GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama dhe Lubia duan të vjedhin 130 milionë euro me aeroportin e Vlorës, e kanë vendin në burg

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Lubia për një aferë me aeroportin e Vlorës, duke pretenduar se synojnë të përfitojnë 130 milionë euro.

Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se aeroporti nuk duhej të ndërtohej në zonën aktuale, pasi sipas tij dëmton habitatin e flamingove dhe shpendëve të tjerë. Ai tha se PD kishte propozuar ndërtimin e aeroportit në kthesën e Levanit, ndërsa kritikoi vendimin për ta ndërtuar në vendndodhjen aktuale.

Berisha akuzoi gjithashtu Ramën dhe Lubian se janë të lidhur me këtë aferë dhe deklaroi se “të dy do shkojnë bashkë aty ku e meritojnë”.

“Aeroporti i Vlorës nuk duhej të ndërtohej kurrë aty,  se aeroporti i Vlorës shkatërron përfundimisht habitatin e zogjve, e flamingove dhe zogjve të tjerë të asaj zone.

Prandaj edhe ne e spostuam, do e ndërtonim tek kthesa e Levanit.

I njëjti grup që na tha ne se nuk mund të ndërtohet aty për shkak të flamingove dhe zonës, i njëjti grup i tha edhe Edi Ramës në vitin 2017.

Jo, i thanë, nuk ndërtohet këtu.

Këta e ndërtuan.

Ku mund të pengoheshin ata para 130 milionë vjedhje së bashku.

Prandaj dhe ajo e merr çdo javë dhe i thotë 60 përqind je ti në dosjet e mia.

Absolutisht!

Dhe ky sillet si Konstandini me Dhoqinën, keni parë, nuk keni parë, shkon një i vdekur me të gjallë. E thotë populli.

Nuk e lëshon Dhoqina këtë.

Harrojeni.

Jo, nuk e lëshon.

Të dy do shkojnë bashkë aty ku e meritojnë”, u shpreh ai.

Berisha u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, duke hedhur akuza ndaj ish zv kryeministres, Belinda Balluku.

Sipas Berishës, sot aeroportit të Kukësit i kanë rënë aksionet, ndërsa ironizon Ballukun, e cila e inauguronte duke zbritur aty me helikopter.

Berisha e konsideroi Ballukun si “monstër të korrupsionit”, duke shtuar se ajo “mbahet dhe mbrohet me 83 mandate të krimit”.

“Shkoni pak në Aeroportin e Kukësit. Ju kujtohet kur zbarkonte Lubia me helikopter. Tregojani shqiptarëve të shohin monstrën, si i mashtronte.

Erdha thoshte se duhet të bëj një provë para se të vijë avioni me qindra cuna nga Londra dhe shkoi të bëjë provën kjo pilotja, një monstër e vërtetë.

Ku është sot aeroporti i Kukësit sot?

Aeroporti i Kukësit, dikush më thotë se po shndërrohet në termocentral me panele diellore. Pra loja me aeroportet e Ramës dhe Lubisë është një lojë e turpshme, me pasoja financiare shumë të rënda.

Shkoi atje, e inauguroi aeroportin e Kukësit ajo, zbriti me helikopter. Nxirrjani të shohin atë faqezeze që mbrohet nga 83 mandate krimi. Nxirrjani pak ta shohin shqiptarët edhe njëherë monstran e korrupsionit. Tani ku është aeroporti? Tani i ranë aksionet”, deklaroi Sali Berisha.

Etiketa: berishaBurgKryesore1Rama

Lajme të lidhura

“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

20:48 - 04/10/26
Mjeku Ermal Pashaj: Mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria!
Aktualitet

Mjeku Ermal Pashaj: Mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria!

20:30 - 04/10/26
Protestuesi: Përse nuk shqyrtohen pronat e deputetëve? Të bëhemi bashkë që të rrëzohet ligji zgjedhor!
Aktualitet

Protestuesi: Përse nuk shqyrtohen pronat e deputetëve? Të bëhemi bashkë që të rrëzohet ligji zgjedhor!

20:10 - 04/10/26
Para
Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!

Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

20:48 - 04/10/26

Pas mbylljes së fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë nisur marshimin drejt rrugëve të Tiranës. Marshimi vijon me thirrjet “Rama jepe...

Lexo më shumë
Mjeku Ermal Pashaj: Mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria!

Mjeku Ermal Pashaj: Mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria!

20:30 - 04/10/26
Protestuesi: Përse nuk shqyrtohen pronat e deputetëve? Të bëhemi bashkë që të rrëzohet ligji zgjedhor!

Protestuesi: Përse nuk shqyrtohen pronat e deputetëve? Të bëhemi bashkë që të rrëzohet ligji zgjedhor!

20:10 - 04/10/26
Qytetarët ironizojnë me pankarta: Rama me pasqyrë, Bela me skandale! Vila në Sardenja dolën, Kryeministri të shkojë në SPAK

Qytetarët ironizojnë me pankarta: Rama me pasqyrë, Bela me skandale! Vila në Sardenja dolën, Kryeministri të shkojë në SPAK

19:55 - 04/10/26
Aktivisti Edison Lika: Tetori do jetë muaji i arrestimit të Belinda Ballukut, presim që SPAK të dërgojë kërkesën e dytë në Parlament

Aktivisti Edison Lika: Tetori do jetë muaji i arrestimit të Belinda Ballukut, presim që SPAK të dërgojë kërkesën e dytë në Parlament

19:41 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com