjes se votës”.

Po ashtu Sali Berisha bëri një krahasim me investimet që bëheshin në kohën kur PD ishte në pushtet, duke thene se punimet bëheshin brenda afateve të përcaktuara.

“Konferencën e shtypit e kisha thirrur për problemin themelor që po diskutohet këto ditë dhe që është buxheti më i madh në histori prej 8.2 miliardë eurosh, i cili në mënyrë tragjike, në vend se të jetë njëkohësisht dhe buxheti i mbështetjes më të madhe për qytetarët, është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit.

I adresimit të 90 përqind të fondeve drejt duarve të zeza të qeveritarëve.

Drejt Lubi Ballukut, që ndan 13 kilometra rrugë në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë.

Ka hyrë në rekordin Guinness kjo hajdute shpifarake që nuk njeh standard dhe moral dhe që një vepër prej 27 kilometra rrugë, vazhdon ta vjedhë dhe ta vjedhë nga viti 2013 gjer sot.

Rikujtoj ju të nderuar gazetarë dhe mbarë shqiptarët se autostrada Tiranë-Elbasan përveç segmentit Farkë-Ibë, në 30 kilometrat e tjera ka përfunduar në 18 muaj, bashkë me tunelin, me kalime të ndara vajtje dhe ardhje.

Kurse unaza Rama-Balluku vazhdon prej 15 vitesh dhe gjatë kësaj kohe janë firmosur 14 kontrata për 13 km se duam ta mbajmë më shpejt, thotë hajdute Balluku, që mbrohet nga një bandë e Skrapit.

Po Rruga e Kombit, 64 kilometra që përfundoi në dy vite e gjysëm?

Po Rruga e Bregut, 70 kilometra që përfundoi në dy vite?

Po nuk i ndanim në llokma, ne paguanim tenderin në të gjithë segmentin dhe kërkonim respektimin e afatit.

Pra, ky buxhet që shkon miliarda tek Lubi Balluku, shkon gjithsej me 40 milionë tek 40 përqind e popullatës që jeton në fshat.

Ky buxhet që shkon miliarda tek Lubi Balluku dhe lubitë e tjera të qeverisë, lë gjithsej për rrjetin rrugor mbi 12 mijë kilometra të asfaltuara, lë gjithsej 30 milionë dollarë për mirëmbajtje.

Ky buxhet në mënyrën më cinike nuk pasqyron asnjë rritje rrogash dhe pensionesh, parashikon 16 milionë euro për pensionistët dhe bonusin e blerjes së votës”, theksoi Berisha.

Etiketa: BallukuberishaPensioniste

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Zgjedhjet në bashkinë Himarë/ Reagon opozita: Presidenti ka shkelur Kushtetutën

Bonusi i fundvitit, Bardhi: Rama po e përdor për zgjedhjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com