GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha për takimet e Ramës në Ballkan: Turi i vetposhtërimit

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha për takimet e Ramës në Ballkan: Turi i vetposhtërimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, duke folur për turin Ballkanik që ka nisur sot kryeministri Edi Rama.

Berisha shprehet se Rama e nis këtë tur më i poshtëruar se kurrë, pasi ai sot “do të ulet në tavolinë me bisht nën shalë dhe lutjen si i ngratë, mos kujtoni se jam Edi Rama i Ballkanit të Hapur.”

Gjithashtu sipas Berishës, Rama ka kryer një ndërhyrje brutale në punët e saj të brendshme të Kosovës zyrtare.

“Sot Edi Rama nis turin blic në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai e nis këtë tur më i poshtëruar se kurrë ndonjëherë një kryeministër i një vendi sovran.

Së pari, ai e nis turin i poshtëruar sepse për katër vite me radhë, ai më shumë se kushdo tjetër në rajon kishte anatemuar Procesin e Berlinit dhe kishte tundur në emër të padronit të tij flamurin e Ballkanit të Hapur, Serbisë së madhe, domethënë hegjemonisë serbo-ruse në rajon. Kështu Edi Rama sot ulet para bashkëbiseduesve në tavolinë me bisht nën shalë dhe lutjen si i ngratë, mos kujtoni se jam Edi Rama i Ballkanit të Hapur.

Së dyti, ai nis turin me “Ismailin” e tij në kurriz të taksapaguesve shqiptar, më i poshtëruar se çdo kush tjetër, pasi për shkak të një ndërhyrje brutale në punët e saj të brendshme Kosova zyrtare:

I refuzoi prerazi dhe me dinjitet ofertën e tij për ndërmjetës i pakërkuar dhe hodhi në kosh projektin e tij të marrë nga sirtarët e Vuçiç për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kështu Prishtina bëri pluhur ëndrrën e tij, të ndërmjetësit, të negociatorit, të cilin ai e konsideronte jetike për lëkurën e tij në një kohë kur ai është në hetim penal të hapur në Uashington.

Së treti, Edi Rama nis këtë tur i poshtëruar sepse ai ulet përballë interlokutorëve, të cilët shohin në sfond prapa tij McGonigal-in e lidhur me hekura që e pret Ramën të mbarojë bisedën për ta marrë si të bashkëakuzuar në sallën gjyqit.

Shtoj këtu se akuzat për të dy nuk janë tashmë vetëm për korrupsion, por janë maisur keq edhe për disa çështje të tjera që si vepra penale, së paku trefishojnë dënimin me burg.

Së katërti, ky është turi i poshtërimit sepse ai nga Shkupi shkon në Kosovë jo si kryeministër, por si turist i paftuar nga njeri, mbasi homologu i tij ka refuzuar ta presë në rol ndërmjetësi sepse dihet botërisht se Rama është një argat i shpifur i Vuçiç. Asnjë kryeministër në botë nuk do të poshtëronte veten të shkonte në një vend të pavarur kur kryeministri i atij vendi i kushtëzon takimin dhe nuk e pret. Pretendimi se takimin Rama e kërkoi në emër të nismës së Berlinit pikërisht ditën kur në Kosovë ishin për vizitë dy kryeministra të vendeve anëtare të BE për t’i përcjellë qeverisë së Kosovës mesazhet e BE, e bënë Ramën një qesharak që turpëron veten dhe vendin e tij. Si përfundim mund të thuhet se ky është turi i vetëposhtërimit të Edi Ramës për shpëtimin e lëkurës së tij.”, shprehet Sali Berisha.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Sali Berishaturi Ballkanik

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Studentët e mjekësisë marshim drejt Kuvendit: Po përdoremi si kavie

Studentët e mjekësisë marshim drejt Kuvendit: Po përdoremi si kavie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com