GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie Hyseni-Agasi, por ajo e ka marrë çdo vendim me porosi të tij

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie Hyseni-Agasi, por ajo e ka marrë çdo vendim me porosi të tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi skandalin e Vlora Hysenit, e cila u shkarkua një ditë më parë nga detyra e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) si skandalin më të turpshëm në histori.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se po përpiqen ta “shesin” skandalin si aferë dashurie, por sipas tij, Vlora Hyseni nuk ndërmerrte asnjë hap dhe vendim pa porosinë e dhënë nga Edi Rama.

“Shqiptarët çdo ditë njihen me një kapitull gjithnjë e më të zi të narkoshtetit të instaluar në Shqipëri. Dokumentet e fundit zyrtare gjyqësore, të cilat faktojnë se Edi Rama ka vendosur në funksion të karteleve të drogës dhe mafies, Shërbimin Informativ Kombëtar, kreun e këtij shërbimi. E krahasojnë Shqipërinë me asnjë vend tjetër në Evropë. E krahasojnë Shqipërinë me Guinea Bisaun, të cilën kartelet mizore të drogës të Amerikës Latine e shndërruan në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Afrikë.

Historiku i kësaj mostre, që në kod, ligj dhe në Kushtetutë kishte detyrim sigurinë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë, është tipik në përzgjedhje, në qëndrime i një padrinoje. Edi Rama merr një person të shkarkuar nga detyra nga Shërbimi Inteligjent i Kosovës dhe e emëron në një akt të pashembullt në histori në krye të SHISH. Për të njëjtat motive që kjo, mund t’i vësh çdo epitet, por nuk dua që ta rëndoj gojën sepse rasti është më i turpshmi në histori, mediat e botës kanë dy lajme kryesore që ta dini, sigurisht kanë fjalimin e presidentit Donald Trump në OKB, por sigurisht në të katër anët e botës është edhe lajmi i Vlora Hysenit. Lajmi i turpshëm i Vlora Hysenit!

Edi Rama, sapo u bë publik skandali, sepse ju duhet të jeni të sigurt se ai ka qenë i informuar, ai dhe jo vetëm ai, urdhër arresti për drejtuesen e SHISH, shërbim që funksionon në një sistem bashkëpunimi të ngushtë në kuadrin e NATO-s, shërbim që në traditën e tij, ka një bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë më kryesorë në fushën e sigurisë, shërbim real dhe me kontribute të pamohueshme.

Pra, përpiqet ta paraqesë sot me ca transkripte si një aferë dashurie (love affair). E vërteta është se Vlora Hyseni çdo hap, çdo vendim e ka bërë me dijeni dhe porosi të Edi Ramës. Lexoni transkriptin, pres nesër nga Skënderi se mos ka ndonjë porosi nga kryeministri. Kryeministri, porositë Skënderit do ia jepte për Agasin. Për gjë tjetër nuk ka pse merrte shefja e shërbimit porosi nga Skënderi,” tha Berisha.

Etiketa: agasiberishaHyseni

Lajme të lidhura

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor
Aktualitet

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH
Aktualitet

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë
Aktualitet

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Para
Tjetër goditje për Ramën? Investigimi nga Austria që paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit qeveritar

Tjetër goditje për Ramën? Investigimi nga Austria që paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit qeveritar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor
Aktualitet

Protesta studentore në Tiranë, Ervin Salianji: Reagimi i policisë është çnjerëzor

18:22 - 13/10/26

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka shprehur mbështetjen për protestën e studentëve dhe të rinjve që po zhvillohet në Tiranë, duke...

Lexo më shumë
“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

“Më gjuajti me shkop gome…”/ Studentja: Si u dhunova papritur nga polici i FNSH

18:00 - 13/10/26
Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

Televizioni zviceran: Protesta në Tiranë, policia dhunon studentët dhe ndaj tyre përdor autobotin me ujë

17:17 - 13/10/26
Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Mbi 3 orë revoltë! Studentët vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

17:13 - 13/10/26
Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

Protesta te Ministria e Arsimit/ Bardhi: Policia të ndalë terrorin ndaj rinisë

16:57 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com