GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama, armik i rendit kushtetues/ Ja çfarë u kërkon anëtarëve të Kryesisë

20:14 - 29/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama, armik i rendit kushtetues/ Ja çfarë u kërkon anëtarëve të Kryesisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha i ka kërkuar anëtarëve të Kryesisë së PD-së që të hidhen në një betejë pa kthim, ashtu sikundër po veprojnë edhe deputetët.

Në mbledhjen e Kryesisë, të zhvilluar pas asaj me drejtuesit e degëve, Berisha ripërsëriti mesazhin se situata politike e vendit është më e jashtëzakonshmja në tërë historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik.

“Një situatë e tillë ka ekzistuar pas rrëzuam shtatoren e Enver Hoxhës në 20 shkurt të vitit 1991, në të cilën Ramiz Alia kishte përgatitur një skemë të krijimit të Këshillit Presidencial, me të cilin ai i jepte vetes pushtete që nuk i kishte. Por ai ndoqi një procedurë, duhet të jemi realistë. Ndoqi një procedurë të hapur, e denoncuam në atë kohë se ishte grusht shteti brenda shtetit, në mediat ndërkombëtare, dhe ai akt i tillë ishte.

Sot, ajo që ndodh në Shqipëri, është një grusht i mirëfilltë shteti brenda shtetit, por kësaj here pushteti i merret parlamentit, dhe natyrisht i merret ai pushtet që Kushtetuta i ka besuar opozitës. Kushtetuta i jep opozitës.

Mirëpo pushteti që Kushtetuta i jep opozitës, në pamje të parë pa diskutim pushtet minoritar, por në fakt përcaktues për ekzistencën e sovranitetit të vendit, sovranitetit të brendshëm sepse në doktrinë, sovraniteti ka dy anë, sovranitetin e jashtëm që ka të bëjë me fuqinë vendimmarrëse të vendit në raport me vendet e tjera. Por sovraniteti i brendshëm është vetëm fuqia e popullit për të kontrolluar qeverinë e tij.

Pra, de facto dhe de jure, duke i bllokuar opozitës të drejtën kushtetuese për të kontrolluar qeverinë me komisionet hetimore parlamentare, një njeri dhe ky është Edi Rama, i ka marrë parlamentit një të drejtë themelore, i ka marrë opozitës, sepse ai kontroll më së shumti është i parashikuar për çdo 35 deputetë, pavarësisht nga spektri partiak, por natyrisht me vetëkuptim ai pushtet ushtrohet më së shumti nga opozita”, tha Berisha.

Berisha e cilësoi Edi Ramën një armik të rendit kushtetues të Shqipërisë, duke shtuar se është një armik i egër i pluralizmit politik të vendit.

“Ky është një armik i egër i Shqipërisë për aq sa ky vend duhet të jetë një vend sovran, një vend që gëzon sovranitetin.

Në këto kushte, ose me këtë akt, Edi Rama ka asgjësuar politikisht votën, vullnetin e më së paku të 600 mijë shqiptarëve. Por edhe njëherë, e drejta e kontrollit të qeverisë nuk është vetëm e qeverisë, është e parlamentit, e të gjithë atyre deputetëve që duan ta ushtrojnë atë.

Por meqenëse kjo e drejtë i është shkelmuar 8 herë opozitës, ky akt shënon de facto, asgjësimin politik të opozitës në parlament.

Opozita në parlament, një dekor pa funksione, pasi pushtetin që ajo ushtron në përputhje me ligjet, ia ka marrë Edi Rama.

Nuk po them asgjë të re, se këto janë të qarta për çdonjërin prej nesh.

Por ajo që ka rëndësi kapitale, rëndësi ka që kryesia e PD-së, organi drejtues i kësaj partie, të hidhet në betejë pa kthim. Ashtu siç janë hedhur deputetët e kësaj partie në parlament.

Në një betejë pa kthim me cilindo që është i vendosur të luftojë për rivendosjen e pluralizmit, për rivendosjen e kushtetutshmërisë në vend”, shtoi ai.

Etiketa: berishaKushtetutaRama

Lajme të lidhura

Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve
Aktualitet

Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve

08:57 - 24/01/26
Reshjet e shiut, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara
Aktualitet

Vranësira dhe luhatje reshjesh, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:37 - 24/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 24 janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 24/01/26
Para
Shihni se si në pak sekonda hajdutët vjedhin një makinë ‘Smart’

Shihni se si në pak sekonda hajdutët vjedhin një makinë 'Smart'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve
Aktualitet

Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve

08:57 - 24/01/26

Viti 2026 nisi me ujë mbi prag për një pjesë të Shqipërisë. Vetëm pak ditë pas ndërrimit të viteve, mijëra...

Lexo më shumë
Reshjet e shiut, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara

Vranësira dhe luhatje reshjesh, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:37 - 24/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 24/01/26
Mos u kap pas të kaluarës, horoskopi 13 shkurt

Horoskopi ditor, e Shtunë 24 Janar 2026

08:30 - 24/01/26
I zhdukur në Jezercë, 30-vjeçari shqiptar gjendet në Suharekë të Kosovës

I zhdukur në Jezercë, 30-vjeçari shqiptar gjendet në Suharekë të Kosovës

23:27 - 23/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com