GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha publikon dokumentin: Sistemi TIMS s’kontrollonte pasaportat e disa personave, me në krye trafikantin

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha publikon dokumentin: Sistemi TIMS s’kontrollonte pasaportat e disa personave, me në krye trafikantin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit në tubimin në mbështetje të tij, u ka bërë thirrje shqiptarëve që votojnë në Bashkimin Europian, që votën e tyre ta japin partitë e qendrës së djathtë në shtetet që ata jetojnë.

Kryedemokrati, duke komentuar dosjet ‘Metamorfoza’ tha se, në këto përgjime gjendet Edi Rama, Taulant Balla, Engjell Agaçin dhe zyrtarë të tjerë. Sipas tij, në këto dosje gjenden qeveritarë, gjykatës dhe prokurorë të lartë, që kanë rënë në përgjimet e huaja.

Në fjalën e mbajtur përpara qytetarëve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se gjatë qeverisjes së tij në vitet 2005-2009, sistemet TIMS dhe E-Gate u instaluan nga SHBA dhe garantuan liberalizimin e vizave. Sipas tij, tani “këto sisteme janë në duart e krimit”.

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar një dokument të skandalit të TIMS, duke u shprehur se ky sistem është manipuluar me qëllim që të mos lexojë hyrje e daljet e disa personave. Në dokumentin që lexoi kryedemokrati, në krye ishte emri i Tedi Malavecit, për të cilin tha se është dënuar në Holandë për trafik droge, ndërsa në Shqipëri është në krye të shërbimit kombëtar të përmbaruesve.

Duke ju referuar dokumentit, Berisha është shprehur se sistemet E-Gates dhe TIMS kriminal janë sisteme të ndërtuara nga Bruno Veizaj gjatë kohës që ai punonte në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ky i fundit, sipas shkresës që zbulon përfundimet e një auditi në sistemin TIMS, Veizaj ishte një ndër personat, historiku i pasaportës së të cilit ishte fshirë nga sistemi.

Në fund të fjalës së tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se, ky narkoshtet është një rrezik madhor për stabilitetin e Shqipërisë dhe rajonit. Berisha ju bëri thirrje qytetarëve që të hënën të gjithë të mblidhen tek bashkia dhe të protestojnë kundër Erion Veliajt.

Dokumenti

Duke komentuar dokumentin, Berisha u shpreh:

“Çfarë thotë informatori? Thotë që këta persona të listuar më sipër mendojmë se kanë njohje dhe lidhje me njëri-tjetrin dhe e kanë bërë qëllimisht për të kaluar pa gjurmë kufirin. Pra, dhe ekzistenca e kësaj qasje si fenomen, na bën të mendojmë se veprime të tilla mund të jenë në sisteme të tjera të Policisë së Shtetit në kohë të ndryshme dhe individë të tjerë. A e shihni miq se si është dorëzuar shteti në duart e kriminelëve? Se si sistemet që për hir të sigurisë kombëtare janë të detyruara të regjistrojnë çdo zyrtar nga presidenti i Republikës e poshtë, shurdhohen, verbohen për kriminelë, për trafikantë, për mafiozët. Shkoni kërkoni po të doni në TIMS kalimin e Arben Ndokës, Xhelal Rrajës, Ndokëve, Troplinit, nuk janë kurrkund.

Nuk flasin sepse i kanë verbuar sistemet, ua kanë dorëzuar sistemet. Tani a mund t’u bëjmë një pyetje të gjithë atyre që akoma ose të paguar, ose në verbëri, insistojnë se ky nuk është narkoshtet. Jo narkoshtet, po ky është shteti më i rrezikshëm i drogës, krimit dhe vjedhjeve të Shqipërisë. Për informacionin tuaj, Taulanti me 5 mbiemra ka raportuar për këto që dëgjuat ju se nuk ka asnjë dëmtim dhe nuk ka asnjë problem me sistemin e TIMS. Të njëjtin mashtrim, veçse e ka quajtur gabim njerëzor, e ka bërë edhe i rekrutuari, i marri peng i Edi Ramës, Met Rrumbullaku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë”.

Etiketa: berishaKryesore1kyesore1Sali BerishaTIMS

Lajme të lidhura

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata
Aktualitet

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

07:55 - 12/05/26
Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës
Aktualitet

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

22:31 - 11/05/26
Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit
Breaking Views

Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

21:59 - 11/05/26
Para
Biden nga Parisi: E gjithë Evropa kërcënohet nga Rusia

Biden nga Parisi: E gjithë Evropa kërcënohet nga Rusia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 12/05/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

07:55 - 12/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Maj 2026

07:38 - 12/05/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 12 Maj 2026

07:35 - 12/05/26
Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert

22:59 - 11/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com