GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha përkujton Ibrahim Rugovën: Ishte ndërtuesi i pavarësisë së Kosovës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha përkujton Ibrahim Rugovën: Ishte ndërtuesi i pavarësisë së Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë konferencës shkencore Jubilare ‘Dr. Ibrahim Rugova dhe shtetformimi në Kosovë’  u shpreh se Rugova ishte ndërtuesi i pavarësisë së Kosovës, një faktor kryesor i garancive për një Kosovë demokratike .

‘Askush nuk mund të ishte si ai, president i shqiptarëve, serbëve, malazezëve, boshnjakëve, romëve i të gjithë qytetarëve që jetonin në Kosovë’- u shpreh Berisha.

Fjala e plotë:

Rugova ishte ndërtuesi i pavarësisë së Kosovës, ishte ndërtuesi i saj. Ai ishte një fakt kryesor, i garancive për një Kosovë demokratike

Rugova ishte ndërtuesi i pavarësisë së Kosovës, ishte ndërtuesi i saj.

Natyrisht projekti i tij paqësor kishte kufij të caktuar dhe realizimi i tij pa luftën ishte i pamundur.

Historianët do të nxjerrin të vërtetën, sepse ai këtu në ministrinë e tij të mbrojtjes që kishte, ajo ministri këtu stërviste ushtarakë. Po. Dhe aq sa konsiderohet Adem Jashari, themelues i UÇK-së, e vërteta është se Adem Jashari, jo një, por mbase 2-3 herë është stërvitur në Shqipëri nën drejtimin e qeverisë së Kosovës.

Megjithatë ata që bënë luftën kanë meritën e jashtëzakonshme, historike. Ata shtynë përpara projektin e pavarësisë. Bënë të mundur që Aleanca e Atlantikut të Veriut të ndërmarrë sulmin më të madh pas luftës së dytë botërore, për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

Paslufta përsëri shqiptarët në Kosovë, në të gjitha zgjedhjet, votuan Rugovën dhe LDK-në.

Në besim të madh e pyet një gazetar i CNN, në kampin e shqiptarëve në Maqedoni, pse e doni ju këtë, një fshatar me qeleshe; e duam thotë, se është i civilizuar.

Në fakt ai ishte i civilizuar. Ai Ibrahim Rugova imponohej me civilitetin e tij.

Në këtë kontekst, ai ishte një fakt madhor, kryesor, i garancive për një Kosovë demokratike, Kosovë të qytetarëve të barabartë para ligjit.

Askush nuk mund të ishte si ai, president i shqiptarëve, serbëve, malazezëve, boshnjakëve, romëve i të gjithë  qytetarëve që jetonin në Kosovë.

Dhe askush nuk mund të vinte në diskutim kredencialet e tij.

Përpjekjet që Kosova të mos jetë e pavarur,  dhe qenë shumë të forta gjithnjë ndesheshin me faktorin Rugova, i cili ishte një garant i një shteti të lirë, të pavarur.

Kurrë nuk arritën që të lëshonin akuzën e vetme në këtë drejtim.

Nuk donin pavarësinë pas lufte, të jemi realistë, e donin SHBA-të dhe e bënë ato, por Europa u lëkund shumë, për fat të keq.

Fillimisht eci drejt saj, pastaj ndodhi një stopim i paarsyeshëm i asaj ideje, dhe filluan njësoj si gjatë pavarësisë së Shqipërisë, pse dy shtete islamike, ndërkohë që ne ishim shtete laike, në një kohë që nuk e deshëm vetë të ishim dy shtete, por na detyruan vetë të ishim dy shtete, por ai qëndroi dhe u shndërrua në një nga faktorët më kryesor të besimit të botës, për një Kosovë të lirë, të pavarur.

Ndaj dhe ne, unë do ta mbyll fjalën time me një mirënjohje të thellë për veprën e pavdekshme të Ibrahim Rugovës.

Po e përshëndes këtu, mikun e tij të ngushtë mikun e tij të ngushtë, dhe mikun tim presidentin Fatmir Sejdiu dhe të gjithë të pranishmit, zotin Nesho dhe të gjithë të pranishmit për këtë konferencë kushtuar një gjeniu të papërsëritshëm në politikën shqiptare siç ishte, Ibrahim Rugova.

Etiketa: berisharugova

Lajme të lidhura

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)
Aktualitet

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët
Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë
Aktualitet

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
Para
Porti Durrës/ Media gjermane: Dyshime mbi Ballukun, çfarë fshihet pas “fasadës” kroate

Porti Durrës/ Media gjermane: Dyshime mbi Ballukun, çfarë fshihet pas “fasadës” kroate

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)
Aktualitet

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

Ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog me protestuesit ka "ndezur" rrjetet sociale me meme dhe ironi. Ditën e djeshme,...

Lexo më shumë
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26
Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com