GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama e ka ndjerë fundin, njeri pa shpirt që vjedh edhe pensionet e shqiptarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Rama e ka ndjerë fundin, njeri pa shpirt që vjedh edhe pensionet e shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga Lapraka se Edi Rama ka ndjerë fundin e tij politik dhe nuk guxon të përballet me qytetarët. Ai e akuzoi kryeministrin se ka ndaluar ballafaqimet mes kandidatëve për të fshehur skandalet e qeverisë.

Berisha prezantoi programin e PD-së, që synon zhdukjen e varfërisë së skajshme brenda 100 ditëve dhe rritjen e pagës minimale në 500 euro. Ai denoncoi situatën katastrofale të shëndetësisë, duke akuzuar qeverinë për vjedhje të taksave dhe për lënien e qytetarëve në mëshirë të sektorit privat. Sipas tij, Rama përdor buxhetin publik për luks dhe udhëtime, duke lënë pensionistët në varfëri ekstrem.

Fjala:

Miq, Edi Rama e ka ndjerë fundin.
Ka dy muaj që nuk guxon të takojë një gazetar, jo më qytetarë, sepse nuk përgjigjet për asnjë nga aferat e tij të mëdha.
Ka dy muaj që ka ndaluar me urdhër kandidatët e tij të ballafaqohen me kandidatët tanë, sepse nuk do që ju të merrni vesh të vërtetat, sepse e di se ata nuk dalin dot, se kur të dalin nga studiot, do dalin me fytyrë të nxirë nga aferat e Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë.
E kam ftuar, prapë këtu e ftoj, të vijmë ja në këtë skenë dhe të bëjmë debat para jush, t’i marrë të gjithë socialistët e lagjes t’i sjell këtu, unë i pranoj, i respektoj ata, por ai nuk ka besim as tek socialistët.
Nuk ka besim se kësaj here e kuptuan edhe ata se nuk ka program. Programi i tij është këneta, është tallavaja, është banaliteti, është mashtrimi.
Miqtë e mi, programi i PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore është programi i zhdukjes së varfërisë së skajme brenda 100 ditëve.
Çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo person në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, çdo fëmijë me një prind, do kenë minimumin jetik 200 euro.
Rroga minimale në Shqipëri rritet në 500 euro.
Qeveria do u japë qytetarëve rrogëulët dhe me pensione kartën e konsumatorit. Ata do i marrin ushqimet 20 përqind më lirë se të tjerët.
U garantoj se përgjigje emergjente do marrë situata katastrofale e shëndetësisë në këtë vend.
Qytetarë dhe qytetare, vetë INSTAT informoi se shqiptarët në një vit paguajnë nga xhepi për kujdes shëndetësor 820 milionë. Fatura e bukës në një vit në Shqipëri është 220 milionë euro. Fatura për kujdesin shëndetësor është 820 milionë euro. Katër herë më shumë.
Po pse kjo? Sepse mafia ka pushtuar thellë sistemin shëndetësor.
Sepse qeveritarët, drejtorët kryesorë të tyre, përvetësojnë, vjedhin taksat tuaja me të cilat duhet të blihen ilaçet, duhet të blihen aparaturat.
Dhe më keq, aparaturat lihen të prishura në mënyrë që ju të shkoni tek privati ose të mos i bëni dot.
Me partneritetet e tyre të korruptuara, analiza në publik qytetarët mund të bëjnë vetëm 20 ditët e para të muajit. 10 ditët e tjera asnjë analizë. Të gjitha në sektor privat.
Miq, nuk ekziston kund një sistem kaq i pamëshirë, kaq i papërgjegjshëm.
Ju e dëgjuat Edi Ramën tre muaj më parë, u detyrua të pranojë se në Spitalin Onkologjik ishin kryer krime kundër njerëzimit.
Po, sepse të sëmurëve nuk u janë dhënë ilaçet për të mjekuar sëmundjen. Ose u janë dhënë ilaçe që nuk kanë efekt.
Tani, ky njeri që deklaroi para tre muajsh se në Spitalin Onkologjik janë kryer krime, mori ndonjë masë? Nuk mori asnjë masë sepse nuk ka shpirt.
Për atë, njerëzit janë për t’u përçmuar.
Janë për t’u poshtëruar.
Po ka poshtërim më të madh… ke një buxhet përpara për ta ndarë 8 miliardë dhe kur vjen puna deklaron se për pensionistët ke lënë gjithsej 16 milionë euro.
Dhe kur ne i themi si opozitë se kjo është hata, thotë se po të bëjmë atë që thoni ju, biem në greminë.
Jo nuk biem në greminë. Por ai vjedh pensionet, se me ato pensione i kalon paratë tek rrugët, me të cilat i ndërton me një çmim të dhjetëfishtë krahasuar me çmimin evropian.
I përdor për luks, për udhëtime, ndaj dhe nuk rriten pensionet.

Etiketa: berishapensioneRama

Lajme të lidhura

Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen

14:35 - 26/09/26
U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë
Aktualitet

U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

14:15 - 26/09/26
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën edhe tre shqiptarë, nxirren trupat e 6 viktimave nga rrënojat
Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën edhe tre shqiptarë, nxirren trupat e 6 viktimave nga rrënojat

13:55 - 26/09/26
Para
Tirana luan shansin e fundit për mbijetesën në Superligë, Shkëmbi: Do japim shpirtin në fushë

Tirana luan shansin e fundit për mbijetesën në Superligë, Shkëmbi: Do japim shpirtin në fushë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka refuzuar propozimin e Iranit për një armëpushim fillestar shtatëditor, ndërsa Teherani ka...

Lexo më shumë
Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

15:08 - 26/09/26
Thellohet skandali i çështjes “Xhaka”, mesfushori shqiptar rrezikon sanksione të rënda edhe nga FIFA

Thellohet skandali i çështjes “Xhaka”, mesfushori shqiptar rrezikon sanksione të rënda edhe nga FIFA

14:54 - 26/09/26
Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen

Të dielën “Tiranathlon”/ Kufizohet qarkullimi në disa akse në kryeqytet, ja rrugët që bllokohen

14:35 - 26/09/26
U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

U nisën drejt një destinacioni sekret, 150 influencues dhe gazetarë zbulojnë surprizën sapo mbërrijnë në Tiranë

14:15 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com