GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha përkujton rrëzimin e Murit të Berlinit, frymëzon “mosbindjen civile” dhe e shpall Sorosin armik kombëtar

20:31 - 08/11/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha përkujton rrëzimin e Murit të Berlinit, frymëzon “mosbindjen civile” dhe e shpall Sorosin armik kombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur edhe te rreziku i shkaktuar në Shqipëri nga tentakulat e Xhorxh Soros.

‘Është jetike për shpëtuar Shqipërinë nga Xhorxh Sorosi, armik i egër i qënies tonë kombëtare’, theksoi Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, kjo ngjarje fton çdo shqiptar të ngrihet para se të votojnë te kutitë e votimit, të votojnë me mosbindje civile! Të votojnë me revoltë kundër narkoshtetit, Edi Ramës, organizatës së tij kriminale që quhet qeveri, narkozyrtarëve të tij, organizatës kriminatë Skapit të partisë.

Është jetike, është vendimtare për shpëtuar Shqipërinë të shndërruar në kopshtin e helmuar të Xhorxh Sorosit, këtij armiku të egër të qënies tonë kombëtare, të demokracisë shqiptare. Këtij kryekorruptori, kryecensori të planetit.

Të dashur miq, Shqipëria sot ngjet me të sëmurin të shtruar në spital urgjence. Pret ne, pret qytetarët e saj t’i rikthejnë shëndetin dhe gjallërinë, jetën dhe fuqinë. Ta shpëtojmë nga këta hajna që e vjedhin dhe e plaçkisin çdo ditë nga mëngjesi në darkë, çdo natë, çdo javë, çdo muaj dhe përzenë shqiptarët nga dheu i tyre.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar rrëzimin e Murit të Berlinit, moment ky historik i ndodhur më 9 nëntor 1989, 35 vite më parë.

Berisha u shpreh se gjermanët me rrëzimin e këtij muri dëshmuan se nuk pranuan më shtypje, persekutim dhe diktaturë në vendin e tyre.

“Rrëzimi i Murit të Berlinit është vepër e trimërisë, e guximit, shpirtit të pamposhtur të qytetarëve gjermanë të Gjermanisë Lindore, të cilët nuk pranonin më shtypjen, persekutimin, diktaturën në vendin e tyre”, tha ai.

Sakaq, kryedemokrati shtoi se “rënia e Murit të Berlinit u bë e mundur nga qëndrimi vizionar, guximtar i kancelarit më të madh të të gjitha kohërave, Helmut Kohl.”

Ish-kryeministri tha se përmes kësaj mosbindje civile, gjermanët votuan dhe se rënia e Murit të Berlinit frymëzoi kombet e tjera për rrëzimin e komunizmit.

“Pra, me mosbindje civile gjermanët votuan. Rënia e Murit të Berlinit frymëzoi kombe të tjera në diktaturat ish-komunsite dhe ato njëra pas tjetrës u ngritën në revolucionet e vitit ’89. Përmbysën në Poloni, Çeki, Hungari, Bullgari, Rumani klikat komuniste.”, u shpreh Berisha.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufijshme, ju guximtareve dhe guximtarëve, misionarëve të vërtetë të kauzes së drejtë të çdo shqiptari të lirisë, dinjitetit, interesit kombëtar të shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt miqve tanë demokristianë, z.Zef Morina për fjalën e tij.

Të dashur miq, nesër kombi i madh gjerman dhe popujt që u dergjën në diktaturat komuniste kanë një ngjarje të madhe. Më 9 nëntor të vitit 1989, 35 vite më parë gjermanët u vërsulën si luanë mbi murin e Berlinit që ndante mbretërinë e lirisë nga mbretëria e tiranisë.

Që ndante diktaturat nga vendet e lira dhe rrëzuan atë.
Rrëzimi i Murit të Berlinit është një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e lirisë të kombit gjerman, të Europës dhe botës.

Rrëzimi i Murit të Berlinit është vepër e trimërisë, e guximit, shpirtit të pamposhtur të qytetarëve gjermanë të Gjermanisë Lindore, të cilët nuk pranonin më shtypjen, persekutimin, diktaturën në vendin e tyre.

Ky akt madhor në historinë e lirisë u frymëzua nga thirrja që do bënte më parë presidenti i SHBA-ve, Ronald Reagan në Portën e Bandenburgut.

Në fjalën e tij, ai do i drejtohej diktatorit sovjetik, z.Gorbaçov: hiqe këtë mur! Gjermanët të cilët muri i ndante nga kombi i lirë i tyre nisën betejën me murin dhe diktaturën.

Por rënia e Murit të Berlinit u bë e mundur nga qendrimi vizionar, guximtar i kancelarit më të madh të të gjitha kohërave, Helmut Kohl.

Ky burrë i madh i kombit gjerman frymëzoi me qendrimet e tij bashkëkombasit e vet përtej murit, dhe kur ata bënin qindra kilometra për të kaluar në Gjermaninë Perëndimore nëpërmjet Austrisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, etj., ai u thoshte gjermanëve se bashkëatdhetarët tanë po votojnë me këmbë.

Pra, me mosbindje civile gjermanët votuan.

Rënia e murit u bë e mundur nga qendrimi vizionar i mikut të madh të kombit shqiptar, burrit të shquar të kombit amerikan, Xhorxh Bush, i cili duhet të themi të vërtetën në dallim nga udhëheqësit e tjerë perëndimorë të asaj kohe shikonte te rënia e murit dhe bashkimi i Gjermanisë një dimension madhor të lirisë në Europë dhe në botë.

Shikonte tek një Gjermani e bashkuar një lokomotivë të vërtetë të BE, por edhe një vend ndër më të fuqishmit në aleancën e Atlantikut të Veriut.

Rënia e Murit të Berlinit frymëzoi kombe të tjera në diktaturat ish-komunsite dhe ato njëra pas tjetrës u ngritën në revolucionet e vitit ’89. Përmbysën në Poloni, Çeki, Hungari, Bullgari, Rumani klikat komuniste.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Drejtuesja e Ambasadës së SHBA: Sa herë takohem me qeveritarët u them “reforma në drejtësi është e pakthyeshme”

Drejtuesja e Ambasadës së SHBA: Sa herë takohem me qeveritarët u them "reforma në drejtësi është e pakthyeshme"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com