GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama dhe Vuçiç, kryeministra të lidhur me krimin

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama dhe Vuçiç, kryeministra të lidhur me krimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama janë dy kryeministrat më të lidhur me krimin në rajon.

I ftuar në emisionin ‘A Shoë’ në Syri Tv, Berisha tha se Vuçiç është i pabesë, sepse nga një anë ulet në tavolinë dhe nga ana tjetër fut armët për të organizuar kryengritje dhe gjakderdhje.

‘Tre vite më parë, në një takim ndërkombëtar kam lexuar një shënim, ‘Gadishulli i dy Ballkaneve’. Kjo sot është më e vërtetë se 3 vite më parë. Vuçiç është njeriu që mban të varur luftën dhe konfliktin në gozhdë dhe kërcënon mbarë rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar në një farë mënyre. Zhvillimi më dramatik që nga çlirimi i Kosovës e deri më sot ishte zhvillimi i para dy ditëve. Aleksandër Vuçiç me qëndrimin e tij përmbysi të gjitha përpjekjet që janë bërë deri sot. Ai tregoi se është aq i pabesë, që nga një anë ulet në tavolinë dhe nga ana tjetër fut armët, mortajat dhe granat hedhësa për të organizuar kryengritje dhe gjakderdhje. I gjithë fakti është ky. Ka 24 vite që ka përfunduar lufta. A jemi ne larg saj?

Jo nuk jemi dhe kjo për shkak të një njeriu i cili ka kryer krime gjenocidi si Gebëlsi i Millosheviçit. Ka vazhduar me Bjellivukët e tij, të jetë bashkë me Ramën, kryeministri më i lidhur me krimin në rajon. Unë jam për dialog, por cili dialog? Ai dialog i cili njeh realitetin, dhe ky realitet është ky. Kapet i gjithë komuniteti ndërkombëtar tek asociacioni. Po çfarë është asociacioni? Është një shoqatë. Nuk ka asnjë vështirësi që serbët të kenë shoqatën për gjuhën, kulturën dhe besimin e tyre. Lokalit dhe çfarë kanë ato rentat, e pasurive siç duhet ti marrin në përputhje me standardin ndërkombëtar. Çfarë duan tjetër ata në një kohë kur kanë 3 herë më shumë të drejta se sa shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Po të shkosh në Preshevë nuk i lejon ta shkruajnë Komuna, por e shkruajnë serbisht’, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1

Lajme të lidhura

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative
Aktualitet

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26
Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!
Aktualitet

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!

12:52 - 21/08/26
Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Para
Rihapja e basteve, Rama mbledh aktorët e sporteve në Kryeministri

Europiani 2025/ Rama mburret me arritjet e Dukës, por harron ta urojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij
Sport

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

Një zhvillim i papritur ka tronditur gjyqin për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Maradona. Mbrojtja ka vënë në pikëpyetje...

Lexo më shumë
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26
Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, reagon Rama: Parodi dhe cirk i lashtë me flamuj në epokën e AI!

12:52 - 21/08/26
Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

Dosja “Balluku”, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

12:21 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com