GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama i fali vëllait 36 mijë m2 tokë, kolumbianët…

22:08 - 31/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Rama i fali vëllait 36 mijë m2 tokë, kolumbianët…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Edi Rama dhe vëllai i tij nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë” Kështu u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e sotme, ku u ndal sërish tek dokumentet e publikuar nga Gazment Bardhi, të cilat implikojnë Olsi Ramën në laboratorin e Xibrakës.

Berisha tha se, për të sjellë kolumbianët e Olsi Ramës, u dërgua diplomati nga Tirana në Beograd që t’u nxirrte viza jashtë kritereve. Berisha shtoi gjatë fjalës së tij se, droga e laboratorit të Xibrakës ishte e Edi Ramës me të dërguar special, Olsi Ramën

Sipas liderit demokrat, nga njëra anë Rama i fal të vëllait 36 mijë m2 tokë te ‘Rrapi i Treshit’ dhe nga ana tjetër mban nën arrest Jamarbër Malltezin, pronar i cili ka marrë 410 m tokë të konfiskuar 60 vite më parë.

Berisha: Po pse ne çdo vit gjer në vitin 2013, rriteshim si banorë nga viti në vit. Po rriteshin rrogat, pensionet, po zgjerohej punësimi, po vinin investime të mëdha. Çfarë ndodhi me ne? Edi Rama me klanin e tij në pushtet, me shpejtësi të rrufeshme zëvendësoi shtetin ligjor me narkoshtetin. Mos harroni një denoncim që bëri Arben Ahmetaj: I thashë në 2014 se po kanabizuam Shqipërinë i bëmë gjëmën Shqipërisë. Në mënyrë më kriminale ai instaloi drogën dhe shtetin e drogës. Po në vitin 2014, pa humbur kohë i vëllai i tij krimineli Olsi Rama, trafikanti ndërkombëtar, nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, nipi tjetër i Enver Hoxhës, Dritan Koloneci, dhëndri i Enver Hoxhës, Kelment Koloneci, një nga më kryesorët e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, Gentian Gjonaj, me Genti Xhixhën po të Edi Ramës.

Genti Xhixha, o miqtë e mi, është një kryetrafikat që rri në Kubë dhe që ne e ndiqnim që në vitin 2011, atë dhe mamanë e tij që punonte me Edi Ramën dhe financonte me para droge fushatat e PS-së, por e mbronte Ina Rama. Këta instaluan fabrikën më të madhe të kokainës, e gjitha në mbrojtjen e Olsit dhe Edit. A e dini ju se, për të sjellë kolumbianët e Olsi Ramës, u dërgua diplomati nga Tirana në Beograd që tu nxirrte viza jashtë kritereve? A e dini ju se, Che Guevarat e drogës nuk u regjistruan në regjistrin e të huajve? A e dini ju se, Olsi Rama, ishte një dhe i pandarë me Gentian Gjonaj, me Ermal Hoxhën, ndër më kryesorët e grupit të Xibrakës, që vetëm në solucione në Xibrakë kishte 1.1 ton konakinë, 300 mln euro? Pa llogaritur sa kishte në magazinat e Maminasit pleh kimik të përzier me kokainë.

Olsi Rama u identifikua me dhjetëra herë, në kafene, në restorant, në mbledhje të fshehta në apartamente dhe kudo me Gentian Gjonajn, Ermal Hoxhën, dhe kryesorët e grupit. Por Saimir Tahiri urdhëronte përgjuesit dhe vëzhguesit të mos e emëronin 45-vjeçarin flokëshkurtërin dhe flokëziun, me emrin që kishte, por vetëm i panjohuri. Por kompjuteri nuk ka frikë, nuk ka hile, ja nxori surratin se i panjohuri që udhëtonte me makinën e drogës kishte emër, Olsi Rama. Kishte fytyrën dhe gjatësinë e tij, ishte i vëllai i kryeministrit të Shqipërisë. Megjithatë, përsëri në gjykatë, së shpejti do të merrni vesh se kush ishte gjykatësi, dosja veçohet, i panjohuri nuk mund ta dimë kush është, paçka se në TIMS rezultonte Olsi Rama.

Ata të cilët pa vetëdije bëjnë avokatin e Olsi Ramës, atyre njerëzisht u kërkoj, shtroni vetëm këtë pyetje: Në qoftë se nuk ishte i implikuar Olsi Rama, si ka mundësi të kalonte kufirin 18 herë më makinën e drogës? Na gjeni ju një makinë tjetër me të cilën Olsi Rama të ketë kaluar 18 herë kufirin? Mos u bëni naiv, se kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike, dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të  huaj, se përdorte dy pasaporta. Pyetja tjetër. Po në qoftë se Olsi Rama kishte kaq miqësi me Ermalin, çfarë donte Olsi Rama në apartamentin e mbledhjeve të fshehta. Po pse nuk regjistroi Olsi Rama targën tek ia mbathi ditën e arrestimeve, për në Kosovë? Ndaj dhe askush të mos bëhet naiv! Droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri. Ndaj dhe i them këtu Edi Ramës, se ti me vëllain tënd nuk do t’i shpëtosh kurrë verdiktit të drejtësisë.

Në traktin e tyre ‘fajin e ka Saliu, Olsi përgjerohej se e votonte vëllain se ai e meriton. A e dini ju o miq, se vëllai i ka falur Olsit 36 mijë metër katrorë tokë për biznesin e tij. Tokë tek ‘rrapi i Treshit’, ku Olsi na thoshte se po vuan aq shumë se po ndërton stadiumin për të rinjtë e Europës që do të na vijnë këtu. A thua se Olsi është shteti dhe ka detyra mbi detyrat e vëllait. Çfarë është kjo mor, po ka vjedhje më të madhe se kjo? T’i japësh vëllai 38 mijë metër katrorë tokë të huaj. Po këtë se bën kush në Europë përveç teje dhe mban në arrest shtëpie pronarin që ka marrë 410 metër tokë të konfiskuar 60 vite më parë. Ti je një bandit që nuk ke moral dhe as ligj!

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV
Aktualitet

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

13:54 - 05/02/26
Para
Gabriela e Përputhen: Harxhoj 5 mijë euro në muaj

Gabriela e Përputhen: Harxhoj 5 mijë euro në muaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll
Breaking Views

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

16:25 - 05/02/26

Mbrëmjen e së mërkurës, dy tërmete me magnitudë deri në 4 ballë u regjistruan në rajonin e Korçës, duke shkaktuar...

Lexo më shumë
Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com