Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, ka përshëndetur protestuesit e guximshëm të Thumanës dhe Fushë Krujës, të cilët kërkojnë të kenë hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar. ‘Përshëndetje të përzemërt guximtarëve të Thumanës dhe Fushë Krujës që po përballen dhëmb për dhëmb me regjimin’, tha Berisha.
Në fjalën e tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se fermerët e Maliqit dhe qytetarët e Thumanës do të kenë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike, teksa shtoi se dënon me forcë aktin banditesk të narko-komisar Qatos, i cili si një bandit i vërtetë, goditi qytetarin protestues.
Më tej lideri i opozitës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkelmuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka, pasi është bërë pasuruar me 220 mijë metra katrorë tokë në Vuno.
Në përmbylle të fjalës së tij, Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, përpara protestuesve është shprehur se Rama për interesat e tij mafioze dhe për grabitjen e pronave në Himarë burgosi politikisht kryetarin e zgjedhur, Fredi Belerin, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të votojnë të dielën kandidatin e opozitës në Himarë, Petro Gjikuria. ‘Qytetarë të Himarës, vota pasnesër për kandidatin e opozitës është votë për të mbrojtur pronat tuaja nga mafia më e rrezikshme e Edi Ramës’, tha kryedemokrati Sali Berisha në fjalën e tij.
FJALA E PLOTE
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të shqiptarëve.
Oratorëve tuaj që frymëzojnë shqiptarët me fjalët e tyre.
Të dashur miq, në emër tuaj dua t’u dërgoj një përshëndetje të përzemërt guximtarëve të Thumanës dhe Fushë Krujës që po përballen dhëmb për dhëmb me regjimin për të drejtat e tyre.
Për veprimtarinë e tyre kundër ndëshkimit që Edi Rama me lubinë e tij Balluku iu bëri me segmentin e autostradës Thumanë-Kashar.
Miqtë e mi, duhet të jesh i zhveshur nga çdo ndjenjë të marrësh përsipër t’i përjashtosh nga qarkullimi, t’u shkatërrosh bizneset dhe jetesën qindra e qindra familjeve, ndërkohë që janë ndërtuar në atë zonë autostrada shumë më të gjata dhe nuk kanë krijuar asnjë shqetësim sepse janë vendosur të gjitha hyrjet dhe daljet ashtu siç e meritojnë qytetarët.
Ky ndëshkim që i bëhet zonës së Thumanës dhe Fushë Krujës është një dëshmi tjetër se si shndërrohet në mallkim për qytetarët edhe një punë publike.
Dhe po të kemi parasysh këto janë 21 kilometrat e para që fillohen dhe mbarohen nga kjo qeveri në 11 vite të ekzistencës së saj.
Iu bëj thirrje qytetarëve të Thumanës, iu bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, Krujës dhe mbarë Shqipërisë, solidarizohuni me çdo qytetar që mbron të drejtën.
Përshëndes përsëri fermerët e Maliqit, të cilët vazhdojnë protestat për të drejtat e tyre.
Të dashur miq, çdo e drejtë ka një çmim, çdo e drejtë kërkon një sakrificë.
Fermerët e Maliqit po e bëjnë atë, qytetarët e Thumanës po e bëjnë atë.
Ndaj dhe do kenë mbështetjen e plotë të PD.
Dënoj sot me forcën më të madhe aktin banditesk të narko-komisar Qatos, i cili si një bandit i vërtetë goditi qytetarin që protestonte, që solidarizohej me protestën me të drejtë.
Me këtë rast, i them Edvin Gjipesë, se narko-komisari Qato ka fytyrën tënde, karakterin dhe moralin tënd.
Jeni turpi i dheut që të dy.
Garantoj narko-komisarin se për atë akt kriminal do marrë ndëshkimin që meriton.
Dhe se drejtësia vonon, por nuk harron.
Të dashur miq, sot mbyllet fushata elektorale në Bashkinë e Himarës.
Sot në Himarë, me dy dëshmitarë të rremë dhe mëkatarë si ata, Vangjel Tavon dhe Blendi Klosin, kishte zbritur edhe Edvin Gjipeja.
Edvin Gjipeja në maj të këtij viti bëri be e rrufe, u betua edhe për kokën e nënës së vet të ndjerë, se ai dhe e ndjera nëna e tij, nuk kanë kërkuar kurrë një metër katror.
Ndërsa sot, dje, pardje dalin dokumente se në Gjipe, ai dhe mamaja e tij e ndjerë dhe kushërinjtë e tij, janë pasuruar me 220 mijë metër katror tokë.
Edvin Gjipeja, kam disa pyetje. Se tani e tutje do të quajmë Edvin Gjipeja.
A ka lidhje shkarkimi i Artan Lames me refuzimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave për njohjen dhe kthimin e asaj prone nënës tuaj të ndjerë dhe ty?
Edvin, a ka lidhje me atë pronë akuza publike që të ka bërë kushëriri yt në Vlorë se i ke grabitur pronat atij?
Edvin Gjipeja, thuaju pak himariotëve, vlonjateve dhe shqiptarëve, a ka lidhje me atë proces shkarkimi njëra pas tjetrës i 8 drejtorëve, drejtoreshave të Kadastrës së Vlorës?
Edvin, doli e qartë si drita e diellit, siç kisha deklaruar me dhjetëra herë, se Himara është futur në rrethin e interesave më mafioze të Edvin Gjipesë.
A ka lidhje me interesat e tua mafioze, shkelmimi i Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve të saj për Olta Xhaçkën?
A ka lidhje Edvin?
Cili është roli yt në shkelmimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese?
Folu shqiptarëve se tani zbërthehen të gjitha.
O miq, mafiozi nuk ka atdhe, nuk ka fe, nuk ka moral, mafiozi është vetëm mafioz.
Ka vetëm interesa mafioze.
Për interesat mafioze të Oltës Strategjike, shkelmon mbi Gjykatën Kushtetuese, mbi Kushtetutën dhe rendin kushtetues.
Për interesat më mafioze, burgos Belerin me motive tërësisht politike, vetëm e vetëm se Beleri ia bënte pluhur ëndrrën e Gjipesë të 224 mijë metra katrorë tokë.
E keni parasysh? E dini ku u bie Gjipeja? Kanioni i Gjipesë.
Imagjinoni ju se ku i ka ngelur shpirti atij.
Pra, qytetare dhe qytetarë të Himarës, vota pasnesër për kandidatin e opozitës është votë për pronat tuaja.
Është votë për të drejtat tuaja.
Është votë për të mbrojtur tokat, pronat nga mafia më e pashpirt, më e rrezikshme jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Ballkanit dhe Europës që kryesohet nga Edi Rama.
Vangjel Tava nuk përfaqëson asgjë tjetër vetëm një kukull të Edi Ramës, që emërohet aty vetëm për Gjipenë.
Po Gjipeja është një dosje.
Po ku ta dimë ne sa dosje të tjera mund të ketë ky njeri që para tre muajsh na zotohej se unë dhe nëna ime e ndjerë, nuk kemi kërkuar një metër katror tokë?
Po çfarë rrenacaku është ky?
Edhe shpirtin e nënës së vdekur e përdorur për të mashtruar.
Çfarë morali ka ky?
Ndaj dhe e mbyll këtë fjalë, me thirrjen time për qytetarët e Himarës, shmangni çdo provokim, votoni si qytetarë të denjë ditën e dielë.
Përçmoni çdo përpjekje për të krijuar provokacione ndaj jush nga bandat e Edi Ramës dhe fitorja është e juaja, fitorja është e Himarës, është e demokracisë.
Fitore, fitore, fitore!
Discussion about this post