GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha premton nga Roma: Zero taksa për këdo që rikthehet në Shqipëri

17:15 - 09/02/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha nga Roma: Rama ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit, a do të lejojmë të zhdukemi si komb?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare të Romës. “Ju do jeni aksionerët e transformimit të vendit”, iu drejtua Berisha shqiptarëve të Italisë.

Ai premtoi nga Roma se nëse PD fiton zgjedhjet e 11 majit, qeveria e ardhshme do të heqë taksat për këdo që rikthehet në Shqipëri dhe kërkon të investojë në atdhe.

Most Computer Owners Don’t Know This. Do It Today!
Outbyte Driver Updater
Health: American soldiers swear by this unbreakable smartwatch
Innovation Magazine
Sponsored Links
“Mrekullia e dytë e madhe që ndodhi ishte vota juaj, votimi i diasporës. Edhe kjo ishte një mrekulli se nuk mblidhen të gjitha. Po, se votën tuaj Edi Rama nuk e kontrollon dot me bandat, me Bajrët, me Çelët, me të gjithë me radhë mos t’ua mërzis veshët ju me emrat e vrasësve. Mund të tentojë të blejë 10-15 po nuk u blen dot ju, njerëz të lirë. Ndaj dhe udhëtimi tek ju është udhëtim drejt fitores. Ka tmerr, është penduar.

 

Shikoni ku arrin, nuk ka skrupull. Nuk njoh pasaportat biometrike italiane, gjermane, franceze, etj. Ju pasaportat biometrike italiane mund t’i përdorni në Shqipëri për çdo gjë, përveç të drejtës kushtetuese të votës, e cila nuk ka asnjë lloj pengese veç frikës së tmerrshme të Edi Ramës nga ju. Ndaj miqtë e mi, këto zgjedhje janë për ekzistencën e Shqipërisë. Këto zgjedhje janë për të ardhmen e saj. Unë u jap vetëm një të dhënë: në vitin 2009-13, 118 mijë emigrantë u kthyen në Shqipëri. Unë u jap fjalën e nderit që ju kursimet tuaja, të ardhmen tuaj të vini ta ndërtoni në Shqipëri.

Nuk ka vend si Shqipëria në botë. Shqipëria është e bukura e dheut. Është vendi më i bukur, më i pasur se në çdo vend tjetër. 5 vite pa asnjë taksë në Shqipëri. I keni paguar ju taksat prej 20-30 vitesh me remitancat që keni dërguar në Shqipëri. Nuk ka taksa. Të ktheheni dhe të ndërtoni suksesin në Shqipëri siç e keni ndërtuar në Itali. Unë e di se ju të gjithë ndani kursimet tuaja mne familjet në Tiranë sepse pensionet e tyre janë qesharake. Një pensionist e ka pensionin sa e ka qeni i shtëpisë në Gjermani. Po, po. Paguan 130 euro për qenin. 100 euro për macen. Dhe rrin e u thotë, përmbyset Shqipëria nëse rrisim pensionet. Si u përmbytka Shqipëria? Pyesni pak prindërit tuaj, a u dyfishuan pensionet në vitet 2005-2013? Si u bë ajo?

Po sigurisht, ata janë aksionerë në pasurinë kombëtare. Ata kanë shkrirë djersën, mundin në pasurinë kombëtare dhe buxheti duhet t’u japë atyre. Dhe unë u garantoj se 3 muajt e parë do përmbyset shpërndarja e të ardhurave dhe buxhetit. Do vendoset minimumi jetik. Nuk do ketë pension nën 200 euro për të ecur në nivelet më të larta të pensioneve në rajon. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro. Ky është lehtësim edhe për ju se ju përballoni kafshatën e njerëzve tuaj, ilaçet e njerëzve tuaj. Ata duhet të kenë mundësi t’i blejnë vëtë. Pra, do e transformojmë Shqipërinë. Shqipëria ka nevojë për një transformim të thellë. Dhe unë u garantoj se programi ynë do e transformojë Shqipërinë dhe ju do të jeni aksionerë të rëndësishëm, kryesorë të këtij transformimi”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishaRometaksa

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
“Luftë” mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit, lëndohen disa efektivë

“Luftë” mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit, lëndohen disa efektivë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com