GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama mbylli dyert e shqiptarëve drejt Europës, duke mbrojtur korrupsionin e Lubisë dhe vetes

13:12 - 30/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama mbylli dyert e shqiptarëve drejt Europës, duke mbrojtur korrupsionin e Lubisë dhe vetes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët të zhvilluar këtë të hënë, akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për bllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Ai theksoi se integrimi në Bashkimin Europian është një proces jetik dhe një investim i gjatë për shqiptarët, por sipas tij, zhvillimet e fundit kanë sjellë hapa pas.

Berisha tha se Rama mbylli rrugëtimin e Shqipërisë në BE për të shpëtuar nga dosja Balluku, që në fakt është dosja e tij.

Deklarata

Për Shqipërinë dhe shqiptarët, procesi më themelor për të ardhmen e tyre është integrimi i vendit në BE.

Shqipëria në Europë është ëndrra shekullore e shqiptarëve.

Shqipëria në Europë është investimi i tyre 32-vjeçar.

Por Shqipëria në Europë është gjithashtu investimi i BE, Komisionit Europian, vendeve anëtare të BE, miliarda, miliarda, miliarde euro me të cilat ky vend është transformuar sa asnjë vend tjetër, po të kemi parasysh gjendjen në të cilën ishte.

Shqipërisë në Europë i mbylli dyert Edi Rama dhe Lubi Balluku.

Do të ishte e padrejtë që të shkarkonim mbi Lubinë këtë përgjegjësi.

Lubia ka përgjegjësi të mëdha për vjedhjet që ka bërë, për shpërdorimin, për vjedhjen e miliarda eurove.

Lubia ka disponuar 12 miliardë euro investime dhe tani, sipas vetë Edi Ramës, janë ndërtuar thotë ai, që nuk janë kurrë, po le ta supozojmë që është e vërtetë, 1 mijë kilometra rrugë, të cilat u shembën si rrugë kashte njëra pas tjetrës në këtë pranverë.

Por, njeriu që mbylli dyert e Europës, duke përdorur për këtë qëllim dosjen e Lubisë, pasi është dosja e tij, është Edi Rama dhe ka vetëm një emër, që quhet Edi Rama.

Në raportin e tij, në tetor të vitit të kaluar, Komisioni Europian ka ngritur si çështje themelore për Shqipërinë rritjen e presionit politik ndaj gjyqësorit nga Edi Rama, luftën e dobët kundër korrupsionit dhe problemet madhore me lirinë e medieve.

Këto probleme jo vetëm që nuk morën një adresim të përshtatshëm dhe pozitiv, por njohën përkeqësimet më të mëdha në 32 vite.

Për herë të parë, parlamenti i Shqipërisë bllokon kërkesën e prokurorisë së vendit për arrestimin e zëvendëskryeministres Lubi Balluku.

Dhe këtë vendim, 83 mandatet e krimit që u përdorën si thika kundër drejtësisë nga Edi Rama, deputetët nuk e morën me vullnet të lirë, por në diktat të plotë të Edi Ramës.

Madje, siç e dini, Edi Rama deklaroi në mënyrë të papërgjegjshme se këtë vendim të tillë do ta merrte çdo parlament i çdo vendi demokratik.

E vërteta është se një vendim të tillë nuk e merrte kurrë parlamenti i një vendi demokratik.

E vërteta është se për Brukselin, për shqiptarët dhe për cilindo njeri që ka ABC-në e shtetit ligjor, ky është një vendim antikushtetues me pasoja shumë të rënda, shkatërrimtare për luftën kundër korrupsionit.

 

Etiketa: berishaEuropeRama

Lajme të lidhura

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës
Aktualitet

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës

14:33 - 30/03/26
Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht
Aktualitet

U ndje keq në qeli, ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burg përjetë

14:04 - 30/03/26
Berisha: Më 17 Prill shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit
Aktualitet

Berisha: Më 17 Prill shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit

13:49 - 30/03/26
Para
Këlliçi: Pse Rama zgjodhi Skënder Hitën në krye të Policisë, ja dy kriteret për të cilat nuk flitet

Këlliçi: Pse Rama zgjodhi Skënder Hitën në krye të Policisë, ja dy kriteret për të cilat nuk flitet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës
Aktualitet

Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë për shkak të shtatzënisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës

14:33 - 30/03/26

GJKKO ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës për ndryshimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar...

Lexo më shumë
Muriqi beson në fitore: Turqia është ekip i fortë, por shpresoj se do të shkojmë në Botëror

Muriqi beson në fitore: Turqia është ekip i fortë, por shpresoj se do të shkojmë në Botëror

14:15 - 30/03/26
Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht

U ndje keq në qeli, ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burg përjetë

14:04 - 30/03/26
Berisha: Më 17 Prill shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit

Berisha: Më 17 Prill shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit

13:49 - 30/03/26
Këlliçi: Pse Rama zgjodhi Skënder Hitën në krye të Policisë, ja dy kriteret për të cilat nuk flitet

Këlliçi: Pse Rama zgjodhi Skënder Hitën në krye të Policisë, ja dy kriteret për të cilat nuk flitet

13:32 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com