GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha: Rama bllokoi Parlamentin, kreu grushtin e shtetit, protestë deri në rrëzimin e tij

19:40 - 22/12/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama bllokoi Parlamentin, kreu grushtin e shtetit, protestë deri në rrëzimin e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ka dalë para protestuesve të mbledhur në shesh, dhe u ka bërë thirrje që kjo protestë të vazhdojë deri në rrëzimin e Edi Ramës.

“Në 10 vitet e fundit të këtij regjimi, shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, nga çdo zi buke dhe çdo gjë tjetër. Shqiptarët në 10 vitet e këtij regjimi kanë shkuar 100 vite pas për lindshmërinë e tyre. Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet, kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë e më pak.

Ne mblidhemi në një moment kritik, ndoshta si kurrë më parë, sepse Edi Rama pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, del se ka vendosur të bëhet multimiliarderë më paratë tuaja. Ai ka vendosur veten mbi ligjin, kushtetutën, mbi çdo pushtet dhe na thotë nga Surreli se ‘unë ju u shumëzoj me zero’.

Edi Rama hidhi sytë këtij bulevardi, nga sot ti kurrë nuk do njihesh më në Shqipëri dhe në botë si kryeministër, por si kapobandë’, tha Berisha.

Berisha u shpreh: “Këto dy javë në Shqipëri është zhvilluar një betejë e pashembullt. Një prokuror guximtar pezulloi nga detyra zv.kryeministren, njeriun më hajdut pas Ramës në historinë e kombit. Një gjykatë turpi, u ble. Një gjykatë supreme kryesore e kombit i hoqi jashtë çdo rregulli masën e pezullimit e ktheu lubinë në detyrë që të vjedhë, të prishë cdo provë dhe si banditë të kërcënojë çdo dëshmitar. Rama me këtë vendim që i diktoi GjK na tha ne shqiptarëve se unë ju kam vjedhur dhe do t’ju vjedh sepse jam mbi ligjin mbi Kushtetutën dhe gjykatat .Kërkesë për arrestimin e zv.kryeministres, pasi u shtuan aferat provojnë se Rama dhe ajo bashkë kanë vjedhur dhe dëmtuar shqiptarë me afera 1.2 mln euro. Rama bllokoi Parlamentin. Kreu grushtin e shtetin për të shpëtuar  lëkurën e tij.

Kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Edi Rama, se nuk lejoi arrestimin e Ballukut, sepse e dinte që radha do t’i vijë dhe atij.

Berisha tha se Rama është autori i vjedhjes së përmasave të paimagjinueshme.

“Nëse zv/kryeministrja në ato deftere që u gjetën, ka mbi 300 apartamente, 15 supermerkato, 2 jahte, Edi Rama pasi hyri në këtë godinë, me paratë offshore ka 2 mln euro pasuri.

Edi Rama nuk do të pranojë kurrë të heqë imunitete, të shkarkojë lubi Ballukun. Nuk duhet të gabohemi, Edi Ramën do ta heqim ne, populli opozitar”, tha Berisha.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri
Kosovë & Rajon

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

09:18 - 16/03/26
Sulmohet policia e Kosovës në Veri
Kosovë & Rajon

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër

09:03 - 16/03/26
Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri
Aktualitet

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

08:27 - 16/03/26
Para
“Ja të vdesim, ja të rrojmë”, Berisha mbyll fjalimin, hidhen molotovë, zjarr para derës së kryeministrisë

"Ja të vdesim, ja të rrojmë", Berisha mbyll fjalimin, hidhen molotovë, zjarr para derës së kryeministrisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri
Kosovë & Rajon

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

09:18 - 16/03/26

Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj të ri “Two People...

Lexo më shumë
Sulmohet policia e Kosovës në Veri

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër

09:03 - 16/03/26
Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

08:27 - 16/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 16/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026

07:45 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com