GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha prezanton kandidatin në Rrogozhinë: Të ndalim largimin e shqiptarëve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha prezanton kandidatin në Rrogozhinë: Të ndalim largimin e shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe koalicioni i lirisë, kanë prezantuar sot kandidatin për kryetar bashkie në Rrogozhinë, Hekuran Xhani. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka hedhur një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve të ngrihen për të larguar këtë qeveri.

Berisha tha se për shkak që Rama ka lënë në mëshirë të fatit fermerët, qytetarët e këtyre zonave që merren me bujqësi po braktisin vendin, për të punuar në të njëjtin sektor por jashtë. Sipas tij, kjo është e dhimbshme, pasi këta persona atë kontribut mund ta jepnin në vendin e tyre dhe jo të emigrojnë.

“Së pari dua t’iu përshëndes juve, t’iu përshëndes bijtë e bijat e Rrogozhinës në emigracion dhe kudo që janë, ju ftoj ju që ta shndërrojmë këtë në fushatën e mbjelljes së shpresës. Të bashkohemi në këtë fushatë, për ti dhënë shpresën e votës së lirë shqiptarëve. Këto zgjedhje në 6 bashki, vërtetë janë zgjedhje vendore, por rëndësia e tyre është kombëtare, e jashtëzakonshme.

Pavarësisht tokave pjellore, detit, ajrit, Rrogozhina braktiset, braktiset dhe vetëm braktiset. Kjo nuk vjen se qytetarët e Rrogozhinës nuk kanë mall për vendin e tyre, por sepse kanë përballë një regjim arrogant, që nuk do t’ia di për hallet dhe brengate e tyre, duke i detyruar që të largohen.

Sot banorët e Rrogozhinës dhe mbarë Shqipërisë, shqiptarët detyrohen që të largohen si emigrantë dhe në Maqedoni dhe Malin e Zi. Rritja e ushqimeve është e pandalshme, ndërsa rroga në raport me çmimet zvogëlohen çdo muaj dhe më shumë, fermerët e Rrogozhinës dhe të gjithë Shqipërisë, janë sot më të braktisurit nga shteti”, tha ai.

Sipas tij, në vendin tonë fermerët paguajnë taksa më të larta dhe marri më pak subvencione.

“Në një akt çnjerëzor e hoqi dhe TVSH-në 6%, sot fermeri shqiptarë paguan plehrat kimike 3 herë, 4 herë më shtrenjtë se 8 vite më parë, sot fermeri shqiptar paguan naftën me të njëjtën çmim si fermeri i Zvicrës, i cili ka të ardhura 10 herë më të mëdha se fermeri shqiptar. Ku janë investimet, pyeteni veten”, tha ai. Më tutje ai ka përmendur edhe Ballkanin e hapur duke thënë se kjo është goditja më e madhe që Rama iu dha qytetarëve shqiptarë, por edhe atyre kosovarë.

 

Etiketa: Edi RamaRrogozhineSali Berisha

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë
Breaking Views

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate
Breaking Views

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26
Para
Nuk shkoi në darkën me Donaldin, zbulohet ç’bëri Beatrix pas shakasë që e mërziti

Nuk shkoi në darkën me Donaldin, zbulohet ç’bëri Beatrix pas shakasë që e mërziti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com