GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, studentët dhe pedagogët të japin kontributin e tyre

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, studentët dhe pedagogët të japin kontributin e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partsië Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD e mbështet plotësisht protestën sepse është kauzë e drejtë kundër një regjimi autokratik që nuk ka dalë nga vota e lirë. Gjatë fjalës së tij në takimin me anëtarët e Departamentit të Arsmit në PD, Berisha tha se kjo është një protestë e fuqishme, masive dhe qëndrueshme, e cila sipas tij ia kalon të gjitha protestat e tjera.

Kryedemokrati tha se ky është një regjim që shtyp pluralizmin dhe përdor institucionet për ta arritur këtë. Lideri i opozitës tha se kjo është një protestë e fuqishme, masive dhe qëndrueshme, e cila sipas tij ia kalon të gjitha protestat e tjera.  Ai shtoi se për të fituar zgjedhjet, Edi Rama, arrestoi dy liderët e partive kryesore opozitare, dhe të tretin e vuri në ndjekje penale në vitin elektoral.

Sali Berisha: Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e qytetarëve dhe intelektualëve të saj. Një lëvizje rinore qytetare, për arsye tashmë të njohura, brutalitetit të egër, zvarritjes sikur të ishte një bishë të një qytetari që protestonte në mënyrën më paqësore, rrethimit me tela me gjemba sikur të ishte një kamp përqendrimi të një komuniteti, në shkelje më flagrante të Kushtetutës, ligjeve të vendit, por dhe ligjeve ndërkombëtare që detyrojnë qeveritë të informojnë për çdo gjë dhe të diskutojnë për gjithçka zhvillohet me komunitetin përkatës, dhe Shqipëria është palë në këtë konventë, Konventa e Aarhusit, pra, në mbrojtje të një kolonie të mahnitshme zogjsh dhe të një habitati biodiversiteti të shumë të pasur, bëri që të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë të shpërthejnë në një protestë, e cila në përmasat e saj nuk është parë kurrë në historinë e këtij vendi.

Një protestë kaq e fuqishme, kaq masive, kaq e qëndrueshme. I kalon, u them unë juve, të gjitha protestat e tjera.
Një protestë e drejtë, një protestë, e cila, po të marrim tre elementet e saj: të parin, brutalitetin ndaj qytetarit dhe shkelmimin e të drejtave të tij; brutalitetin ndaj komunitetit dhe rrethimin me tela me gjemba; dhe mungesën e plotë, 100%, të transparencës për një dosje, e cila kishte të bënte me një peizazh të mbrojtur të vendit tonë. Në këtë kuadër, Partia Demokratike vendosi të respektojë në radhë të parë plotësisht këtë protestë, të cilën nuk e kishte thirrur ajo, por ta mbështesë atë fuqimisht, sepse kauza e saj ishte një kauzë e drejtë.

Ishte një kauzë e drejtë për arsye se veprimet ishin veprime tipike të një regjimi autokratik, të një regjimi pa legjitimitet, regjim që nuk ka dalë nga vota e lirë, dhe është në meritën më të madhe e kësaj partie, e cila arriti, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, të vërtetojë se zgjedhjet, si të 14 majit, zgjedhjet lokale, dhe zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, ishin farsa elektorale. U zhvilluan, siç përshkruajnë tashmë raportet ndërkombëtare, në kushtet e partisë-shtet. Zgjedhje në kushtet e partisë-shtet janë zgjedhjet e regjimeve totalitare.

Ky nuk është një regjim totalitar, por ky është një regjim që shtyp pluralizmin, përdor institucionet për shtypjen e pluralizmit, dhe ky është dallimi midis diktaturës totalitare dhe diktaturës autoritare. Për të fituar zgjedhjet, Edi Rama, njëlloj si Zajedi i Tunizisë, arrestoi dy liderët e partive kryesore opozitare, dhe të tretin e vuri në ndjekje penale në vitin elektoral. Mobilizoi miliarda e miliarda fonde publike për të ndikuar. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve ai dha dhuratë për votë, 2 miliardë e 100 milionë euro gjoba dhe kamata. Ai garantoi një listë prej 28 deputetësh me kartelin Troplini, kartelin Çela dhe kartele të tjera të drogës, organizata kriminale, saqë bëri të konkludojnë përfaqësuesit e Parlamentit Evropian se në Shqipëri rrotacionin nuk e lejon krimi i organizuar.

