GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama e anuloi vizitën në Durrës pas denoncimit tim, paralajmëroj Troplinin të mos përzihet dhe të mos kërcënojë Veliajn

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama e anuloi vizitën në Durrës pas denoncimit tim, paralajmëroj Troplinin të mos përzihet dhe të mos kërcënojë Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës, Sali Berisha, iu drejtua gazetarëve përpara Kuvendit, duke vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, ai denoncoi lidhjet e Ramës me botën e krimit, duke përmendur konkretisht afera korruptive dhe angazhime të fshehta në fushata zgjedhore. Sipas Berishës, këto lidhje përfshijnë shpërblime të majme përmes lejeve të ndërtimit dhe transaksioneve të dyshimta në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Ai gjithashtu deklaroi se denoncimi i tij publik kishte ndikuar në anulimin e një vizite të Ramës në Durrës, ku dyshonte se do të zhvilloheshin takime të dyshimta politike. Berisha nuk kurseu kritikat ndaj influencës së Xhorxh Sorosit në politikën shqiptare, duke e cilësuar Ramën si një “kukull mjerane” të tij. Ai vuri në dukje se kryeministri kishte fshirë nga rrjetet sociale fotografitë me Alexis Soros dhe ish-ambasadoren Yuri Kim, duke e cilësuar këtë si një veprim të qëllimshëm. Përveç kësaj, Berisha u shpreh i gatshëm të publikojë kontratën me strategun politik LaCivita, duke garantuar transparencë të plotë mbi burimin e fondeve.

“U njoftua se po shkonte në Durrës, e denoncova sepse dyshova shumë se po shkonte ti çonte Pojën Erion Veliajt. Dhe unë i jap paralajmërimin më të fortë Xhevdet Troplinit; të mos përzihet, të mos kërcënojë, se do të ketë pasojat më të rënda. Se nuk e çoi kot. E anuloi vizitën, sigurisht se e denoncova në media, dhe e dinte se do të shkonit dhe ju pas, e skishte si të takohej me të. Tani të dashur qytetare dhe qytetarë! Halle, halle kjo dynja, halli, hallit nuk i ngjan. Edi Ramës i janë mbytur xhemitë . Sot në sytë e botës ai është një kukull mjerane e Xhorxh Sorosit. Ai siç e patë ju, ka fshirë të gjitha fotografitë që ka pasur në Instagram me Alexis Soros, dhe me Yuri Kim”, tha Berisha.

Etiketa: Sali Beisha

Lajme të lidhura

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit
Aktualitet

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani
Aktualitet

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi
Aktualitet

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26
Para
Europa dhe Conference League rikthehen me sfidat e Play-Off-it

Europa dhe Conference League rikthehen me sfidat e Play-Off-it

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com