GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij’, Berisha: Të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit!

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kjo është revolta më madhështore, e mbështesim plotësisht dhe nuk përpiqemi për ta përçarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ka përsëritut thirrjen e tij për protestën tek Kuvendi. Në reagimin e tij, Berisha thekson se Kryeministri Edi Rama do të votojë sot ndarjen e re territoriale vetëm për interesat e tij.

“Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij! Ora 10:00, të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit! Përtej çdo bindjeje politike, t’i dalim zot interesit qytetar!” shkruan Berisha.

Berisha garantoi se nga radhët e opozitës nuk do të ketë asnjë rrjedhje votash sa i takon votimit të draftit të PS për reformën territoriale.

“Zero rrjedhje” tha Berisha kur u pyet nga gazetarët në selinë blu.

Ndërkohë i pyetur në lidhjen me skenarin e opozitës për protestën e sotme, Berisha tha se do të bëjnë betejën më të madhe që kanë bërë ndonjëherë.

“Protesta do jetë, ne do qëndrojmë brenda, protesta do jetë jashtë, ne do bëjmë një beteje më të madhe që kemi bërë ndonjëherë”, tha Berisha.

Për ta kaluar projektligjin, nevojiten 84 vota, të cilat socialistët rrezikojnë të mos i plotësojnë,pasi dy prej ligjvënësve, Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe e kanë kundërshtuar ndarjen e re.

Edhe deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka deklaruar votën kundër draftit të PS-së. Për të plotësuar numrin e nevojshëm të votave, në seancë pritet të jenë edhe kryeministri Edi Rama, me mungesa të konsiderueshme këto kohë në sallën plenare.

Përveç seancës plenare në orën 10:00 dhe protestës që Berisha ka paralajmëruar, mbahet edhe protesta e qytetarëve që e ka njoftuar prej ditësh.

Etiketa: berishaproteste

Lajme të lidhura

Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike
Aktualitet

Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

17:44 - 17/11/26
Tabaku: 7 vite pas tërmetit, familjet ende pa banesa. Ku shkuan 1.2 milionë euro për fondet e rindërtimit?
Aktualitet

Tabaku: 7 vite pas tërmetit, familjet ende pa banesa. Ku shkuan 1.2 milionë euro për fondet e rindërtimit?

17:06 - 17/11/26
Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin me burg” për Francesco Becchettin, biznesmeni italian vijon të jetë në kërkim
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin me burg” për Francesco Becchettin, biznesmeni italian vijon të jetë në kërkim

16:52 - 17/11/26
Para
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike
Aktualitet

Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

17:44 - 17/11/26

Kontrollet e ushtruara nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në ambientet e burgut të Fierit...

Lexo më shumë
UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë

17:30 - 17/11/26
Tabaku: 7 vite pas tërmetit, familjet ende pa banesa. Ku shkuan 1.2 milionë euro për fondet e rindërtimit?

Tabaku: 7 vite pas tërmetit, familjet ende pa banesa. Ku shkuan 1.2 milionë euro për fondet e rindërtimit?

17:06 - 17/11/26
Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin me burg” për Francesco Becchettin, biznesmeni italian vijon të jetë në kërkim

Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin me burg” për Francesco Becchettin, biznesmeni italian vijon të jetë në kërkim

16:52 - 17/11/26
Aksidenti në Vlorë ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda, arrestohet shoferi i skrepit

Aksidenti në Vlorë ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda, arrestohet shoferi i skrepit

16:15 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com