GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Premtoi ujë dhe nuk e solli kurrë, krutanët do i japin ujë në bisht të lugës Ramës

12:19 - 18/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Premtoi ujë dhe nuk e solli kurrë, krutanët do i japin ujë në bisht të lugës Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me bizneset në tregun artisanal të Krujës, ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe autoriteteve lokale, duke akuzuar se Kruja është lënë pas dore për më shumë se 12 vjet.

Berisha tha se qyteti, i njohur për historinë dhe rëndësinë e tij kombëtare, është lënë pa infrastrukturë, pa ujë dhe pa mbështetje për bizneset dhe fermerët, ndërkohë që investimet janë të orientuara vetëm për interesat personale të Bashkisë.

Berisha theksoi se nëse PD vjen në pushtet, do të ndërmarrë një sërë masash për të zgjidhur këto probleme, duke përfshirë uljen e çmimit të energjisë elektrike, përgjysmimin e çmimit të ujit dhe kufizimin e taksave të Bashkisë në një përqindje të caktuar të xhiros së biznesit. Ai tha gjithashtu se PD do të përqendrohet në mbështetje të prodhimit vendas dhe do të krijojë një klimë më miqësore për bizneset.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Në disa mbështetje do ua bëjmë, energjinë do e ulim, energjinë do e zbresim nga 18 në 6 lekë. Ujin do e përgjysmojmë. Bashkisë do ia vëmë kufirin tek thana, nuk do mund të vërë taksa sipas qejfit, por kurrë më shumë se sa 1 përqind të xhiros. Do bëjmë gjithçka të promovojmë sa më shumë prodhimin vendas, por duke krijuar klimën më miqësore ndaj biznesit.
Cilido që do të shohë përqendrimin më absolut të pushteteve, le të vijë në Krujë. Kryeqytet krenar, i pavdekshëm, i kombit shqiptar, e kanë zhveshur nga të gjitha institucionet. 12 vite, përveç Bushit që investon për vete, 0 zero investime përveç betonit. Rruga ashtu siç ka qenë, ka mbetur. Të gjitha institucionet ia kanë hequr Krujës.

Një rrugë, e premtuar dhe me projekt të gatshëm, ecën sa për të mos mbaruar ndonjëherë. Kruja, emrin e merr nga fjala e bukur krua, kroje, dhe ujë nuk ka. U ngjit njëherë ai, çfarë emri t’i vëmë, por u ngjit dhe e ktheu një gotë ujë atje, por uji nuk erdhi në Krujë, ajo që erdhi, erdhi me probleme dhe Kruja mes ujërave dhe krojeve vuan për ujë. Po kështu fermerët e Krujës, po kështu biznesmenët e Krujës. Ne jemi për një ndryshim të madh. Së pari këtë ndryshim ne do ta nisim atje ku është dhimbja, dhe dhimbja është tek ata, të cilët paguhen sot 3 herë më pak se sa duhet të paguheshin po të krahasohej rritja e çmimeve. Pra, një pensionist që në vitin 2013, vit në të cilin buka ishte 400-500 lekë dhe sot është 900-1000 lekë, vit në cilin domatet ishin 100 lekë dhe sot janë 400 lekë. Pra, mallrat dhe ushqimet baze ishin mbi 100 përqind më të lira se sot.

Në qoftë se bëjmë modelimin, do gjejmë se pensioni që ishte 120 euro, duhej të ishte sot minimumi 390-400 euro në qoftë se rregulli është që rritja e çmimeve të mbulohet me rritjen e rrogave dhe pensioneve. Por ky u kujtua për rrogat e veta, rriti rrogat e zyrtarëve të lartë, i tre ose katërfishoi ato, kurse rrogat e ulëta dhe pensionet i la me indeksim apo pa indeksime, dhe faktikisht qoftë rroga e ulët, qoftë pensioni, janë në përpjestim të zhdrejtë me çmimet. Çmimet këtu janë sa në Europë, sa në Itali, çmimet e ushqimeve dhe mallrave bazë po flas. Buka u kushton shqiptarëve rreth 80 herë më shumë se europianëve. Pse? Se duket shifër e lartë shumë. Por e para, shqiptarët konsumojnë bukë 4 herë më shumë se mesatarja evropiane. E dyta, shqiptarët kanë rrogën 6 herë më të ulët se mesatarja evropiane.

Pra, janë një seri faktorësh që e bëjnë bukën një mall të kushtueshëm, shumë më të kushtueshëm se ç’duhej të ishte për shqiptarët. Dhe tani këta zotërinjtë, si ngushëllim kanë nxjerrë shprehjen, në Shqipëri nuk vdes kush për bukë. Tani duhet të jemi realistë, në Shqipëri njerëzit e kanë ndarë kafshatën me njëri-tjetrin, nuk kanë lënë njëri-tjetrin të vdesë. Dhe të dalësh sot të justifikosh varfërimin që u ke bërë të tjerëve, në një kohë kur bashkëmoshatari i tij në Mal të Zi që merrte më pak në vitin 2013, tani merr 450 euro pension, ti nuk bën gjë tjetër vetëm u justifikon vjedhjen qytetarëve. Nuk është problemi të shkojë puna të vdesë njeriu për bukë, problemi është që njeriu të ketë gjërat bazë pa ngushtim, pa dhimbje, të mos detyrohet të përzërë fëmijët nga sofra. Pra, ka një qëndrim të papërgjegjshëm shumë ndaj qytetarëve.

A mund të imagjinoni ju këtë vend me zyrtarë që marrin 7 mijë euro në muaj. Në botë, një vend i tillë nuk ekziston, që një punonjës të marrë 7 mijë euro, një pension të jetë 120 euro.

Kjo është jashtë çdo lloj morali dhe ka vetëm moralin e Edi Ramës, një narkoshteti, që sundon me krimin, që vjedh me krimin dhe largon shqiptarët çdo ditë nga Shqipëria.

Pra, rrogën si hap i parë 500 euro, bizneset, ata më treguan se këto 12 vite nuk janë bërë as 10 përqind të investimeve në këtë qark se ato që u bënë 8 vite para tyre.

Edi Rama e ka inauguruar dy herë rrugën e Sari Sëlltikut, të ndërtuar dhe inauguruar nga ne. Dhe mendon se është harruar, por nuk e di ai se krutanët i japin ujë në bisht të lugës atij.

Etiketa: berishakrutane

Lajme të lidhura

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Para
Salianji u drejtohet të rinjve që votojnë për herë të parë: Ti e ke në dorë ta bësh ndryshimin

Salianji u drejtohet të rinjve që votojnë për herë të parë: Ti e ke në dorë ta bësh ndryshimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com