GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje, ku pretendon se tregojnë përdorimin e kamerave robotike për monitorimin e qytetarëve që marrin pjesë në protesta.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ngritur një sistem të gjerë survejimi, që sipas tij i ngjan praktikave të përdorura gjatë regjimit komunist.

“Edi Rama rikthen plotësisht survejimin e qytetarëve të kohës më të zezë të diktaturës komuniste. Për rikujtesë, për gjenerata të tëra që nuk e dinë, gjatë diktaturës, të gjitha ambientet e jashtme, anët e bulevardit, pemët, urat, etj, etj, kanë qenë të mbushura me ato që në ato kohë ne i quanim çimka, të cilat regjistronin 24 orë mbi 24 orë çdo bisedë që bëhej nga qytetarët që uleshin në ato anësore të trotuareve, ose në stola, ose në parqe.

Çmenduria e diktaturës nuk kishte kufi. Sot Edi Rama ka vendosur një sistem edhe më të thellë, edhe më të plotë survejimi se ai që ekzistonte në diktaturë. Pas instalimit të aparaturave të regjistrimit dhe përgjimit të plotë të internetit në Shqipëri, që ai bëri me rastin e bllokimit të TikTokut dhe që vazhdojnë edhe sot të kontrollojnë totalisht komunikimet me internet në Shqipëri, Edi Rama pajisi, vendosi në dispozicion të Policisë së Shtetit projektin që quhet Smart City”, shprehet Berisha.

Sipas kryedemokratit, projekti “Smart City”, i cili në vendet evropiane administrohet nga pushteti vendor dhe përdoret për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, në Shqipëri po përdoret nga Policia e Shtetit për qëllime survejimi.

Etiketa: berishapergjimqytetare

Lajme të lidhura

Mjegulla “pushton” Kukësin! Vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes
Aktualitet

Mjegulla “pushton” Kukësin! Vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes

08:20 - 07/11/26
“Rama jep dorëheqjen”/ Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

“Rama jep dorëheqjen”/ Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

07:52 - 07/11/26
Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26
Para
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

“F*ck you”/ Berisha: Rama sillet si padrino i Shqipërisë! Sharja shokuese tregon urrejtjen e tij pa kufij për shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26

Një krizë e thellë politike dhe financiare ka përfshirë Paraguajin, ku presidenti Santiago Pena është shkarkuar nga detyra dhe është...

Lexo më shumë
Mjegulla “pushton” Kukësin! Vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes

Mjegulla “pushton” Kukësin! Vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes

08:20 - 07/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 07/11/26
“Rama jep dorëheqjen”/ Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

“Rama jep dorëheqjen”/ Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

07:52 - 07/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Nëntor 2026

07:37 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com