GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama bllokoi negociatat, do kërkojmë t’i hiqet mandati…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama bllokoi negociatat, do kërkojmë t’i hiqet mandati…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka nisur konferencën e sotshme për shtyp me dështimin e radhës së Shqipërisë për të çelur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Në deklaratën e liderëve të BE, të mbledhur në Bruksel me udhëheqjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, rezulton se Shqipëria mbetet në klasë.

Prej një viti e gjysëm nga takimi i Brukselit, negociatat de facto nuk po hapen.

Edi Rama është shkaktari kryesor i këtij bllokimi de facto të procesit të integrimit nga viti 2013 gjer në vitin 2023, pra nj dekadë me radhë.

Edi Rama ka përkeqësuar për interesa personale të pushtetit të tij demokracinë, gjendjen ekonomike. Ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies dhe narkoshtetit.

Ai është sot kreu i qeverisë më i pavlerësuar, më i pabesueshëm në të gjithë qeveritarët e Europës, më konkretisht vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE.

Në Kongresin e tij, ai paralajmëroi shqiptarët duke fajësuar njëherë Greqinë dhe njëherë tjetër boshtin evropian se Brukseli nuk do hapë negociatat për Shqipërinë. Duke aluduar kryesisht për çështjen Beleri.

E vërteta është se në deklaratën e liderëve të BE, çështja më kryesore, apo numër 1, që pengoi hapjen de facto të negociatave me Shqipërinë, është mungesa e dialogut për shkak kjo të qëndrimeve dhe veprimeve të Edi Ramës, grusht shteti brenda shtetit, duke marrë të gjitha kompetencat e parlamentit, fakt ky i denoncuar në mënyrë të përsëritur gjatë muajit të fundit dy herë nga Komisioni Europian, si në raportin e Komisionit, ashtu edhe në deklaratën e zyrës së zotit Borrel, si një akt që nuk ndodh kund përveçse në Shqipëri.

Këshilli i Ministrave të BE, refuzoi të hapë negociatat për kapitullin e parë, të japë dritën jeshile sepse Edi Rama në vend të dialogut dhe zgjidhjes me dialog të problematikave të mëdha, ka zgjedhur puçin e shtetit brenda shtetit, bllokimin e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e veta.

Edi Rama ka zgjedhur bllokimin me çdo çmim dhe duke penalizuar çdo shqiptar që ka ëndërr integrimin evropian, bllokimin e komisioneve hetimore për Edi Ramën, familjarët e tij, për aferat superskandaloze, vjedhjet e mëdha me djegësin e shekullit, me Portin e Durrësit, me sterilizimet, por dhe dhunimin e Kushtetutës nga anëtarë të familjes Rama, për çka PD do paraqesë kërkesën për dorëzimin e mandatit nga ky hajdut që nuk njeh ligj, moral dhe Kushtetutë”, tha Berisha

Etiketa: berishamandatRama

Lajme të lidhura

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku
Aktualitet

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Para
Vjedhjet në inceneratorin e Tiranës, habit Rama: Nuk jam llogaritar

Vjedhjet në inceneratorin e Tiranës, habit Rama: Nuk jam llogaritar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26

Rritja e çmimit të karburanteve që nga fillimi i muajit mars, pas përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, ka...

Lexo më shumë
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26
Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

09:24 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

09:12 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com