Tani thirrja ime për ju, për pedagogët e universiteteve, është të mendojnë se si të kontribuojnë në këtë protestë.

Roli i studentëve dhe roli juaj në mbështetje të saj është i jashtëzakonshëm.

Kjo protestë ka zgjedhur rrugën paqësore, strikt paqësore, të përballjes me regjimin. Çka do të thotë që mund të jetë më e zgjatur, por rezultatin do ta ketë.

Nuk ka asnjë lloj mundësie që Edi Rama të shpëtojë nga ky zemërim i përgjithshëm popullor.

Dhe ju duhet të bëni gjithçka që ky zemërim të ketë sukses.

Kjo revoltë, kjo protestë të përfundojë me sukses.

Disa informacione shumë shqetësuese tregojnë se janë bërë presione mbi studentët. Studentët janë në provime. Dhe studentët janë masivisht në protestë, por ka edhe pedagogë që u kanë bërë presion atyre.

Ju, në departamentet tuaja duhet të jeni avokatë të studentëve dhe nuk duhet të pajtoheni me asnjë njeri që u bën presion studentëve.

Aty ka njerëz të të gjitha bindjeve, të jemi realistë… se janë ca opozitë e opozitës që mendon se ajo është në timon, por ajo në fakt është si miza e Diderot që mendonte se tërheq karrocën dhe jo kali.

Protestën e tërheqin qytetarët aty dhe të rinjtë që rrinë gjashtë orë, pesë orë, i lajnë rrugët e Tiranës me energjinë dhe entuziazmin e tyre.

 

Etiketa: berishaprotesteStudente

Lajme të lidhura

Deklarata e Koçekut për kërcënime nga Bajrat, reagon PS: T’i drejtohet policisë dhe jo Instagramit!
Aktualitet

Deklarata e Koçekut për kërcënime nga Bajrat, reagon PS: T’i drejtohet policisë dhe jo Instagramit!

13:45 - 17/06/26
Kinematografia  dhe skena shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i mirënjohur Gjergji Lala
Aktualitet

Kinematografia dhe skena shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i mirënjohur Gjergji Lala

13:26 - 17/06/26
U rrëzua nga skela në Teqenë e Koshtanit, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

U rrëzua nga skela në Teqenë e Koshtanit, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën

13:21 - 17/06/26
Para
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon përsëri çmimet e karburanteve, ja sa shiten nafta dhe benzina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deklarata e Koçekut për kërcënime nga Bajrat, reagon PS: T’i drejtohet policisë dhe jo Instagramit!
Aktualitet

Deklarata e Koçekut për kërcënime nga Bajrat, reagon PS: T’i drejtohet policisë dhe jo Instagramit!

13:45 - 17/06/26

Mungesa e deputetes Marjana Koçeku në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme nuk e la jashtë vëmendjes çështjen e...

Lexo më shumë
Kinematografia  dhe skena shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i mirënjohur Gjergji Lala

Kinematografia dhe skena shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i mirënjohur Gjergji Lala

13:26 - 17/06/26
U rrëzua nga skela në Teqenë e Koshtanit, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën

U rrëzua nga skela në Teqenë e Koshtanit, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën

13:21 - 17/06/26
Marjana Koçeku deklaroi se po kërcënohet me jetë, reagon avokati i Bajrave: Akuzat të bazohen mbi prova

Marjana Koçeku deklaroi se po kërcënohet me jetë, reagon avokati i Bajrave: Akuzat të bazohen mbi prova

12:46 - 17/06/26
Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje cekët, mendoni se u bë deti kos dhe qeveria po mbytet

Rama nuk u ndahet protestuesve: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga me ulërima dhe kore linçimi

12:35 - 17/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetmeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetpadişahbetjojobetcasibom girişgrandpashabet girişjojobet girişcasibomgrandpashabet giriş