GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha përgjigje Artur Metanit: Ja pse ai duhet të japë dorëheqje

16:37 - 05/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Monizmin Rama e vendosi me Bashën, e përdor si vegël të shpifur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ka shkruar një artikull, ku i kthen përgjigje Artur Metanit. Berisha shprehet se Metani duhet të japë dorëheqje si Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Sipas Berishës, Metani, duke qenë në këtë pozicion, është kërcënim madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit.

“Artur Metani në vend të reflektimit reagoi ndaj kërkesës sime, duke e konsideruar këtë kërkesë si presion, intimidim dhe që kërkesën ta paraqesë në Prokurori. Në reagimin e tij Metani, jo vetëm që nuk refuzoi dot asnjë nga akuzat e mia konkrete ndaj tij, por në një farë mënyre me injorimin e tyre ai i pranoi ato.

Me këtë rast unë i përsëris edhe njëherë z. Metani se ai me pozicionin që ka, de fakto kryeministri i drejtësisë, përbën rezik madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit, ndaj ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen”, shprehet Berisha.

Përgjigje ndaj reagimit të z. Artur Metani!

Të dashur miq, dje në takimin tim me gazetarët përsërita kërkesën time të ligjshme për dorëheqjen e menjëhershme të Artur Metanit nga Inspektor i Lartë i Drejtësisë si një kërcënim madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit.

Artur Metani në vend të reflektimit reagoi ndaj kërkesës sime, duke e konsideruar këtë kërkesë si presion, intimidim dhe që kërkesën ta paraqesë në Prokurori. Në reagimin e tij Metani, jo vetëm që nuk refuzoi dot asnjë nga akuzat e mia konkrete ndaj tij, por në një farë mënyre me injorimin e tyre ai i pranoi ato.

Me këtë rast unë i përsëris edhe njëherë z. Metani se ai me pozicionin që ka, de fakto kryeministri i drejtësisë, përbën rezik madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit, ndaj ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe këtë nuk e them absolutisht për motive politik, jo dhe jo. Unë kërkoj dorëheqjen e Artur Metanit, sepse mbi bazën e dokumentave zyrtare, rezulton antarë i rëndësishëm i organizatës kriminale të vjedhjes së shekullit. Në kohen kur ka qenë në detyrën e drejtorit të Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave, Artur Metani rezulton me fakte se është direkt dhe personalisht i implikuar në procedurat antiligjore kriminale të miratimit të kësaj afere nga Edi Rama dhe kabineti i tij.

Kështu në kundërshtim me çdo praktikë dhe pa asnjë tager ligjor, ai ka drejtuar një mbledhje me 5 zëvendës ministra në Mininstrin e Mjedisit, për t’ju imponuar atyre miratimin e zëvendësimit të strategjisë së trajtimit të mbetjeve me depozitim, seleksionim, riciklim të hartuar me 4 milionë euro nga BE me strategjinë e djegësave, duke shpallur për këtë qëllim emergjencën mjedisore kombëtare me qëllim që të krijohet baza ligjore për vjedhjen e shekullit. Shtoj këtu, se në këtë mbledhje me gjithë presionin zëvendës ministrat Ylli Manjani dhe Arben Isaraj kanë votuar kundër. Artur Metani eshtë anëtar cilësor i organizatës kriminale, sepse ai është i implikuar rëndë e direkt, pikërisht në procedurën më themelore dhe më anti ligjore që shërbeu si bazë për të gjitha aktet e tjera zyrtare të procedurës korruptive të vjedhjes së shekullit.

Unë kërkoj dorëheqjen e Artur Metanit, sepse për cilindo që merret më seriozitet dhe paanësi me hetimin e megaaferës korruptive të djegësave, Metani së bashku me Engjëll Agaçin ka përgjegjësi ligjore dhe penale direkte në miratimin që kanë dhënë për përdorimin e procedurës antiligjore pa garë dhe  me negociata të mbyllura për djegësin e Elbasanit, procedurë kjo e kundërshtuar prerazi nga Agjencia Kombëtare e Prokurimeve Publike.

Une kërkoj dorëheqjen urgjente të Artur Metanit si rrezik madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit, sepse si anëtar i organizatës kriminale të vjedhjes së shekullit, si drejtor i Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave ai mban përgjegjësi personale direkte për miratimin, ose mos denoncimin e dhënies në kundërshtim me ligjin të bonusit prej 8 pikësh një kompanie që nuk ekzistonte për ndërtimin e djegësit të Tiranës.

Edhe në këtë rast Metani ka patur dijeni të plotë nga shkresa e ministres Felaj, se nuk kompania që po i jepej bonusi prej 8 pikësh për djegësin e Tiranës nuk ekzistonte.

Për të gjitha këto Artur Metani duhet të japë dorëheqje të menjëhershme dhe të parevokueshme si kusht elementar për hetimin e shekullit, nga i cili ai në konflikt të plotë interesi përpiqet të shpëtojë duke përdorur postin e tij. sb

Etiketa: Artur MetaniberishaKryesore1

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Stuhia e fuqishme godet Serbinë (VIDEO)

Stuhia e fuqishme godet Serbinë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com