GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Po ushtrohet presion ndaj SPAK, Metani të dorëhiqet nga ILD

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Po ushtrohet presion ndaj SPAK, Metani të dorëhiqet nga ILD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha, kërkoi sot dorëheqjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Berisha tha se Metani është i zhytur në aferën e djegësave

“Sipas burimeve origjinale, po ushtrohet presion i madh ndaj ekipit të hetimit të vjedhjes së shekullit. Në këtë kontekst, kërkoj të hetohet çdo kontakt i cilitdo punonjës me ekipin e hetimit të vjedhjes së shekullit.

Në këtë kontekst, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të inspektorit të lartë të drejtësisë, Artur Metani, i cili është ligjërisht dhe penalisht një nga përgjegjësit më kryesorë të aferës së djegësave në Shqipëri.

Artur Metani, informoj shqiptarët, se është bashkë me Engjëll Agaçin, njeriu që ka argumentuar, që ka marrë pjesë në të gjithë argumentimet ligjore të Këshillit të Ministrave.

Artur Metani, ish-drejtues i departamentit juridik të Këshillit të Ministrave, që është gardiani kryesor i vendimeve të Këshillit të Ministrave, bashkë me Agaçin kanë legjitimuar një procedurë krimi.

Artur Metani është i zhytur kokë e xhep në vjedhjen e shekullit. Ai, pa asnjë tagër, ka kryesuar mbledhjen me 5 zëvendësministra në Ministrinë e Mjedisit, e bërë me qëllim nga Edi Rama dhe Engjëll Agaçi për të shkelmuar strategjinë e hartuar me 4 mln euro investime të BE për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri me depozitim, seleksionim, riciklim.

Ky zotëri ka kryesuar mbledhjen pa asnjë tagër, thjesht për interesa të kupolës së mafies së plehrave.

Ndaj i kërkoj dorëheqjen e menjëhershme nga posti, sepse përbën kërcënim potencial madhor për të gjithë hetuesit dhe gjykatësit e kësaj çështje, pasi ai është vetë i inkriminuar plotësisht dhe tërësisht”, tha Berisha.

Etiketa: berishaILDMetani

Lajme të lidhura

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi
Aktualitet

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Para
Investitorët strategjikë, Basha: Do i hetojmë nga Kuvendi ata që…

Investitorët strategjikë, Basha: Do i hetojmë nga Kuvendi ata që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com