GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do rimbursohet për TVSH e produkteve

12:37 - 16/12/24
në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha propozon kartën e konsumatorit: Çdo pensionist do rimbursohet për TVSH e produkteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot me një tjetër propozim të ri për pensionistët, që do të vihet në zbatim nga Partia Demokratike kur të vijë në pushtet.

Ai tha se do të krijohet karta e konsumatorit, sipas të cilës çdo pensionist, familje me ndihmë ekonomike dhe invalidët do të marrin çdo gjashtë muaj mbrapsht TVSH-në që kanë paguar për produktet e shportës.

“Do vendoset me urgjencë karta e konsumatorit, me të cilin do të rimbursohet 100% tvsh e produkteve bazë të shportës për çdo pensionist, për çdo familje nën minimumin jetik, për çdo invalid. Karta ka dy rrugë për të proceduar, ka një rrugë për të hequr TVSH për ushqimet. Nuk mund të barazosh ti atë që merr 7 mijë euro për të fjetur mbi dosjet e krimit çdo natë me atë që merr 160 euro. Ekspertët sugjerojnë që TVSH të mbetet siç është dhe 780 mijë pensionistë, TVSH e produkteve bazë t’u rimbustohet”, tha Berisha.

Sipas tij Ekspertët e ekonomisë dhe fushës dixhitale kanë një skemë të shkëlqyer për të shmangur çdo evazion.

“Çdo faturë e atyre që paraqesin këtë kartë do të depozitohet në një server dhe çdo 6 muaj do bëhet bilanci dhe poseduesi i kartës do marrë mbrapsht tvsh. Pensionisti nuk ka nevojë për bonuse. Çfarë ka Mali i Zi që marrin sot 405 euro pension mesatar, kur ata para 12 viteve merrnin më pak?  Ndërkohë që këtu u mendua si të zgjasnin moshën e pensionit që të na rëndonte më pas.

Si ka mundësi që një pensionist në Malin e Zi, i cili paguhej në vitin 2013, të paktën 20-30 përqind më pak se pensionisti në Shqipëri, merr sot 450 euro pension mesatar apo 280 përqind më shumë se një pensionist në Shqipëri.

Një pensionist në Serbi me të njëjtat kushte në vitin 2013, merr sot 440 euro pension mesatar, 270 përqind më shumë se pensionisti shqiptar.

Një pensionist në Maqedoninë e Veriut që merrte 20-30 përqind më pak se pensionisti shqiptar, merr sot 405 euro apo 250 përqind më shumë se pensionisti shqiptar si pension mesatar.

Shqipëria ka një pension mesatar 160 mijë lekë.

Bosnje-Hercegovina merr sot një pension mesatar pensionisti prej 340 euro apo 210 përqind më shumë se pensionisti në Shqipëri.

Kosova e kishte pensionin mesatar 190 euro dhe e rriti para një muaji me 20 përqind këtë pension.

Një mijë herë po të shtrosh këtë pyetje, po të kesh parasysh pasuritë e pakrahasueshme të Shqipërisë me këto vende, po të kesh parasysh faktin se në Shqipëri paguheshin në vitin 2013, 20 deri në 30 përqind më shumë se në këto vende pensionet, atëherë e kupton se kemi të bëjmë me një diskriminim të pafalshëm, çnjerëzor të kësaj shtrese, e cila ka shkrirë të gjitha energjitë e vet gjer në moshën e pensionist, ka krijuar të gjithë të mirat materiale të vendit gjer në atë moshë, pas kësaj trajtohet me pensionin që qeveria gjermane u akordoi qenve që mbahen në familjet gjermane, 130 euro. Dhe 90 ose 100 euro për macet, e vërtetë kjo.

Pra, sa më shumë të shtrojmë këtë pyetje, do arrijmë të kuptojmë abuzimin e çmendur të kësaj qeverie me të ardhurat kombëtare.

Të mendosh se në një buxhet 8.2 miliardë euro lë vetëm 16 milionë euro për këtë shtresë, pa t’u dridhur dora, ti nuk bën gjë tjetër veçse vendos me qëllim t’i lësh ata në mëshirë të fatit, pa ilaçe se nuk mund t’i blejnë, por edhe pa kafshatën e gojës”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishakartepensionist

Lajme të lidhura

Aksidentohet në vizat e bardha polici në Durrës
Aktualitet

Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri)

15:26 - 05/03/26
Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan
Aktualitet

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

15:10 - 05/03/26
I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim
Aktualitet

Sherr mes tre personave, plagoset me thikë një person në Pogradec

14:57 - 05/03/26
Para
Ermal Kapllanit i dalin disa fjalë “me zarar” në SPAK

Kallëzohet në SPAK Ermal Kapllanaj i Policisë Bashkiake - Akuzat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidentohet në vizat e bardha polici në Durrës
Aktualitet

Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri)

15:26 - 05/03/26

Një 34-vjeçar i kërkuar dhe i akuzuar si i përfshirë në ngjarje kriminale është arrestuar sot në qytetin e Durrësit....

Lexo më shumë
Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

15:10 - 05/03/26
I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim

Sherr mes tre personave, plagoset me thikë një person në Pogradec

14:57 - 05/03/26
Spahia: Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku

Akuzohet për moszbatim të vendimit gjyqësor, SPAK shpall pretencën për Bardh Spahinë

14:45 - 05/03/26
Habit drejtoresha e QSUT: Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve të sëmurë

Habit drejtoresha e QSUT: Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve të sëmurë

14:30 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com