Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-zëvendësin e tij, Arbjan Maznikun se ka shembur 13 pallate në zemër në Tiranës për të mbushur arkat e tyre.
‘Më vjedhjen e tmerrshme që ky kryehajdut i shpifur ka bërë së bashku me Maznikun dhe hajdutët e tij, duke shembur 13 pallate në zemër të Tiranës vetëm e vetëm për të mbushur arkat dhe kontot e veta dhe të kompanive të tij. Pallate të vlerësuara që të gjitha solide, të parrënueshme nga tërmeti’, u shpreh Berisha.
Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar se protestat e opozitës kanë tmerruar hajdutët e kombit. ‘Edi Rama tmerrohet se mos po e vret Adriana Kalaja dhe urdhëron shoqërimin e saj’, tha Berisha gjatë tubimit qytetar.
Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës, Sali Berisha garantoi kryeministrin Edi Rama se për çdo krim që ka kryer në kurriz të shqiptarëve do ta pagujë me dekada burgje. Gjithashtu Berisha u shpreh se ‘dosja McGonigal nuk do mbyllet kurrë’.
Kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës dhe zgjedhje të lira. ‘Të vendosur për ndryshimin e shumëpritur. Fitoren e opozitës’, u shpreh kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, guximtare dhe guximtarë, misionarë të vërtetë të kauzës që të të gjitha kauzave të shqiptarëve. Të kauzës së shpresës, dinjitetit, lirisë, interesit kombëtar. Një përshëndetje të përzemërt ju oratorëve që me fjalën e tyre të zjarrtë përcjellin në të katër anët e Shqipërisë të vërtetat e realitetit të sotëm, por rrezatojnë guxim dhe frymëzim tek mbarë shqiptarët.
Para së gjithash sot unë duhet të përgëzoj me mirënjohje ata qindra protestuese e protestues që rrethuan bashkinë e Tiranës në një protestë të pamposhtur si dëshmitarë të vendosmërisë së tyre për të mos u pajtuar kurrë me vjedhjen e tmerrshme që Erion Veliaj iu ka bërë qytetarëve të Tiranës me djegësin.
Me vjedhjen e tmerrshme që ai me drejtorët e tij ka bërë me modelin 100 përqind të kompanisë 5D.
Më vjedhjen e tmerrshme që ky kryehajdut i shpifur ka bërë së bashku me Maznikun dhe hajdutët e tij, duke shembur 13 pallate në zemër të Tiranës vetëm e vetëm për të mbushur arkat dhe kontot e veta dhe të kompanive të tij.
Pallate të vlerësuara që të gjitha solide, të parrënueshme nga tërmeti.
Miqtë e mi, protesta është sot kryefjala e shqiptarëve.
Para tre ditësh, fermerët e Maliqit bllokuan rrugët dhe protestuan për të drejtat e tyre.
Dje guximtarët e Thumanës, Mamurrasit, Fushë Krujës, bllokuan autostradën e gjobës së qytetarëve me guxim të madh.
Sot rrethuan bashkinë e Tiranës.
Protesta dhe vetëm protesta është rruga drejt krijimit të qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, rotacionit dhe fitores së opozitës.
Miqtë e mi, protestat kanë tmerruar hajdutët e kombit.
Erion Veliaj futet me mburoja antiplumb në zyrën e tij në mbledhjen e Këshillit.
Altin Dumani futet me badigardë në mbledhjen e KLP.
Edi Rama tmerrohet se mos po e vret Adriana Kalaja.
Edi Rama urdhëron Taulantin e tij të shoqërojë në polici zonjën Kalaja, sepse fjalën e saj, kritikat, i konsideron shigjeta dhe plumba vetë, por jo më pak edhe e shoqja e tij, që u thoshte gazetarëve që po u bëni gjilpëra helmi burrit tim.
Edi Rama, të ka kapur tmerri për krimet që ke kryer.
E përfiton veten të dënuar jo në burg, por së paku gjysmë shekulli burg për aferat, për vjedhjet e tmerrshme.
Për zhdukjen e 130 milionë eurove të djegësit të Tiranës me Erion Veliajn.
Për zhdukjen e qindra milionë eurove me Vilma Nushin dhe Ilir Beqajn dhe Manastirliun në koncesionet e krimit të shëmtuar.
Koncesionet që e shndërruan shëndetësinë shqiptare, Ministrinë e Shëndetësisë në një bursë vdekje për shqiptarët.
Koncesionet që rritën 83 herë çmimin e sterilizimit për t’u pasuruar si të pangopur dhe të pamëshirë mbi jetën e të sëmurëve shqiptarë, mijëra prej të cilave mbetën pa u operuar për shkak të çmimeve të larta të seteve kirurgjikale.
Edi Rama, ti je sot kryeministri i vetëm që ke një dosje të hapur me McGonigal.
Mos mendo se ajo do të mbyllet.
Mos mendo se do të mbyllet kurrë.
Ajo të pret dhe do të ndjekë gjithë jetën tënde.
Ti ke tmerr nga fjala e Adriana Kalasë, dhe kur ajo përmend revole, ti ke për borxh të thuash se të bëri atentat.
Aq i trembur, aq i frikësuar, aq i çatrafiluar je për shkak të krimeve që ke kryer.
Por të garantoj që nga ai fron do zbresësh dhe drejt e tek Emiljano do përfundosh, tek Shullazi yt do përfundosh.
A mund të imagjinohet të thotë tjetri për një fjali, se tentoi të më vrasë?
Po çfarë burracaku je ti mor? Vetëm burrë nuk je ti. Ti je turpi i njeriut!
Janë krimet që ke kryer që të detyrojnë të trembesh në këtë mënyrë dhe të kesh këtë përrua psikik.
Nuk shpëton prej tyre, Edi Rama. Nuk shpëton!
Flakët e lëvizjes demokratike, e revoltës së shqiptarëve janë të ndezura në të katër anët e vendit.
Urrejtja e shqiptarëve për ty ka kufi vetëm qiellin.
Të garantoj se çdo krim që ke kryer do ta paguash me dekada burgje.
Ndaj dhe ju ftoj të dashur miq, qëndrestare e qëndrestarë, të vazhdojmë këtë betejë.
Të bindur se me Edi Ramën, zgjedhje të lira nuk ka.
Të vendosur për çdo sakrificë.
Për lirinë e votës, për zgjedhje të lira për shqiptarët.
Të vendosur për ndryshimin e shumëpritur.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
gijotina.com/
Discussion about this post