GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha përkujton Azem Hajdarin: Tribuni ynë na thërret për të shporrur këtë qeveri

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha përkujton Azem Hajdarin: Tribuni ynë na thërret për të shporrur këtë qeveri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kujtuar sot 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajarit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ai u nda nga jeta në atë që e quajti atentat terrorist shtetëror dhe vrasja e shekullit për kombin shqiptar.

“Jeta dhe vepra e ndritur e Azem Hajdarit janë kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtarë të thjeshtë, mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave në të gjitha nivelet e saj, të hidhemi në sulm për t’ ju rikthyer shqiptarëve votën e lirë dhe fitoren e opozitës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme”, shprehetv ndër të tjera Berisha.

Postimi

Të dashur miq, sot demokratet dhe demokratët dhe mbarë shqiptarët përulen me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të lirisë së tyre, Azem Hajdari, të ekzekutuar më 12 shtator të vitit 1998 para selisë së Partisë Demokratike nga terroristë me uniformë të qeverisë së Partisë Socialiste. Ky atentat terrorist shtetëror ndaj Azem Hajdarit, vrasja e shekullit për Kombin Shqiptar, ishte një hakmarrje e verbër primitive e partisë së krimit ndaj kryetrimit, që në krye të lëvizjes studentore bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ndaj prijësit të Revolucionit Demokratik të Studentëve të Dhjetorit ‘90, themeluesit të pluralizmit politik në Shqipëri, në vendin e diktaturës staliniste më jetëgjatë në Europë.

Azem, ti je gjallë!

Të dashur miq, ata që në një akt hakmarrje të verbër ndaj Tribunit të Lirisë për përmbysjen e sistemit të baballarëve xhelat dhe mizor, kryen me 12 shtator të vitit 1998 ekzekutimin e tij, kanë marrë dhe do marrin gjithmonë për aktin e tyre makabër, ndëshkimin e historisë.

Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendës së guximit mbinjerëzor, bëhen çdo vit që kalon më të ndritur dhe më madhështor.

Sot 26 vite pas ekzekutimit të tij kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit janë më frymëzuese se kurrë. Gjithnjë e më e pakufishme bëhet mirënjohja e shqiptarëve për birin e tyre që si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirinë dhe dinjitetin e munguar. Sot demokratet dhe demokratët frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike e Azem Hajdarit për t’u ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë regjimin e diktaturës së bandave, kakistokracisë dhe tradhëtisë së lartë kombëtare të Edi Ramës. Jeta dhe vepra e ndritur e Azem Hajdarit janë kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtarë të thjeshtë, mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave në të gjitha nivelet e saj, të hidhemi në sulm për t’ ju rikthyer shqiptarëve votën e lirë dhe fitoren e opozitës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme

Demokrate dhe demokratë tribuni ynë sot na therret: O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm!

Azem ti je gjallë!

 

Etiketa: berishahajdari

Lajme të lidhura

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme
Aktualitet

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:30 - 21/10/26
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!
Aktualitet

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre
Aktualitet

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Para
Thumanë-Kashar çështje në Kuvend/ Akuzat: Si Qeveria favorizoi oligarkun Bashkim Ulaj

Thumanë-Kashar çështje në Kuvend/ Akuzat: Si Qeveria favorizoi oligarkun Bashkim Ulaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme
Aktualitet

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:30 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e të rinjve të ndaluar gjatë protestës pasi janë konstatuar parregullsi në arrestime. Ndalimet...

Lexo më shumë
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com