GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama një horr që e ka blerë Alibeajn me lecka. Tiranën do e shndërrojmë në…

18:59 - 18/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kupa po derdhet, Rama nuk na përfill fare…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha paralajmëroi nisjen e qëndresës së opozitës nga parlamenti, duke theksuar se ajo nuk do të ndalet më.

“Ne jemi sjellë, ta themi të vërtetën, si opozitë e topitur.

Edi Rama është në pushtet, i bën të gjitha këto dhe mund të bëjë gjithçka tjetër, vetëm për shkak tonë.

Po! Sepse atë ligji nuk e lejon, sepse atë Kushtetuta nuk e lejon, sepse atë normat e qeverisjes të një vendi demokratik nuk e lejojnë kurrë.

Kurse ai, duke parë të gjitha këto, ai mori guximin, kaloi nga akti në akt dhe tha se këtyre ua caktoj, do kenë Enkelejdin se atë dua unë përfaqësues.

Koha e një qëndrimi të tillë të opozitës merr fund.

Duhet t’i japim fund, miqtë e mi.

Një opozitë që pranon të shtypet, e meriton shtypjen”, tha Berisha

Në vijim kreu demokrat informoi strukturat e partisë që drejton në Tiranë se qëndresa do të fillojë nga parlamenti.

“43 deputetët e PD nisin ditën e enjte, qëndresën e tyre në parlament.

Nuk ka më nënshtrime dhe poshtërime nga një horr, nga një kriminel, nga një njeri i cili nuk ka asnjë parim, nga një njeri që është i gatshëm të shesë dhe blejë gjithçka për pushtetin e tij.

Ndaj dhe ne do e nisim vetë betejën në parlament për të mos e ndalur më gjer në rivendosjen e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve.

Nuk është betejë e lehtë, por është absolutisht e fitueshme”, tha Berisha.

Në fjalën e tij, kreu demokrat ka thumbuar edhe Enkelejd Alibeajn, bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, për të cilin tha se Rama e ka blerë me lecka.

“Pasi u caktua bashkëkryetari i opozitës, parlamenti me urdhër të Edi Ramës, votoi në vend të Oerd Bylykbashit, Enkelejd Alibeajn.

Pra sipas Edi Ramës ne do të kemi bashkëkryetar në komisionin të reformës zgjedhore, atë që do ai, të cilin e ka blerë me lecka dhe jo atë që propozojnë me firma 43 deputetë të opozitës.

Pra siç e shikoni, jemi në kushtet kur qeveria shkelmon dhe shpërfill votën e qindra mijërave qytetarëve që votuan kundër saj dhe nuk pranon të ketë një opozitë të vërtetë e cila ka një mbështetje dhe i përfaqëson ata në parlament.

Këto janë zhvillime absolutisht jo të paparashikueshme”, shtoi Berisha.

Sipas kreut demokrat, Tirana do të shndërrohet në epiqendrën e lëvizjes opozitare.

“Pa diskutim që dega e Tiranës, në të gjithë këtë përpjekje ka peshën më të madhe. Degët e Tiranës, qarku i Tiranës ka peshën absolute më të madhe në të gjithë përpjekjet tona dhe unë kam shumë besim te drejtuesit e degës së PD, tek anëtarësia dhe mbështetësit tanë se do ta shndërrojnë Tiranën në epiqendrën e lëvizjes opozitare më të fuqishme.

Ndërkohë, ne do të punojmë për një bashkim sa më të gjerë të opozitës, për një front sa më të gjerë opozitar.

Mendoj se çdo njeri, çdo analist, çdo gazetar, çdo qytetar, sot pret nga ne.

Pret nga ne të ndërpresim këtë rreth të tmerrshëm vicioz ku krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Nuk mund të ecim më kështu”, tha Berisha.

Etiketa: AlibeajberishaprotestatRama

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
lajmi fundit

Aksident në tunelin e Kalimashit, ndërrojnë jetë dy persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com