GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Propaganda e Ramës, arma më çnjerëzore kundër qytetarëve

20:58 - 31/08/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha betohet: Betejë pa kthim për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e mbrëmjes së sotme, ka denoncuar propagandën çnjerëzore të narko-regjimit të Edi Ramës, kundër lirive, dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve.

Më tej Berisha theksoi se roli i çdo demokrati dhe demokrateje është jetik dhe vendimtar për të ndriçuar mendjet dhe zemrat e shqiptarëve për të mbrojtur qytetarët nga një agresion mediatik, të cilin e kanë njohur vetëm në diktaturë.

Pjesë nga fjala

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohje më të pakufijshme ndaj jush guximtareve dhe guximtarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Mirënjohje të pakufijshme oratorëve të parlamentit të lirisë që shpërndajnë çdo natë në të katërta anët e vendit të vërteta që nxjerr propaganda e mashtrimit qeveritar. Që nxjerrin çdo natë në pah fytyrën e vërtetë të narko-regjimit dhe kreut të tij, Edi Rama.

Të dashur miq, nuk ka sot popull në Europë që të ketë një propagandë kaq mashtruese mediatike sa Shqipëria. Kjo propagandë është shndërruar në armën më çnjerëzore kundër qytetarëve shqiptarë, kundër lirive tyre, dinjitetit tyre, shpresës tyre, ekonomisë tyre, të ardhmes së tyre.

Kjo propagandë e cila ushqehet ditë e natë me paratë e taksave tuaja, dhe që shpallet private, po në fakt është gjer në palcë shtetërore kundër jush punon nga mëngjesi në darkë vetëm e vetëm për të përpunuar mendjet tuaja, mendjet e qytetarëve, për t’i manipuluar ato, për t’i mashtruar ato.

Kjo propagandë arrin në veprime jashtë imagjinate të paraqesë krimin sukses, të paraqesë shndërrimin e votës në krim dhe krimin në votë si fitore, të paraqesë grabitjen e votës si aftësi dhe zotësi të Edi Ramës, të paraqesë mashtrimet e tij dhe qeverisë së tij ndaj qytetarëve si të vërteta për shqiptarët.

Në këtë kontekst, në këtë kuadër, roli i secilit prej jush, roli i çdo demokrati dhe demokrateje është jetik dhe vendimtar për të ndriçuar mendjet dhe zemrat e shqiptarëve për të mbrojtur qytetarët nga një agresion mediatik, të cilin e kanë njohur vetëm në diktaturë.

Edi Rama përjashtoi 6100 zgjedhës nga e drejta e votimit, sepse humbiste Himarën. Sapo Edi Rama shtoi në lista 350 zgjedhës nga Dropulli, Tepelena dhe zona tjera.

Edi Rama manipuloi të gjithë procesin, mediat në verbëri, mediat në krim të vërtetë mediatik rendën të shpallin fitues Edi Ramën, të shpallin fitues Vangjel Tavon. Të mashtrojnë, t’u paraqesin shqiptarëve manipulimin, t’u paraqesin shqiptarëve grabitjen, t’u paraqesin shqiptarëve mohimin në mijëra e mijëra vetë të drejtës kushtetuese të votimit, si sukses, si fitore të Edi Ramës.

Të njëjtën gjë kjo propagandë bëri në 14 maj. Të njëjtën gjë kjo propagandë toksike bën për të gjitha njoftimet në favor të qeverisë.

Sot, po lexoja një nga portalet më serioze të Europës, i cili jepte numrin e turistëve për frymë.

Miqtë e mi, Shqipëria e cila sipas qeverisë ka pritur vjet 10 milionë turistë, 10 milionë mashtrime. Shqipëria e cila sipas qeverisë këtë vit do shkojë në 15 milionë, nuk figuronte në asnjë nga statistikat e suksesit. Përkundrazi vendin e parë e zinte Kroacia për turistë për frymë. Vendin e dytë, pothuaj të së njëjtit nivel Mali i Zi për frymë.

Po, pse do të thoni ju, jo Shqipëria? Sepse, në kulmin e kulmit Shqipëria pati gjithësej 6 milionë netë fjetje. Dhe kjo do të thotë që Shqipëria mori gjithësej 0.4 turistë për frymë.

U ndala në këtë, sepse gjithë verën mediat e kontrolluara nga qeveria nuk ndaleshin në kushtet katrastofale të turizmit të gjirizit nga Velipoja në Ksamil.

Nuk ndaleshin në mungesën e ujit të pijshëm, në bidonat dhe autobotet në të katërta anët e vendit, por ju jepnin ju jahtet luksoze të miliarderëve që vinin për të marrë me gjysmë milioi litra naftë. Tre herë më lirë se sa çdo shqiptar, tre herë më lirë se sa çdo fermer i Shqipërisë, por që natyrisht i shtronin një drekë sulltanit të Surrelit për ta falënderuar atë.

Miqtë e mi, rastet e propagandës së mashtrimit janë të pafundme, nuk kanë të ndalur. Nuk ka asgjë më të shpifur, më të shpërfytyruar se sa propaganda e një grushti lakejsh që përsisin në studio mashtrime të neveritshme ndaj shqiptarëve. Që përpiqen me çdo kusht të rishkruajnë edhe njëherë historinë e etërve të Edi Ramës.

E gjitha kjo në funksion të mandatit të ardhshëm.

 

Etiketa: berishapropagandaRama

Lajme të lidhura

PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë
Aktualitet

PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë

17:30 - 02/01/26
KQZ gjobit 91 parti politike pas auditimit të raporteve financiare për vitin 2024
Aktualitet

Celibashi ultimatum partive: Reforma zgjedhore brenda 6-mujorit të parë të 2026

11:59 - 02/01/26
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla
Aktualitet

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

10:30 - 02/01/26
Para
Natë e keqe për Xhakën, Leipzig i jep fund pathyeshmërisë së Leverkusenit

Natë e keqe për Xhakën, Leipzig i jep fund pathyeshmërisë së Leverkusenit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Donald Trump në pritje të Nobelit për Paqe, a do të befasojë komiteti norvegjez sot?
Aktualitet

Trump paralajmëron Iranin: SHBA-të janë të armatosur, nëse goditen protestuesit

21:59 - 02/01/26

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për protestuesit që po përballen me shtypje brutale nga forcat e sigurisë në Iran, pesë...

Lexo më shumë
Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore

Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore

21:30 - 02/01/26
Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT)

Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT)

20:59 - 02/01/26
Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev

Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev

20:30 - 02/01/26
Politikat e jashtme të Gjermanisë në 2026-ën dhe ndryshimet globale

Politikat e jashtme të Gjermanisë në 2026-ën dhe ndryshimet globale

19:59 - 02/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com