GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Premtimin e ishullit të Osumit për Beratin e mori lumi, Ramës i ngeli turpi dhe mashtrimi

19:51 - 17/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Premtimin e ishullit të Osumit për Beratin e mori lumi, Ramës i ngeli turpi dhe mashtrimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i ka kujtuar Edi Ramës, premtimin e ishullit në Osum.

“Mendoni për një moment, të duket se është qyteti i kohës së ndaluar. Qyteti nuk njohu, jo që nuk njohu investime, por edhe universiteti u mbyll. Universiteti, i cili i jepte qytetit gjallëri, shpresë dhe besim.

Berati, të cilit iu premtua ishulli i Osumit, premtimin e ishullit e mori lumi. Kurse, Edi Ramës i ngelet turpi dhe mashtrimi“, tha Berisha.

Pjesë nga fjala:

Shpreh krenarinë time me ju sot, që jeni jo vetëm krenaria e Beratit, por jeni krenaria e Shqipërisë dhe e shqiptarëve për parlamentin e ardhshëm.

Të dashur miq, ditët po na afrojnë një datë të madhe, një ngjarje të madhe, një datë që do ndajë epokat, do ndajë narko-diktaturën, do ndajë 12 vite, në të cilat shqiptarët u larguan nga Berati, u larguan nga trojet e tyre sa kurrë ndonjëherë në tërë historinë qindra e qindra vjeçare.

Pra, po shkojmë drejt një vendimi të madh, që çdo qytetare dhe qytetar i Beratit, i këtij qarku dhe tërë Shqipërisë do marrë më 11 maj për t’u ndarë me një të keqe e cila dëmtoi kombin, zbrazi Shqipërinë, pakësoi shqiptarët sa asnjë luftë, sa asnjë epidemi, sa asnjë fatkeqësi në tërë historinë e tyre.

Miq, sot është një moment për t’u përulur me nderim të madh shumë, para baballarëve, gjyshërve, stërgjyshërve tuaj, të cilët këtu buzë Osumit ndërtuan një kryevepër madhështore, siç është qyteti juaj. E vendosën Beratin në kurorën e trashëgimisë së qytetërimit botëror. Berati madhështor është vepra e tyre e pavdekshme, e përjetshme.

Berati madhështor është frymëzim i madh për çdo shqiptare dhe shqiptar , për çdo beratase dhe për çdo beratas, për të bërë çdo gjë, për t’u ngritur në lartësinë e kësaj madhështie që trashëgojmë ne në këtë qytet.

Pra, Berati, diamant në kurorën e kulturës botërore, këto 12 vite njohu braktisje, braktisje dhe vetëm braktisje..

Berati, diamant në kurorën e trashëgimisë kulturore botërore, këto 12 vite njohu një varfërim të banorëve të saj, një varfërim shumë të pamerituar, ky qytet, ky rreth.

Mendoni për një moment, të duket se është qyteti i kohës së ndaluar. Qyteti nuk njohu, jo që nuk njohu investime, por edhe universiteti u mbyll. Universiteti, i cili i jepte qytetit gjallëri, shpresë dhe besim.

Berati, të cilit iu premtua ishulli i Osumit, premtimin e ishullit e mori lumi. Kurse, Edi Ramës i ngelet turpi dhe mashtrimi.

Etiketa: Beratberisha

Lajme të lidhura

“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës
Breaking Views

“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës

20:39 - 03/03/26
Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave
Aktualitet

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

20:27 - 03/03/26
Supergoditje në Ekuador, bie karteli shqiptar i kokainës, 16 të arrestuar
Aktualitet

Supergoditje në Ekuador, bie karteli shqiptar i kokainës, 16 të arrestuar

19:47 - 03/03/26
Para
Qëndresa Qytetare: Blendi Klosi po kërcënon Diasporën, SPAK duhet të reagojë

Qëndresa Qytetare: Blendi Klosi po kërcënon Diasporën, SPAK duhet të reagojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi
Breaking Views

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi

23:29 - 03/03/26

Jasir Asani ka lënë pas Iranin dhe luftën atje duke u larguar nga vendi i cili është përfshirë në konflikt...

Lexo më shumë
Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

23:21 - 03/03/26
Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

22:01 - 03/03/26
“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës

“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës

20:39 - 03/03/26
Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

20:27 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com