GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ështëi pashpresë. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se protesta e qytetarëve është kryengritja paqësore më e fuqishme e njohur në histori. Lideri i opozitës vlerësoi pjesëmarrjen e diasporës në protestë, ndërsa shtoi se ai ishte një akt madhështor.

Berisha: Jam këtu për të përshëndetur përzemërsisht dhe me mirënjohje të pakufishme ata dhjetëra mijëra apo qindra mijëra qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, që udhëtuan nga të katër anët e Evropës dhe botës dhe u bashkuan të shtunën dhe të dielën me dhjetëra mijëra qytetarë, duke i dhënë Tiranës dhe kombit një det të vërtetë shprese me protestën e tyre të paparë ndonjëherë.

Uikendi që kaloi, kryengritja paqësore më e fuqishme apo protesta paqësore më e fuqishme e njohur në histori mund të quhet si yikendi i diasporës, i atyre të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që udhëtuan mijëra e mijëra kilometra, nga toka, deti dhe ajri dhe u bashkuan me bashkëatdhetarët e tyre për largimin e regjimit autoritar më të egër që Shqipëria ka njohur pas diktaturës totalitare të Enver Hoxhës.

Ky akt madhështor ka mbushur me besim dhe shpresë zemrat e mbarë shqiptarëve dhe të kombit shqiptar.

Me vendimin dhe pjesëmarrjen e tyre, bashkëatdhetarët tanë nga diaspora në shumicë dërrmuese anëtare dhe mbështetës të PD, që zgjodhën të mbështesin protestën qytetare për rrëzimin e Edi Ramës, Pashiqit shqipfolës apo Çubrilloviçit që me qeverisjen e tij të keqe ka përzënë shqiptarët nga Shqipëria dy herë më shumë se Pashiqi dhe Gjeorgjeviçi në zbatim të kësaj doktrine nga Kosova.

Manifestimi dhe rrethimi epik i epiqendrës së krimit është një arritje historike, e cila e bën të pashpresë, e bën fund e krye të pashpresë sundimin e Edi Ramës dhe mafies së tij në Shqipëri.

Etiketa: berishaKryesore1proteste

Lajme të lidhura

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë
Aktualitet

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:21 - 13/11/26
Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit
Aktualitet

Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

11:10 - 13/11/26
Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen
Aktualitet

Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

10:55 - 13/11/26
Para
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë
Aktualitet

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:21 - 13/11/26

Rreth 64 milionë lekë janë paguar për ndërtimin e ujësjellësit të fshatrave Peshtan dhe Mezhgoran në Bashkinë Tepelenë, por investimi...

Lexo më shumë
Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

11:10 - 13/11/26
Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

10:55 - 13/11/26
Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

10:40 - 13/11/26
U arrestua një ditë më parë, përfundon në urgjencë drejtori i Spitalit të Fierit

U arrestua një ditë më parë, përfundon në urgjencë drejtori i Spitalit të Fierit

10:16 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com