GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama bie me revolucion

18:46 - 21/02/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama bie me revolucion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në selinë e Partisë Demokratike u mbajt mbledhja e Këshillit Kombëtar, dhe fjalën hyrëse e mbajti lideri i partisë, Sali Berisha, i cili pranoi se vendi ka hyrë në një moment të rëndësishëm, “jo vetëm të PD-së, por edhe të demokracisë shqiptare, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë”.

Sipas tij, PD kaloi sfida “unike në historinë e një force politike. U gjendëm në rrethana në të cilat ne ishim parashikuar që kurrë më të mos ishim ajo forcë politike që kemi qenë. Në rrethana në të cilën u vërsulën ndaj nesh me tërbim mafia qeveritare më e rrezikshme e Europës, mafia e Edi Ramës”, në bashkëpunim, sipas tij, “me tradhtarë të kombit më të madh, SHBA-së, në bashkëpunim me diplomatë të korruptuar deri në palcë, të cilët na sulmonin vetëm e vetëm që i gjithë pushteti t’i përkiste një njeriu, Edi Ramës”.

Partia e tij u etiketua si antieuropiane dhe antimaerikanë, por sipas tij, “koha tregoi se ashtu siç u themeluam, qëndruam si parti e vokacionit perëndimor”.

Berisha tha se regjimi i Ramës nuk përmbyset dot me vota, por me revolucion.

“Çfarë do të bëjmë ne sot, a përmbyset me votën e lirë, kur qytetarët nuk lejohen të votojnë të lirë, një regjim që ka zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin? Ne jemi njerëz të politikës, nuk mund të bëhemi iluziv. Ai përmbyset vetëm me revolucion, vetëm me revolucion. A mund të përmbyset me votën që nuk ekziston sepse është asgjësuar, një regjim i cili të gjithë makinerinë e shtetit e ka shndërruar në makineri partiake.

Ky regjim votën nuk e pranon, ky regjim përmbyset vetëm me revolucion. A mund të përmbyset një regjim që përdor të gjitha bandat për të trembur, frikësuar dhe plaçkitur votën. Ky regjim përmbyset, por vetëm me revolucion”, ishin fjalët e tij në mbledhje, duke specifikuar se ”asnjë nuk duhet të mendojë se revolucioni do na shmangë nga procedurat kushtetuese, elektorale, jo e jo. Nga asgjë, por askush nuk duhet të mendojë se ato janë zgjidhje. Zgjidhje janë kur ato kombinohem me revolucionin, kjo është zgjidhja”, deklaroi.

Etiketa: Edi RamaSali Berisha

Lajme të lidhura

Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës
Aktualitet

Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës

22:52 - 01/03/26
Flet shqiptarja në Dubai, Sonila Sherifi: Sulmet ishin të papritura, shqetësimi vijon
Aktualitet

Flet shqiptarja në Dubai, Sonila Sherifi: Sulmet ishin të papritura, shqetësimi vijon

20:38 - 01/03/26
Lezhë/ Drejtuesit bien për kanabis e kazino, por një emër del i paprekur
Aktualitet

Lezhë/ Drejtuesit bien për kanabis e kazino, por një emër del i paprekur

19:13 - 01/03/26
Para
Turqia përgatit qytetarët për cunami: Rrini larg bregdetit

Turqia përgatit qytetarët për cunami: Rrini larg bregdetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ramadani beson te Lecce: Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia
Breaking Views

Ramadani beson te Lecce: Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia

23:30 - 01/03/26

Pas disfatës ndaj Comos, zhgënjimi ishte i madh në shtëpinë e Lecces. Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani u shpreh se...

Lexo më shumë
“I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios

“I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios

23:10 - 01/03/26
Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës

Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës

22:52 - 01/03/26
Shuhet humoristi i njohur Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës

Shuhet humoristi i njohur Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës

22:40 - 01/03/26
Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat

Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat

22:05 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com