GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha për zgjedhjet: Bashkitë u morën përdhunshëm, mbi 100 mln euro u shpërndanë për asfalt

13:30 - 20/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha për zgjedhjet: Bashkitë u morën përdhunshëm, mbi 100 mln euro u shpërndanë për asfalt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha foli sërish për zgjedhjet e 14 majit, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook.

“Ne po bëjmë një analizë me përgjegjësi të plotë të dramës së këtyre zgjedhjeve. Unë kuptoj dhe mirëkuptoj plotësisht çdo kërkesë nga mbështetësit tanë dhe jo vetëm, që PD të bëjë një analizë transparente dhe i garantoj se PD do e bëjë. Por ne jemi të angazhuar non-stop për të identifikuar dhe vërtetuar gjithçka bëri këto zgjedhje më të dhunuarat në historinë e Shqipërisë. Analiza e deritanishme tregon në mënyrë të qartë si kristali se në një seri bashkish nga veriu në jug, koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ i janë marrë përdhunshëm mandatet. I janë marrë mandate me forcën e bandave nga veriu me përqendrim maksimal në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Durrës, Elbasan, Sarandë, Vlorë, Korçë dhe një seri rrethesh të tjera.

Zgjedhjet u blenë haptas, sepse mbi 100 mln euro u shpërndarë për asfalte, zhavorre dhe rindërtime. Pra, kemi të bëjmë me një fenomen që nuk ka ekzistuar. Rrogat dhe pensionet nuk janë rritur kurrë dhe nuk janë përdorur kurrë për fushatë elektorale.

Ndërkohë, shpërndarja nën dorë, makineria mafioze e blerjes së votës, duke dhënë nën dorë edhe gjer në 600 euro për votë, duke u ofruar komisionerëve 10 mijë euro, edhe 20 milionë lekë, ishte në proporcionet më të paimagjinueshme. Sigurisht që blerësi kryesor i këtyre votave është Edi Rama dhe makineria e tij e narkoshtetit. Por kemi një fakt kësaj herë. Dushkun Doshi. Tek po vija këtu, një aktiviste më shkruan nga Peshkopia, se këtu në rrethin tonë, një parti pa seli, pa kryetar dhe pa anëtar, ka fituar 6 këshilltarë me faktin e vetëm se Doshi ka sjellë thasët me para dhe ka shpërnda thasët me para.

Ajo nuk e ka bërë këtë vetëm në Peshkopi. Në këto zgjedhje ai ka marrë mbi 200 mijë vota, pa mbajtur njëherë të vetme një fjalim, pa bërë një herë të vetme një takim, pa paraqitur kurrë në jetën e tij një program, përveç aleancës me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën, i cili i dha me firmë të njerëzve të tij, komisionerët dhe numëruesin në një shumicë bashkish të vendit.”- tha Berisha.

Etiketa: Kryesore1Sali BerishaZgjedhjet

Lajme të lidhura

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë
Aktualitet

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Para
A do ketë protesta? Ja si përgjigjet Berisha

A do ketë protesta? Ja si përgjigjet Berisha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka kafshuar...

Lexo më shumë
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com