GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama kërkoi të bënte ’grusht shteti’ me Ballukun, Kushtetuesja e hodhi në koshin e plehrave

12:44 - 07/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama kërkoi të bënte ’grusht shteti’ me Ballukun, Kushtetuesja e hodhi në koshin e plehrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila la në fuqi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Ballukut. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Lideri i opozitës theksoi se Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë në koshin e plehrave një kërkesë, që siç tha ai ishte baras me një “gusht shteti”.

Ndër të tjera Kryedemokrati tha se, Rama në mënyrën më të papërgjegjshme më antikushtetuese, më antiligjore vendosi të përdorë GJK si mburojë të vjedhjeve të tij.

“Pas 9 orësh, të ndryrë në një sallë, Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për të pranuar kërkesën e Edi Ramës. Në këtë kuadër, unë vlerësoj qëndrimin e atyre gjykatësve, të cilët me guximin e tyre rrëzuan një kërkesë që ishte baras me grusht shteti kundër shqiptarëve. Natyrisht gjykata ka mëkatin e madh sepse i dha Lubi Ballukut mbi 2 muaj kohë të fabrikojë dhe të falsifikojë çdo dokument. Por siç thotë fjala, më mirë vonë se kurrë. Me atë ndarje katër me katër, të paktën vendimi, kërkesa e Edi Ramës nuk u miratua dhe përfundoi në kosh të plehrave.

Në fakt bashkë me Edi Ramën sepse ajo nuk kishte të bënte me Lubi Ballukun, ajo kishte të bënte me pezullimin e Edi Ramës nga detyra. Dhe ai donte të krijonte një mur nga gjykata. Ky është një moment që dëshmon se populli opozitar duhet të shumëfishojë energjitë dhe forcat në këtë betejë gjer në largimin e Edi Ramës nga pushteti. Asnjë shqiptar nuk duhet të pranojë kurrë që për pasurimin me plaçkitje të Edi Ramës, familjes së tij, Lubi Ballukut dhe të tjerëve, të shkelmohet e ardhmja evropiane e fëmijëve tanë, e ardhmja evropiane e jonë.

Ju rikujtoj se pavarësisht nga reagimet që ka pasur, pavarësisht nga kritikat që mund të jenë bërë nga lobingjet e Edi Ramës apo të tjerë, por kemi paralajmëruar me kohë se Shqipëria me Edi Ramën nuk plotëson në mënyrë absolute asnjë kriter përveç pozicionit të saj gjeostrategjik. Koha na dha të drejtë. Ata që i dëgjuan me skepticizëm, madje edhe me mospëlqim këto deklarata, u befasuan kur u përballën me situata shumë më të rënda se ajo që kishim parashikuar.

Ndaj dhe nxorën opsionin nuklear të papërdorur kurrë që nga themelimi i BE, disa vende, zhbërjen totale të procesit të integrimit me Shqipërinë. Por jam i bindur se ju nuk do e lejoni këtë. Jam i bindur se kryengritja paqësore e juaj, e guximtarëve shqiptarë, do të rikthejë Kushtetutën, ligjin. Do të rikthejë votën shqiptarëve, qeverinë teknike, zgjedhjet e lira, fitoren e opozitës,” tha Berisha.

Etiketa: BallukuberishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Berisha: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve, të bashkohemi nesër në kryengritjen më të fuqishme
Aktualitet

Berisha: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve, të bashkohemi nesër në kryengritjen më të fuqishme

12:38 - 21/03/26
Mbledhja e Asamblesë/ Rama ndryshon drejtuesit politikë, ja lëvizjet e reja në qarqe
Aktualitet

Mbledhja e Asamblesë/ Rama ndryshon drejtuesit politikë, ja lëvizjet e reja në qarqe

12:27 - 21/03/26
Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën: Rama po e largon vendin nga BE-ja
Aktualitet

Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën: Rama po e largon vendin nga BE-ja

12:19 - 21/03/26
Para
“Mollë e kalbur”, Dashnor Sula kryeinspektor, Berisha: Kreu tradhti të lartë duke kapur flamurin e zi të Ramës

“Mollë e kalbur”, Dashnor Sula kryeinspektor, Berisha: Kreu tradhti të lartë duke kapur flamurin e zi të Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve, të bashkohemi nesër në kryengritjen më të fuqishme
Aktualitet

Berisha: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve, të bashkohemi nesër në kryengritjen më të fuqishme

12:38 - 21/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë detaje nga pjesëmarrja në samitin e 50-vjetorit të Partisë Popullore Europiane, duke...

Lexo më shumë
Mbledhja e Asamblesë/ Rama ndryshon drejtuesit politikë, ja lëvizjet e reja në qarqe

Mbledhja e Asamblesë/ Rama ndryshon drejtuesit politikë, ja lëvizjet e reja në qarqe

12:27 - 21/03/26
Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën: Rama po e largon vendin nga BE-ja

Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën: Rama po e largon vendin nga BE-ja

12:19 - 21/03/26
Mori automjetin me qira dhe nuk e ktheu, vihet në pranga 24-vjeçari

Shoferja përplas motorin e Policisë Rrugore në Durrës, dërgohet në spital polici

12:06 - 21/03/26
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Nesër protestë kombëtare, PD iu drejtohet strukturave: Rama është i izoluar, detyra jonë mbetet ta rrëzojmë

11:48 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com