GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama fajtor në çështjen McGonigal. Ja mesazhi që kam për Ambasadën e SHBA

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama fajtor në çështjen McGonigal. Ja mesazhi që kam për Ambasadën e SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama si të përfshirë kokë e këmbë në çështjen MvGonigal.

Berisha tha se përderisa McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare, kjo do të thotë se edhe Edi Rama është fajtor.

“Ata e kanë të ndarë përgjysëm, njëri ka dhënë ryshfet, tjetri ka marrë ryshfet.

Njëri ka kërkuar licencës, tjetri ka hequr licencë.  Njëri ka kërkuar shërbime kundër opozitës, tjetri ka manipuluar dosjen.

Pra, faktet janë përvëluese për Edi Ramën dhe në mos gabohem, sot në ora tetë të darkës me orën tonë dhe orën 2 me orën e Uashingtonit, McGonigal dorëzohet.

Së bashku me të, edhe Edi Rama.

Ky është zhvillimi dhe kjo është një histori, e cila ka një aspekt tmerrësisht poshtërues për Shqipërinë”, theksoi Berisha.

Por sipas Berishës, ndonëse Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza janë nën hetim, Gjiknuri, kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, këta janë të gjithë në hetim, në Shqipëri nuk guxohet me hapë një hetim.

“A nuk është ky mohim total i shtetit? Në cilin vend të botës ndodhin këto?

Unë u them vetëm kaq, licenca e hequr një kompania mikse, austriake, ruse, do i kushtojë Shqipërisë deri në 300 milionë euro gjobë.

Dhe kujt iu dha? Një kompanie të miërëfilltë të Gazpromit, që thuhet se është Deripaska pas saj.

Pra, për të gjitha këto, prokuroria shqiptare është zero. Nuk guxon të nisë qoftë edhe një hetim.

Dhe kërkesën për këtë e ka refuzuar. Ne përsëri do e dërgojmë”, tha Berisha.

I pyetur lidhur me deklaratën e Ambasadës së SHBA, sipas të cilës ata nuk ndërhyjnë për të caktuar kryetarin e një partie, por nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj “non grata-ve”, Berisha tha se e përshëndet një qëndrim të tillë.

“Gjysma e mesazhit thotë se SHBA nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive, është në të drejtën e tyre të zgjedhin.

Është pikërisht kjo që unë përshëndes.

Nëse ka një njeri që ka bërë në 32 vite përpjekje që të zgjedhin me votën e tyre njerëzit, ky është Sali Berisha.

Do të kthej një gjë shumë private dhe jo të zakonshme.

Idhulli, çdo njeri ka idhujt e vet, idhulli i jetës time ka qenë Martin Luteri. Unë jam mysliman, sunit, krenar me besimin tim. Por duhet të jem i sinqertë me ju.

Kur unë kam gjetur tezat dhe shkrimet, ai më ka impresionuar në shkallën më të jashtëzakonshme. Dhe më ka ndikuar. Duhet ta lexoni atë. Këtë person.

Për mua, unë nuk jam i krishterë, por ai në fund të fundit ishte shenjtori i antikorrupsionit dhe i ka shërbyer njerëzimit me ato teza ndoshta sa pak kush tjetër.

Por ka një problem tjetër ai, kur vjen puna në raport me ndërgjegjen e tij. Qëndron aq besnik te ndërgjegjja e tij, saqë frymëzon çdo njeri që lufton për të vërtetën.

Unë e thashë se idhull kam Martin Luterin. Kjo është përgjigja për mesazhin”, tha Berisha.

Etiketa: aMBASADAberishaMcGonigalRama

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Para
Osmani: Heqja e masave nga BE-ja rikthen dialogun konstruktiv

Osmani: Heqja e masave nga BE-ja rikthen dialogun konstruktiv

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com