GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha për median rumune: Vëllai i Ramës ngriti fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Betejën e kam me Ramën, jo me drejtësinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një intervistë për median rumune NCN, pas shpërthimit të skandalit të gjeneralit të shërbimit sekret rumun, Florian Koldea.

Gjenerali ishte rekrutuar nga këshilltari hije i Edi Ramës, Dorian Duçka për të punuar për kartelin meksikan të Sinaloas.

Berisha thotë në këtë intervistë, se Edi Rama ka ngritur një narkoshtet në Shqipëri. Sipas tij, Rama vendosi kontakte me kolumbianët për drogën sapo erdhi në pushtet.

Gazetari: Mund ta krahasoj mandatin tuaj si kryeministër me Edi Ramën, i cili tani është kryeministri aktual, por dua që të jeni i sinqertë dhe objektiv e të më thoni cilat mendoni se janë veprimet më të dëmshme të z. Edi Rama për Shqipërinë që kur ai u bë kryeministër?

Berisha: Narkoshteti, zotëri. Edi Rama zëvendësoi shtetin e së drejtës me një narkoshtet. Nëse lexon median ndërkombëtare, duke përfshirë librat zyrtarë të institucioneve serioze, tregojnë se Shqipëria është narkoshtet. Si ndodhi kjo? Si ndodhi kjo? Edi Rama, sapo erdhi në pushtet, filloi lidhjet direkte me Kolumbinë. Dhe në një fshat 30 kilometra nga Tirana u instalua fabrika më e madhe e kokainës në Ballkan dhe më shumë.

Një grup i përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë e drejtonte këtë objekt, duke eksportuar sasi të mëdha në Gjermani dhe gjetkë. Kur gjermanët zbuluan rrjetin, sollën dokumente. Çfarë u zbulua? U zbulua që një nga shefat e grupit ishte Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës. Dhe operacioni dështoi, operacioni i arrestimit. Disa njerëz u dënuan, por të gjithë tani janë të lirë, duke përfshirë kolumbianët që jetojnë një jetë të qetë në Shqipëri.

Dhe vëllai i Edi Ramës nuk u mor kurrë në pyetje. Krahas kësaj, nëse kontrollon të dhënat e policisë italiane, që, bazuar në një marrëveshje, kontrollonte territoret shqiptare për kanabis, në vitin 2015, ata e gjetën vendin të mbuluar kudo me kanabis. Zv/kryeministri… unë e denoncova në atë kohë. E denoncova. Pse? Çfarë ndodhi? Shërbimi Sekret i Shqipërisë hartoi një raport në të cilin thuhet se 124 oficerë të nivelit të lartë të policisë dhe 180 gjithsej oficerë policie ishin të përfshirë në mbjelljen e kanabisit, duke pasur për çdo bimë tarifën e tyre. Zv/kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, i cili tani është në azil në Zvicër, u tha mediave shqiptare dhe italiane se ai, në mënyrë të përsëritur, qëndroi kundër kanabizimit të Shqipërisë.

Ndërsa zoti Rama e kundërshtoi atë, duke i thënë se këto janë para dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë. Unë vetë ngrita zërin dhe thashë që ky është narkoshtet, sepse të gjitha ligjet u shkelën për të toleruar, për të favorizuar mbjelljen e kanabisit në të gjithë vendin.

 

Etiketa: berishadrogeRama

Lajme të lidhura

Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26
Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen
Aktualitet

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26
Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!
Aktualitet

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26
Para
Përballja e 8-të në një Europian, ja statistikat e Spanjë-Itali

Përballja e 8-të në një Europian, ja statistikat e Spanjë-Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26

Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me protestat studentore, duke shprehur mbështetjen e tij për...

Lexo më shumë
Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26
Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26
Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26
Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

09:06 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com