GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama nën hetim të thellë për MCGonigal, drogën e krimin

20:33 - 01/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Rama nën hetim të thellë për MCGonigal, drogën e krimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama është nën hetim të thellë për përfshirjen në çështjen “McGonigal”, por edhe për krimin e drogën. Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi që ka zhvilluar me qytetarët në Paskuqan, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxhën. Berisha tha se Rama po gjobit Shqipërinë si askush tjetër dhe sipas tij, vetëm për dosjen “Becchetti”, qeveria duhet të paguajë 110 milionë euro nga taksat e qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij Berisha hodhi akuza edhe ndaj ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukut, për të cilën tha se ka areduar zyrën e saj me 200 mijë euro dhe ha biftek me çmim 1 mijë euro.

“Pse u dashka të marrë presidenti rrogë 15 herë më të lartë se punonjësja e tij aty. Këto ndodhin në diktatura, por nuk mund të ndodhin edhe në demokraci. Çdo qytetar nga vjet deri sivjet ka shpenzuar vetëm për ushqime 430 mijë lekë më shumë. Kjo sepse ky i ngriu rrogat dhe çmimet i rriti vetë. Ky ndjek një politikë anti-shqiptare dhe ç’njerëzore. Përgjigja e Ramës për ikjen është “do të marrim nga Bangladeshi dhe Sri-Lanka”. Po pse të mos punojmë ne që të rinjtë të rrinë këtu? Jo sepse ata që vijnë nuk votojnë, kurse të rinjtë këtu votojnë dhe rrezikojnë pushtetin. Londra ka gjithësej 700 mijë pemë. Ky thotë 1 milionë pemë në Tiranë.

Po pse thotë 1 milionë pemë? Ka vjedhur një milionë pemë. Këta duhen përzënë natën more. Hajdutë si këta nuk i ka pasur kurrë Shqipëria. Tani përpiqen të tallen, paraqiten me fjalor halabaku në mënyrë që jut ë mos mendoni për pensionet, për rrogat, për rrugicat, pë rata që kanë ikur, por të merreni me diskursin e tij. Me qytetarët nuk takohet dot, merr me detyrim infermiere, mësuese, punonjëse administrate dhe krijon një audiencë sikur po flet para grave. Unë i përshëndes gratë e Shkodrës, që përveç një grupi të vogël që është future nga ata të FRESH-it, e pritën si në përmor. Kurrë ndonjëherë gratë, nënat dhe motrat tona kanë patur ndonjë bring kaq të madhe në shpirt për shkak të largimit të familjarëve të tyre.

Rreshton disa ministre, secila kopje e klonuar e pashpirtësisë. Po ministrja që qëndis zyrën me 200 mijë euro, që porosit biftekun 1 mijë dollarë, që thuhet se u thotë privatisht shoqeve “më quani Belinda lluksi”, çfarë ka lidhje ajo me hallet e grave shqiptare? Ajo tjetra, burrin tendermen. Ai mendon se duke qenë i rrethuar nga një grusht ministresh kërkon të marrë votën e grave. Ky meriton vetëm mallkimin e grave dhe vajzave.

Një nga mediat më të fuqishme të Ëashingtonit, në një artikull të bazuar nga të dhënat e ish-oficerit të shërbimeve amerikane, informon publikun amerikan se Rama dhe Veliaj janë nën hetim të thellë për McGonigal-in, por jo vetëm për të, por kanë dosje të thella sekrete për drogën dhe krimin. Gazetari u thotë shqiptarëve, që ai përfaqësuesi amerikan u tha shqiptarëve që ne mbështesim popullin shqiptar. Rama ka dosjen e djegësave. A mund të ndodhë që një kryeministër të firmosë në një kohë kur autoriteti ligjor i thotë që kjo është e kundërligjshme. Rama po gjobit Shqipërinë sa askush tjetër në Europë. 110 milionë euro do të paguajnë qytetarët shqiptarë për mbylljen e Agon Channel nga Rama dhe Veliaj. Do të kalbet në burg për çdo gjyq që do humbasë. Po pse Erioni del i implikuar, sepse Veliaj do të bënte dasmën në Kalanë e Gjirokastrës, por dasma nuk bëhej me paratë e tij, por me të ministrisë. Jo vetëm në kala, por edhe në ndërtesa të mikpritjes së qeverisë, nëse një ministër apo kryeministër bën një aktivitet personal, është i detyruar që të paguajë çdo qindarkë”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës
Aktualitet

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite

08:13 - 23/04/26
Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit
Aktualitet

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26
Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi
Breaking Views

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi

19:28 - 22/04/26
Para
Java e 32-të në dy ditë, përballje interesante në Superiore

Java e 32-të në dy ditë, përballje interesante në Superiore

Discussion about this post

TË FUNDIT

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës
Aktualitet

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite

08:13 - 23/04/26

Kuvendi mblidhet këtë të enjte, 23 prill në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00, me një...

Lexo më shumë
Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:48 - 23/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026

07:34 - 23/04/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026

07:30 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com