GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Berisha përshëndet Samitin: Varrosi projektin e Ballkanit të Hapur

12:29 - 16/10/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha përshëndet Samitin: Varrosi projektin e Ballkanit të Hapur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ditën e sotme, nga selia blu përshëndeti Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë.

Sipas Berishës, prania e liderëve të BE është një garanci më shumë për shqiptarët dhe popullin opozitar.

Gjithashtu, Berisha u shpreh se samiti i sotëm varrosi pikërisht në ndërtesën mauzole të diktatorit, projektin e Ballkanit të Hapur.

“PD mbështet dhe përshëndet samitin e sotëm të liderëve të vendeve anëtare të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, si një ngjarje ndër më të rëndësishmet, pas samitit të Selanikut 20 vite më parë.

Samiti i sotëm në Tiranë dëshmon vullnetin, konsekuencën e BE dhe liderëve të vendeve anëtare për të mbështetur perspektivën evropiane të vendeve të rajonit tonë, për të mbështetur procesin e integrimit të tyre në BE.

PD, si lokomotivë e proceseve integruese euroatlantike, garanton pjesëmarrësit e këtij samiti se ajo mbetet e vendosur, e përkushtuar me programin e saj, të bëjë gjithçka për të avancuar procesin e rëndësishëm të integrimit në BE si e ardhmja më e mirë e shqiptarëve, por edhe popujve të tjerë, në paqe, begati dhe zhvillim.

PD thekson se nga samiti i Selanikut gjer sot, kanë kaluar 20 vite, por mjerisht vetëm një vend i rajonit nga ajo kohë, është sot anëtar i plotë i BE, Kroacia. Dhe kjo, absolutisht jo se ka munguar predispozita apo dëshira e BE për integrimin e këtyre vendeve, por sepse dhjetë vitet e fundit, procesi i integrimit për shkak të regjimeve autokratike të instaluara në disa vende të këtij rajoni, u shndërrua në një horizont që largohej gjithnjë e më shumë.

Prania sot e liderëve të BE është një garanci më shumë për shqiptarët dhe popullin opozitar se asnjë lloj fasade e Edi Ramës nuk do mund të pengojë ata të shohin muret që Edi Rama ka ngritur dhe që ndajnë Tiranën me Brukselin. Të shohin murin e kleptokracisë dhe korrupsionit, murin e drogës dhe krimit të organizuar, murin e varfërisë dhe mjerimit, murin e monizmit thuaj të plotë dhe luftës antikushtetuese, antiligjore ndaj opozitës.”

Berisha tha se “PD shpreh gjithashtu vlerësimin më të madh për samitin e sotëm sepse sot, këta burra të shquar të BE, varrosin pikërisht në ndërtesën mauzole të diktatorit, projektin e Ballkanit të Hapur, të Edi Ramës.
Projekt ky, de facto ruso-serb, i cili synonte në një mënyrë apo në një tjetër, rikthimin e Serbisë së Madhe dhe rikthimin e rajonit në zonë influence të Rusisë.
Ky projekt, në të cilin Edi Rama u bë promotor kryesor dhe tundte flamurin e tij, që mbështetej fuqishëm nga Sergi Lavrov, por në fakt edhe nga Aleksandër Soros, sot, thashë dhe njëherë, varroset në këtë samit dhe kjo është një arritje e madhe për shqiptarët, një arritje e madhe për të gjitha kombet e rajonit, që shohin të ardhmen e tyre më të mirë në BE.
Kjo është një goditje e të gjitha aspiratave të hegjemonizmit serb dhe influencës ruse në rajon.
Ndaj dhe njëherë, e mbyll këtë deklaratë duke iu uruar sukses të plotë punimeve të këtij samiti historik për rajonin dhe Europën në Tiranë.”

 

Etiketa: deklarataKryesore1Sali BerishaSamiti

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Rama: Kemi ndasi të mëdha mes nesh, të punojmë para se të jetë vonë

Rama: Kemi ndasi të mëdha mes nesh, të punojmë para se të jetë vonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com